Gazeta Shqiptare

Misteri, gjendet i vdekur me plumb në kokë shoferi i ministrit Xhafaj

Policia: U vetëvra me armën e shërbimit tip "MP5". Merren në pyetje kolegët e viktimës 31- vjeçari Shkëlzen Qordja ishte brenda në makinë, në garazhin e Gardës së Republikës

-

Një punonjës i Gardës së Republikës është gjetur i vdekur mëngjesin e djeshëm në garazhin e këtij institucio­ni. Bëhet fjalë për 31- vjeçarin Shkëlzen Qordja, shofer i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Nga kryerja e hetimeve paraprake ka rezultuar se i riu ka gjetur vdekjen nga plumba tejshpues në kokë. Kanë qenë kolegët e tij, që e kanë gjetur të pajetë brenda në makinë. Pas ngjarjes së rëndë ka reaguar zyrtarisht Garda e Republikës. Në njoftimin për media thuhet: "Sot ( dje) rreth orës 09: 30 të mëngjesit, në garnizonin e Gardës së Republikës është gjetur i pajetë brenda garazhit, të caktuar për mjetet e Ministrisë së Brendshme, gardisti me detyrë funksional­e shofer i ministrit të Brendshëm, shtetasi Sh. Q., 31 vjeç. Trupi i pajetë u konstatua nga punonjës të Gardës. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Tiranë është duke punuar për të qartësuar shkaqet e ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave". Disa orë pas ngjarjes ka reaguar dhe Policia e Shtetit, e cila bëri me dije se dyshohet që Shkëlzen Qordja është vetëvrarë. "Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri tani në vendin e ngjarjes, dyshohet se viktima është vetëvrarë me armën e shërbimit", thanë burimet policore. Gjithashtu, Policia e Shtetit deklaroi se 31vjeçari Shkëlzen Qordja ka nisur punë në Gardës e Republikës më 29.03.2017 dhe nuk ka qenë asnjëherë subjekt procedimi, pezullimi apo mase tjetër disiplinor­e. Ndërkaq, grupi hetimor është duke punuar për të qartësuar shkaqet e ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave. Mësohet se hetuesit e çështjes kanë sekuestrua­r kamerat e sigurisë së Gardës së Republikës, ndërsa janë marrë në pyetje edhe përgjegjës­it e turnit në këtë institucio­n. Kolegët e 31- vjeçarit janë shprehur se nuk e kanë parë të shqetësuar ditët e fundit. Por, pavarësish­t deklaratav­e zyrtare të Gardës së Republikës dhe të Policisë së Shtetit, ngjarja është e veshur me mister. Kjo për faktin se ende nuk dihet saktësisht se Nga veprimet e para hetimore rezulton se në mjetin e Gardës u gjet i pajetë, i ulur në sediljen e shoferit, punonjësi Shkëlzen Qordja. Makina ishte e parkuar në garazhin e caktuar për mjetet e Ministrisë së Brendshme, i cili u gjet i mbyllur nga brenda. Nga këqyrja rezultoi se në kokën e viktimës ka plagë tejshpuese të shkaktuar nga armë zjarri, me qitje me drejtim nga e djathta në të majtë. Mësohet se hetuesit e çështjes kanë sekuestrua­r kamerat e sigurisë së Gardës së Republikës, ndërsa janë marrë në pyetje edhe përgjegjës­it e turnit në këtë institucio­n.

kur hyri Qordja brenda ambienteve të Gardës, nëse ka qenë i vetëm, i shoqëruar, me makinë, apo në këmbë. Nuk dihet saktësisht se kur ka qëlluar veten dhe pse mbante armë automatike me vete. Po ashtu, nuk bëhet me dije nëse janë dëgjuar krisma, apo arma ka qenë me silenciato­r. Pritet që hetimet të hedhin dritë mbi këtë ngjarje që tronditi kryeqyteti­n. Pavarësish­t deklaratav­e zyrtare të Gardës së Republikës dhe të Policisë së Shtetit, ngjarja është e veshur me mister. Kjo për faktin se ende nuk dihet saktësisht se kur hyri Shkëlzen Qordja brenda ambienteve të Gardës, nëse ka qenë i vetëm, i shoqëruar, me makinë, apo në këmbë. Nuk dihet saktësisht se kur ka qëlluar veten dhe pse mbante armë automatike me vete. Po ashtu nuk bëhet me dije nëse janë dëgjuar krisma, apo arma ka qenë me silenciato­r. Pritet që hetimet të hedhin dritë mbi këtë ngjarje.

POLICIA

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Policia e Shtetit, SHÇBA në një deklaratë për mediat sqaruan se Shkëlzen Qordja dyshohet se është vetëvrarë. Në deklaratën për mediat thuhet se: "Policia e Shtetit është njoftuar nga Garda e Republikës rreth orës 09: 30 të mëngjesit se në garnizonin e Gardës është gjetur i pa- Burime zyrtare nga Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Tiranës dje bënë me dije se 31- vjeçari Shkëlzen Qordja ka nisur punë në Gardën e Republikës në datën 29.03.2017 dhe nuk ka qenë asnjëherë subjekt procedimi, pezullimi apo mase tjetër disiplinor­e. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Tiranë është duke punuar për të qartësuar shkaqet e ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave.

jetë gardisti me detyrë funksional­e shofer i ministrit të Brendshëm, Shkëlzen Qordja, 31 vjeç.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorit të Rrethit Gjyqësor Tiranë, me përbërje oficerë të Policisë Gjyqësore ekspertë mjeko- ligjorë, ekspertë të kriminalis­tikës dhe hetues të SHÇBA- së. Nga veprimet e para hetimore rezulton se në mjetin e Gardës u gjet i pajetë, i ulur në sediljen e shoferit, punonjësi Shkëlzen Qordja. Makina ishte e parkuar në garazhin e caktuar për mjetet e Ministrisë së Brendshme, i cili u gjet i mbyllur nga brenda. Nga këqyrja rezultoi se në kokën e viktimës ka plagë tejshpuese të shkaktuar nga armë zjarri, me qitje me drejtim nga e djathta në të majtë. Në vendngjarj­e u gjetën 3 gëzhoja të qitura nga arma automatike tip "MP5", e cila ishte në dorën e djathtë të viktimës, me levën e ndërrimit të llojit të zjarrit, në pozicionin "qitje breshëri". Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri tani në vendin e ngjarjes, dyshohet se viktima është vetëvrarë me armën e shërbimit. I ndjeri ka nisur punë në Gardën e Republikës në datën 29.03.2017 dhe nuk ka qenë asnjëherë subjekt procedimi, pezullimi apo mase tjetër disiplinor­e. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Tiranë është duke punuar për të qartësuar shkaqet e ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave.

 ??  ??
 ??  ?? 31- vjeçari Shkëlzen Qordja
31- vjeçari Shkëlzen Qordja
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania