Gazeta Shqiptare

Negociatat në 2019- ën, Kryemadhi: Rama dështoi, pakt kombëtar për ta larguar

Kryetarja e LSI- së i kërkon presidenti­t të mos dekretojë ligjin për godinën e teatrit "Meta të shlyejë gabimin që solli Ramën në krye"

-

Kryetarja e Lëvizjes So cialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e ka cilësuar shtyrjen e negociatav­e për në vitin 2019 një dështim të qeverisë Rama. Kryemadhi tha dje në një konferencë për shtyp se reforma në drejtësi e po ecën me ritme shumë të ngadalta, edhe pse është ndër rekomandim­et kryesore. "Shqipëria nuk e ka kaluar klasën dhe do duhet sërish të hapë provimet e saj, por këtë radhë me kushte shumë të vështira dhe me një bazë materiale shumë më të madhe dhe shumë më voluminoze. Shqipëria tashmë ka kushte madhore, që kërkojnë një punë voluminoze si lufta kundër krimit të organizuar, korrupsion­it, drogës dhe ecja me ritme sa më të shpejta për të zhvilluar pa pasur ndikim politik në procesin e vetingut. Sepse të mos harrojmë që vetëm në gjashtë muajt e fundit janë kryer vetëm 25 raste të vetingut, kur janë edhe 800 të tjera për t'u kryer. Pra, në rastin më të mirë, do të duhet që reforma në drejtësi të funksionoj­ë pas 16 vjetëve. Pra, i bie që një nga 5 kushtet kryesore që kanë qenë në lidhje me reformën në drejtësi e shtynë jashtëzako­nisht në kohë nëse ne do të ecim me këto ritme, siç kemi ecur dhe tashmë", deklaroi Kryemadhi. Në lidhje me ngritjen e institucio­neve të reja të drejtësisë, Kryemadhi tha se SPAK e Byroja e Hetimit janë kushte të rëndësishm­e të vëna nga BE, por që nga maxhoranca ka mungesë vullneti për t'i ngritur. Sipas Kryemadhit, aksioni opozitar do të vazhdojë për të larguar Edi Ramën, i cili është shkaktar i vetëm i moshapjes së negociatav­e për Shqipërinë. "Aksioni i opozitës është i vazhdueshë­m, pasi parlamenti nuk ndonjë vlerë, ne jemi thjesht të pranishëm aty. Unë theksoj se tashmë nuk është vetëm dëshira e klasës politike për të krijuar një mocion tjetër, e cila përballë qeverisë së drogës, është shumë e madhe. Djegia e mandateve nuk mendoj se është zgjidhje. Në SHBA ne kuptuam se ata kanë problemet e tyre, por një gjë e sigurt është se vëmendja e tyre për Ballkanin nuk do të ndalet asnjëherë. Nga ana tjetër, SHBA- të janë shumë të vëmendshme jo vetëm ndaj politikës, por edhe sigurisë në vend", u shpreh Kryemadhi. Sipas saj, "siguria në vend është e cenuar. Pakti kombëtar është pakt për të larguar Edi Ramën, pasi është shkaktar për moshapjen e negociatav­e". Në lidhje me debatin për ndërtimin e godinës së re të teatrit, Monika Kryemadhi i bëri apel presidenti­t që të mos e dekretojë ligjin. "Unë shpresoj që zoti Meta ka shansin për të shlyer gabimin që u solli shqiptarëv­e Edi Ramën në krye. Besoj që duhet të gjejë forca brenda vetes së tij ta rikthejë mbrapsht atë projektlig­j. Shpresoj të distancohe­t, por megjithatë kjo është një zgjidhje e atij dhe mund t'i bëni pyetje vetë zotit Meta", u shpreh Kryemadhi para gazetarëve. "Pro- jektligji i Z. Rama që ka sjellë për teatrin tregon që ëndrrat e tij në sirtar prej 20 vitesh vazhdojnë të jenë akoma, por ngelen përsëri ëndrra të grabitjes së pronës publike, ashtu siç ka bërë dhe kur ishte kryetar bashkie. Kërkon përsëri të grabitë një pronë, të cilën në qoftë se e mbani mend dikur e quante pronë që mbante dhe publikonte të brendsh- Kryetarja e LSI- së ka shprehur habi për largimin e deputetit Robert Bitri nga grupi i LSI- së. Por ajo tha dje: "Do të jetë ai që do të përballet me votuesit e LSI në Fier, nuk do të përballemi ne. Por mendoj që të realizojë qëllimet e tij financiare dhe ekonomike, nëse e ka bërë këtë gjë". met e Violeta Manushit. Sot është kthyer në një godinë me radioaktiv­itet për shqiptarët. Është gjithmonë qesharak për hir të së vërtetës dhe tregon dhe nivelin e lartë dhe amatoresk të tij. Por ajo që dua të them është që ky projektlig­j nuk do të ketë shanse për të kaluar, pavarësish­t se numrin e votave ai e ka", tha kryetarja e LSI- së.

 ??  ?? Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi
 ??  ?? Gjatë një seance parlamenta­re
Gjatë një seance parlamenta­re

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania