Gazeta Shqiptare

Vokshi: Do të ngrihen 6 kulla. Balla: Eja provoje në gjykatë

Godina e teatrit, përplasen sërish maxhoranca e opozita

-

PD

dhe PS u përplasën sërish dje për godinën e Teatrit të ri Kombëtar. Në një deklaratë për mediat, deputetja e Partisë Demokratik­e, Albana Vokshi ka publikuar akuzat e tyre për skemën e grabitjes së territorit të Teatrit Kombëtar. Sipas Vokshit, Rama dhe Veliaj po e përdorin teatrin për të pastruar paratë e krimit dhe të drogës. Akuzat e Vokshit thonë se është mbajtur e fshehtë ndërtimi i kullave në qendrën historike të kryeqyteti­t. "Edi Rama dhe Erion Veliaj e kanë mbajtur të fshehtë deri më sot projektin e kompanisë së tyre private, që do të shkatërroj­ë Teatrin Kombëtar dhe do të ndërtojë 6 kulla në qendrën historike të kryeqyteti­t. Kryeminist­ri dhe kryebashki­aku gënjejnë publikisht, kur thonë se territori i teatrit nuk do të preket asnjë centimetër", tha Vokshi, sipas të cilës në territorin e teatrit do të ngrihen 3 kulla. Pas kësaj deklarate të Vokshit, reagoi kreu i grupit parlamenta­r të PS- së, Taulant Balla. Balla tha se ashtu si Basha, edhe Vokshi do të paditet në gjykatë për shpifje. "Duke qenë se sot Lulzim Basha zgjodhi ta hedhë baltën e shpifjeve përmes deputetes Albana Vokshi, meqë në fundjavë ai zakonisht viziton Holandën, nuk mbetet gjë tjetër përveçse ta bashkojmë deputeten me kryetarin e saj në rrugën drejt gjykatës me një padi të radhës. Zonja Vokshi, ashtu si Lulzim Basha, do të jetë e ftuar të provojë në gjyq se shpifjet e saj nuk janë të pabazuara. Kjo çmenduri balte e përshkallë­zuar pasi Shqipëria mori datën për çeljen e negociatav­e, ka zhvlerësua­r çdo mjet tjetër reagimi ndaj këtyre esadistëve të rinj të Shqipërisë", u shpreh Balla.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania