Gazeta Shqiptare

Negociatat, Ruçi: Deri në qershor 2019 jemi në testim, si qeveria, edhe opozita

Vendimi i BE, kryetari i Kuvendit falënderon paraardhës­it nga Arbnori te Meta "Do të plotësojmë paketën e 27 ligjeve të reformës në drejtësi"

- Darina Tanushi

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi për shëndeti dje vendimin e vendeve të Bashkimit Evropain për hapjen e negociatav­e me Shqipërinë në qershor 2019, por nga ana tjetër shtoi se kjo nuk është festë për qeverinë. "Në testim është si qeveria, ashtu edhe opozita. Prandaj ne duhet të sillemi si palë e denjë negociator­e. Vendimi për hapjen e negociatav­e në qershor të vitit 2019 është një arritje dhe meritë e të gjithëve", tha dje, Ruçi në një bashkëbise­dim me gazetarët në kryesinë e Kuvendit. Sipas Ruçit, Këshilli e mori këtë vendim sepse disa vende anëtare si Gjermania kanë detyrimin ligjor të marrin edhe opinionin e parlamente­ve kombëtare për çështjen e zgjerimit dhe hapjen e negociatav­e, ndërkohë që një procedurë e tillë është ndjekur edhe për Malin e Zi e Serbinë. "Lexuar në mënyrë realiste dhe neutrale, vendimi për të hapur negociatat në qershor të vitit 2019 është një arritje për Shqipërinë. Të kesh një datë konkrete për hapjen e negociatav­e dhe të fillosh procesin përgatitor për hapjen e tyre, është arritja më e rëndësishm­e në rrugën tonë drejt Europës. Kur të gjitha emocionet do të fashiten, kur të gjitha akuzat në emër të luftës politike do të ftohen, kur do të çlirohemi nga dallditë tona, ajo që do të mbetet është data e negociatav­e, që shkëlqen në kalendarin europian, qershori 2019. Tashmë nuk kemi thjesht një ambicie e proces, por një kalendar të detajuar të bashkëpuni­mit me Bashkimin Europian dhe hapave të ndërmjetëm deri në qershor 2019", u shpreh Ruçi. "Negociatat janë të garantuara kur ne shqiptarët sillemi si palë e denjë negociator­e. Deri në qershor 2019 jemi në testim të gjithë, si qeveria, edhe opozita. Nuk do të dëshiroja që në këtë ditë të shënuar, që do të mbetet në kujtesën kolektive të shqiptarëv­e të kritikoja opozitën e vendit tim", tha kreu i Kuvendit, ndërkohë që falënderoi kryetarët e parlamenti­t ndër vite, që nga Kastriot Islami, Pjetër Arbnori, Skënder Gjinushi, Namik Dokle, Servet Pëllumbi, Jozefina Topalli dhe Ilir Meta. "Ky vendim nuk është suksesi vetëm i qeverisë, as i shumicës qeverisëse. Kjo arritje është meritë e të gjitha qeverive dhe opozitave, partive politike, udhëheqësv­e të tyre, grupeve parlamenta­re dhe të gjithë deputetëve që kanë kontribuar në realizimin e aspiratës europiane të Shqipërisë gjatë tri dekadave të fundit", tha Ruçi. Kreu i Kuvendit tha se "deri në qershor 2019 Kuvendi do të ndërmarrë një ofensivë të diplomacis­ë parlamenta­re me vendet anëtare për të bërë të munduar që arritjet e Shqipërisë të njihen me realizëm e në detaje". Ndërsa puna e tij do të përqendroh­et në realizimin me sukses të objektivav­e të fazës së tretë të procesit të reformës në drejtësi, miratimi i 8 projektlig­jeve, pjesë e paketës së 27 projektlig­jeve të reformës në drejtësi si dhe 3 projektlig­jeve të tjera që janë tërhequr nga deputetët propozues. Me miratimin e tyre do të përmbyllet paketa e plotë e 27 projektlig­jeve të reformës në drejtësi. Një tjetër sfidë e Kuvendit është reforma zgjedhore si dhe plotësimi i vakancave në strukturat e reja të sistemit të drejtësisë. Ruçi theksoi edhe forcimin e dialogut politik me opozitën si një nga sfidat e Kuvendit.

Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve, Ruçi bëri të qartë se, "lupa në përpjekjet tona integruese nuk ka për të na u ndarë deri në momentin e fundit, si ne, por edhe të gjitha vendeve që aspirojnë aderimin në BE. Në raportin e Komisionit Evropian, apo në konkluzion­et e BE- së së ditëve të fundit, sigurisht që nuk ka kushte, por ne duhet të jemi të qartë që edhe kur të hapen negociatat, në qoftë se unë përmenda një shifër në rastin e Kroacisë, 684 ligje, të gjitha ato përbëjnë kushte, të cilat ne që aspirojmë për t'u integruar në BE, duhet të njësojmë legjislaci­onin dhe ky legjislaci­on të jetë i implementu­eshëm dhe i zbatueshëm në vendet aspirante. Kështu që, unë jam i përgatitur, që kjo lupë e BE- së do të jetë akoma më e fuqishme".

 ??  ?? Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania