Gazeta Shqiptare

Rama: Mbështetje për agroturizm­in dhe bujtinat, emigrantët të investojnë

Kryeminist­ri, në Voskopojë për projektin e "100 fshatrave"

-

Kryeminist­ri

Rama ishte dje në Voskopojë për të folur me ekspertë të fushës për të zhvilluar projektin e 100 fshatrave turistikë. Një grup pune i përbërë prej arkitektës­h dhe pedagogë të Universite­tit të Bujqësisë do të punojnë për projektin, me qëllim zhvillimin e potenciale­ve ekonomike dhe turistike të fshatrave. Kryeminist­ri Edi Rama u drejtoi një thirrje emigrantëv­e, që të ardhurat e 20 viteve punë t'i investojnë në shtëpitë e prindërve apo gjyshërve të tyre, në kuadër të projektit "100 fshatrat" që përfshin "Rilindja Rurale". "Është e padiskutue­shme që këto investime do të mund të kthejnë mbrapsht fitim shumë më tepër sesa çfarë mund të fitohet sot në Greqi apo Itali", deklaroi kreu i qeverisë. Kryeminist­ri veçoi Voskopojën me histori qytetërimi dhe shenjtësh, sot një fshat i bukur turistik, edhe pse ende vështirësi­sht i arritshëm, siç tha Rama: "Një fshat që është quajtur ' Sikstina e Lindjes' me 7 kisha të mrekullues­hme dhe me kurorën e Shën Prodhonit, kur nuk ka javë që të mos vijnë turistë të huaj. Produktet e 100 fshatrave do të promovohen në një rrjet dyqanesh ' Made in Albania'. Dhe në këtë kuadër, Voskopoja ka të paktën tri produkte që i çon në këtë vitrinë nga tryeza e saj, mishin, bulmetin dhe petkat", tha Rama. Kryeminist­ri ritheksoi edhe një herë thirrjen për aplikime nga ata që duan t'i kthejnë shtëpitë e tyre në bujtina apo kush do të ndërtojë hotele në këto zona. Qeveria parashikon që të ngrihet vala e parë e një zhvillimi të strukturua­r rural.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania