Gazeta Shqiptare

Nishani: Shqiptarët të mblidhen e të çlirojnë rrugën drejt Evropës

Ish- presidenti: Vendet e BE refuzuan për të dytën herë negociatat me Shqipërinë "Gënjeshtra, puna përgatitor­e nisi që në 1 prill 2009"

-

Ish- Presidenti i Repub likës, Bujar Nishani de klaroi dje se fakti që nuk u hapën negociatat me Bashkimin Evropian tregon se BE ka vlerësim negativ për qeverinë shqiptare. Përmes një postimi në rrjetin social, "Facebook", Nishani u shpreh se vendet anëtare të BE refuzuan për të dytën herë propozimin e komisionit për hapjen e negociatav­e ( bisedimeve) për anëtarësim në BE të Shqipërisë. "Ashtu siç bënë ekzaktësis­ht në 2016 kur përshëndet­ën arritjet e Shqipërisë ( korrektësi diplomatik­e e politike), deklaruan mot- à- mot dhe tashmë se pa luftuar krimin e organizuar, korrupsion­in, vendosur shtetin ligjor, zgjedhje të lira e të ndershme, nuk hapim negociatat. Qeveria dhe shërbyesit e saj të paguar u turrën të gënjejnë pa turp si në çdo skandal të këtyre pesë viteve", u shpreh ish- presidenti. "Do të ishte krejt pa vlerë dhe irracional­e që opozita dhe shqiptarët e ndershëm të merreshin dhe harxhonin energji dhe kohë për të përgënjesh­truar gënjeshtar­ët! Gënjeshtar­i nuk përgënjesh­trohet, por veç diskretito­het. Tashmë ndër ne, gënjeshtar­ët nuk e hanë më turpin me bukë, por e gëlltisin me hare e çakërrqejf duke pirë kupa me verë të shtrenjtë", vijoi Nishani. Realiteti, sipas tij, është fare i thjeshtë: "Evropa i dha ca "Këshilli rikujton që vendimi për të hapur negociatat me Shqipërinë do të jetë subjekt i përfundimi­t të procedurav­e parlamenta­re dhe miratimit nga Këshilli Evropian dhe do të pasohet pas kësaj nga konferenca e parë ndërqeveri­tare deri në fund të vitit 2019, në varësi të progresit të bërë", theksoi këshilli më datë 26 qershor.

detyra shtesë Shqipërisë për t'i bërë deri në vitin e ardhshëm, kur do të shqyrtojë edhe njëherë propozimin e Komisionit, nëse këto detyra janë përmbushur apo jo nga Shqipëria. Zor shumë do të jetë të përmbushen këto detyra, sepse është pikërisht ajo që ka përgjegjës­inë kryesore, qeveria që e pengon Shqipërinë t'i përmbushë këto detyra". Sipas Nishanit, ky vendim i BE- së ka në fakt dy lajme, një të keq dhe një të mirë. "Lajmi i keq është shtyrja e shqyrtimit të vendimit nëse Shqipëria do hapë negociatat pas 2019- ës. Lajmi i

mirë është që Këshilli Evropian, lidershipi i Evropës doli në krah të qytetarëve, të popullit shqiptar dhe jo qeverisë së Tiranës", sqaroi Nishani. Ai tha më tej se "fakti që nuk u hapën është tregues i vlerësimit negativ për realitetin, standardet dmth., menaxhimin e keq të punëve, pra të qeverisë. Por, shqiptarëv­e iu konfirmuan se e ardhmja e tyre është pa diskutim në Evropë, ashtu siç dhe i pranuan vite më parë të udhëtonin pa viza në çdo cep të saj. Me gënjeshtar­ët nuk duhet të lodhemi për t'i përgënjesh­truar tek spekulojnë deri në perversite­t kur thonë se u vendos të nisim ' punën përgatitor­e'! Puna përgatitor­e ka nisur që me miratimin e Marrvëshje­s së Stabilizim Asocimit, qysh më 1 prill 2009, o mashtrues, boll u tallët me shqiptarët", sqaroi ish- presidenti. Sipas tij, negociatat nuk u bllokuan nga vendet skeptike, por nga zullumet e modeli i një pushteti të korruptuar dhe inkriminua­r në Shqipëri. "Nuk janë skeptikët evropianë, por familjet mafioze që nuk preken dot nga kjo qeveri. Ndaj kësaj qeverie i është vënë kushti që t'i godasë ato. Ajo nuk e bën dot! Janë grupet e organizuar­a kriminale që blejnë vota për qeverinë dhe qeveria që u dorëzon më pas atyre Policinë e Shtetit dhe paratë e buxhetit. Ndaj, kësaj qeverie i është vënë kushti i ri t'i demontojë ato. Ajo nuk e bën dot", u shpreh më tej ish- presidenti. Sipas Nishanit, kjo qeveri "është me shpatulla për muri për të dënuar korrupsion­in qeveritar dhe atë të oligarkëve të saj. Jo, nuk e bën dot!". Sipas ish- presidenti­t, "shqiptarët duhet të mblidhen e të vendosin se si ta çlirojnë rrugën e tyre drejt Evropës që zullumqarë­t ia janë bllokuar. Unë besoj se shqiptarët e ndershëm do të mblidhen pareshtur sallave e kuvendeve në çdo qytet e komunë të vendit për t'i diskretitu­ar gënjeshtar­ët dhe për të vendosur se si të bëjnë realitet vullnetin dhe qëllimin e tyre, ' E duam Shqipërinë në Evropë'!".

 ??  ?? Ish- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani
Ish- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania