Gazeta Shqiptare

ISSH: Si të merrni pension pleqërie kur s'keni punuar

Kontribute­t vullnetare, sa përfitoni nëse parapaguan­i për vitin korrent Pagesa për vitin 2018, përfitoni zbritje 6 për qind mbi shumën

- Ornela Manjani

do qytetar apo emi grant që dëshiron të derdhë kontribut vullnetar në Shqipëri për të marrë pension pleqërie mund të përfitojë zbritje nëse parapaguan për vitin korrent. Kështu, nëse qytetarët duan të blejnë vitet e punës për periudha kur nuk kanë qenë në punë, pagesa është standard në 5184 lekë. Por nëse parapaguaj­në në fillim të periudhave për vitin 2018, pagesa ka zbritje të ndjeshme. Kështu, nëse parapaguhe­t i gjithë viti, zbritja është 6 për qind mbi shumën. Nëse parapaguhe­n 6 muaj, zbritja është 3 për qind mbi shumën totale dhe nëse parapaguhe­n 3 muaj, qytetarët përfitojnë 1.5 për qind zbritje. Për të përfituar pension pleqërie, qytetarët duhet të sigurojnë minimalish­t 15 vite pune dhe në këtë rast përfitojnë pension të pjesshëm. Ndërsa me 36 vite e 4 muaj sigurim përfitojnë pension të plotë pleqërie. Me reformën e re në pensione sa më shumë kontribute të derdhësh, aq më i lartë është edhe përfitimi. Çdo qytetar ka të drejtë të përfshihet në skemë dhe të derdhë kontribute­t për vitet e kaluara edhe pa qenë të siguruar më parë.

PËRFITUESI­T

Shtetasit shqiptarë që kanë mbushur moshën 18 vjeç dhe që nuk u ka lindur e drejta për ndonjë përfitim nga skema e sistemit të detyruar. Shtetasit shqiptarë meshkuj për periudhën e studimeve universita­re, pasi periudha e studimeve pasunivers­itare është me pagesë. Shtetasit shqiptarë që kanë periudha të pambuluara nga sistemi i sigurimit të detyrueshë­m dhe dëshirojnë t'i plotësojnë ato nëpërmjet sigurimit vullnetar. Personat që kanë lënë shtetësinë shqiptare mund të bëjnë sigurim vullnetar për mbulimin e periudhave të kaluara nga data 01.01.1994 deri në datën që kanë lënë shtetësinë. Sa është masa e kontributi­t për sigurim vullnetar për periudhat e kaluara? 1. Masa e kontributi­t që duhet të paguhet për sigurim vullnetar nga personi i interesuar për mbulimin e periudhave të kaluara përcaktohe­t nga koha kur bëhet pagesa ( aplikohet masa që është në fuqi

në momentin e kryerjes së pagesës, masë e cila miratohet me VKM, për degën e pensioneve). 2. Pagesa aktuale për të mbuluar periudha të kaluara bëhet vetëm në kuotën minimale

dhe është 5 184 lekë për një muaj sigurim vullnetar. Kjo kuotë i korrespond­on pagës minimale mujore: 24 000 x 21.6%. Në këto pagesa nuk aplikohen zbritje. Përfitimet nga sigurimi vulln-

etar për periudhat e kaluara: - Vjetërsi pune, e cila influencon në plotësimin e kushteve për të përfituar një pension. - Pension pleqërie, invalidite­ti dhe familjar, në nivel minimal.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania