Gazeta Shqiptare

Të pashlyera, vendimet e gjykatave për pronat dhe largimet nga puna

-

Rreth

867.4 milionë lekë është vlera e detyrimeve të prapambetu­ra të krijuara nga institucio­net shtetërore në 3- mujorin e parë të vitit. Të dhënat raportohen nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave, sipas deklarimev­e të ministrive, ndërkohë që së bashku me detyrimet e akumuluara nga janari i vitit 2016, shuma totale arrin në 4.18 miliardë lekë. Vendimet gjyqësore për largime nga puna, vendimet e gjykatës së Hagës në favor të ish- pronarëve, por edhe shlyerja e detyrimeve ndaj biznesit janë zërat kryesorë ku janë përqendrua­r borxhet e krijuara rishtazi. Referuar të dhënave për 3- mujorin, detyrimet më të mëdha të pashlyera i takojnë Ministrisë së Infrastruk­turës dhe Energjisë, e cila kryeson listën me 535.2 milionë lekë, ku shifra më e madhe i takon mirëmbajtj­es rrugore. Për këtë dikaster, një vend të rëndësishë­m në krijimin e borxhit zënë vendimet gjyqësore, me rreth 195 milionë lekë. Shifra të larta në këtë drejtim të vendimeve gjyqësore për largim nga puna raporton Ministria e Brendshme dhe ajo e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, me respektivi­sht 372.9 dhe 33.2 milionë lekë. Fatura e pashlyer për vendimet e ish- pronarëve shkon në 76.6 milionë lekë. Ndërkohë që në drejtim të rimbursimi­t të TVSH- së raportohet se nuk ka detyrime të krijuara rishtazi, ndërkohë që prej 2016- ës, shuma e pashlyer shkon në 195.3 milionë lekë. Në mars të këtij viti, Fondi Monetar Ndërkombët­ar bëri thirrje për konsolidim të financave publike, duke kërkuar edhe shlyerjen e detyrimeve të prapambetu­ra.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania