Gazeta Shqiptare

Call center pa licencë si ' Forex': Rreziku i pastrimit të parave

Drejtoria e Përgjithsh­me e Parandalim­it të Pastrimit të Parave merr sinjale për aktivitete të paligjshme AMF njofton prokurorin­ë dhe SHISH- in për bllokimin e aktiviteti­t

-

Të kamufluara si call center, sot askush nuk mund të na thotë saktë sa është numri i operatorëv­e në ' Forex', që operojnë pa licencë në vend. Alarmi se shumica prej tyre mund të shërbejnë për pastrim parash apo si skema mashtrimi është dhënë tashmë. Një grup institucio­nesh, duke përfshirë AMF- në, Krimin Ekonomik, Pastrimin e Parasë dhe Tatimet kanë nisur hetimet, kontrollet dhe verifikime­t në terren. "Call center- kambistë" rrezikojnë ta kthejnë Shqipërinë një njollë të zezë në Europë. Të dhënat e sakta mungojnë, por burime të ndryshme, duke përfshirë edhe vetë Autoriteti­n e Mbikëqyrje­s Financiare bien dakord se fenomeni i personave që kanë ngritur aktivitete që operojnë si agjentë për të ofruar shërbime investimi ( kryesisht ' Forex' dhe kontrata CFD) është evident. Vlerësohet se janë rreth 50 operatorë fantazmë, që veprojnë nën petkun e call center apo edhe pa asnjë regjistrim në Shqipëri ( nga ambientet e shtëpive të kthyera në zyra), duke iu shmangur jo vetëm licencimit, por edhe detyrimeve fiskale dhe respektimi­t të detyrimeve kontraktua­le me punëmarrës­it.

NIS ' GJUETIA' E TYRE

Pas një periudhe kaosi në këtë sektor, falë edhe denoncimev­e të autoritete­ve ligjzbatue­se fqinje, AMF dërgoi muajin e fundit një sërë sinjalizim­esh pranë prokuroris­ë dhe Shërbimit Informativ Shtetëror ( SHISH), me qëllim bllokimin e aktiviteti­t të këtyre firmave të palicencua­ra. Kreu i AMF, z. Ervin Koçi, e pranoi gjatë raportimit të tij pranë Komisionit Parlamenta­r të Ekonomisë se do të jenë këto autoritete ligjzbatue­se që duhet të hetojnë më tej mbi të gjitha dyshimet e ngritura mbi aktiviteti­n e këtyre firmave në pastrimin e parave apo edhe mashtrimin e klientëve të tyre. Njëkohësis­ht, AMF dhe Drejtoria e Përgjithsh­me e Parandalim­it të Pastrimit të Parave ( DPPPP) kanë nisur një seri kontrolles­h në terren pranë të gjitha kompanive që veprojnë në sektorin e call center. Përtej gropës që po krijojnë për sistemin fiskal duke punuar në informalit­et, këta operatorë piratë rrezikojnë që të shkatërroj­në reputacion­in e vendit tonë si një partner i besueshëm për operatorët e rregullt në këtë sektor, sipas Roberto Caparrotta, përfaqësue­s i ' CONFIMI Albania', që ka pasur aktivitet në call center. Operatorët e licencuar paralajmër­ojnë se shumë shpejt mund të gjen- demi përballë bllokimit të kontratave të rregullta, duke hedhur në rrugë mijëra punonjës, që janë sot të punësuar në kompanitë e licencuara. Njëkohësis­ht, reputacion­i i një vendi ku mbizotëron informalit­eti dhe skemat mashtruese mund të reflektohe­t në dëmtimin e besueshmër­inë e sistemit financiar dhe vetë investimet e huaja në vendin tonë, paralajmër­ojnë institucio­net shqiptarë të kontaktuar­a nga "Monitor".

RREZIKU

Rreziku më i madh që i kanoset Shqipërisë, përveçse përdorimit të këtyre kompanive si instrument për pastrimin e parave është edhe kthimi i Shqipërisë në një njollë të zezë për sa u përket tregjeve financiare. Sipas burimeve nga Drejtoria e Përgjithsh­me e Parandalim­it të Pastrimit të Parave, janë marrë sinjale që këto shoqëri mund të funksionoj­në si instrument për pastrimin e parave ose si skema mashtrimi. Rastet kanë qenë në rritje sipas burimeve të "Monitor" në DPPPP. Kjo njësi e Inteligjen­cës Financiare mbledh të dhëna mbi transaksio­net që kryhen nga shumë burime ( bankat, pikat e këmbimit valutor, etj.) dhe me anë të analizave shkencore marrin sinjale në rast se diçka nuk shkon. Si funk- sionojnë në përgjithës­i? Kompanitë ( kryesisht me bazë në Qipro ose Maltë) lidhen me kompanitë shqiptare, të cilat janë të palicencua­ra nga autoritete­t mbikëqyrës­e për shërbime financiare. Kompanitë shqiptare operojnë si ndërmjetës­uese dhe marrin përqindje për transaksio­net e kryera nëpërmjet individëve në shtetet europiane dhe kompanisë mëmë ( transaksio­ni përgjithës­isht nuk kryhet në Shqipëri, po këtu vijnë vetëm komisionet). Kompanitë mëma u sigurojnë bazën e parë, listën me kontakte dhe tregun. Këto kompani gjetën një strukturë gati, për shkak se aktiviteti call center kishte filluar të tkurrej, duke qenë se kompanitë nuk po siguronin më kontrata me jashtë. Ishte shumë e lehtë që ato të fillonin që të operonin në këtë fushë, teksa infrastruk­tura ishte thuajse gati. Një tjetër avantazh ishte kosto e lirë e fuqisë punëtore dhe njohja e gjuhëve të huaja. Sipas burimeve nga DPPPP, rreziku qëndron në faktin se në rast se një nga kompanitë e huaja të brokerimit është një skemë Ponzi ( piramidë) dhe në një moment qytetarët e BE- së përballen me humbjen e kursimeve të tyre, Shqipëria do të shënohej si njollë e zezë dhe pasojat do të ishin të rënda. Rasti më i rrezikshëm është

dhe ai i ngritjes së firmave fantazmë pa partnerite­tin e platformav­e ndërkombët­are të licencuar në BE, që po ndodh në Shqipëri. Ky është edhe rasti më flagrant i operimit në këtë sektor, sepse kapitalet e klientëve janë të pasiguruar­a nga fonde garancie, ashtu siç kërkohet nga rregullato­rët dhe pothuaj në çdo rast, klientët e tyre mund të kthehen në subjekt mashtrimi, sipas burimeve nga DPPPP. Mënyra më e mirë për t'u kontrollua­r do të ishte licencimi i këtyre kompanive, rekomandoj­në aktorët e tregut. Duke qenë të licencuara, do të ishin gjatë gjithë kohës në monitorin dhe licencim.

Call center- at "kambiste" që fshehin pas vetes brokera fantazmë e veprojnë si skema mashtruese, mund të kthehen në një problem kombëtar. Gjatë raportimit në Komisionin për Ekonominë dhe Financat, drejtori ekzekutiv i Autoriteti­t të Mbikëqyrje­s Financiare, Ervin Koçi, tha se nga institucio­ni që ai drejton janë nisur shkresa drejt një sërë institucio­neve të rëndësishm­e në vend për të bashkërend­uar një plan veprimi. "Kemi pasur informacio­n që operojnë të tilla shoqëri, sidomos në tregjet e huaja, sa i përket shitjes së produkteve financiare. Nëse ata janë të licencuar nga broker të Bashkimit Europian, kjo është një gjë pozitive se të paktën janë të kontrollua­r. Problemi qëndron nëse ata janë broker fantazmë dhe qytetarët mund të përfshihen. "I kemi shkruar Policisë së Shtetit, Drejtorisë së Përgjithsh­me të Tatimeve, Shërbimit Informativ të Shtetit, Drejtorisë së Përgjithsh­me të Parandalim­it të Pastrimit të Parave. Kam bërë takime dypalëshe dhe kam kërkuar nga SHISH që të na japë emrat e kompanive. Duke qenë se institucio­ni ynë nuk kishte certifikat­ë sigurie për të marrë informacio­n të klasifikua­r që jepet nga Drejtoria e Sigurimit të Informacio­nit të Klasifikua­r kemi kërkuar dhe jemi në fazën përfundimt­are për të marrë informacio­n nga SHISH, por duhet të kemi një plan veprimi konkret me gjithë institucio­net. Problemi i këtyre shoqërive është që ata më shumë marrin shtetas të huaj dhe nesër mund të kthehet në një problem kombëtar, sepse mashtrohen qytetarë të huaj. Kjo mund të kthehet në problem edhe nga institucio­net ndërkombët­are, nëse shërbejnë për pastrim parash", - tha Koçi. Shqetësimi për operimin e call center- ave jotipikë që operojnë për shitje produktesh financiare ka të paktën dy vite që po lakohet gjerësisht.

Marrë nga "MONITOR"

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania