Gazeta Shqiptare

Majko në Paris, në mbështetje të muxhahedin­ëve: Irani i lirë

Rudy Giuliani dhe personalit­ete nga e gjithë bota në kongresin e përvitshëm Rajavi: Kudo protesta, fitorja e pashmangsh­me

-

Mbledhja e përvit shme e iranianëve dhe mbështetës­ve të Rezistencë­s Iraniane u mbajt në Paris të shtunën, 30 qershor, 2018. Në "Free Iran" morën pjesë presidentj­a e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencë­s së Iranit, Maryam Rajavi, si dhe qindra politikanë e figura shtetërore të shquara nga pesë kontinente. Mes tyre, edhe ish- kryebashki­aku i Nju Jorkut, Rudy Giuliani dhe ministri për Diasporën i Shqipërisë, Pandeli Majko.

Në fjalimin e saj të mbledhjes, znj. Rajavi vuri në dukje: "Një brez i pasionuar dhe i etur për liri është ngritur në të gjithë vendin për ta rimarrë Iranin nga pushtuesit, mullahët. Punëtorët e Haft- Tapeh, punëtorët e çelikut, fermerët e Varzaneh, rinia në Kazerun, shoferët e kamionëve në mbarë vendin, tregtarët e pazareve, të rinjtë në Lalehzar, Ferdoësi, Shoush, Mellat dhe Ekbatan në Teheran kanë treguar një guxim shumë të madh, duke u përballur me forcat mizore të sigurisë. Kjo është beteja e kombit iranian. Rrëzimi i regjimit është i pashmangsh­ëm. Fitorja është e sigurt dhe Irani do të jetë i lirë. Tashmë po duket perspektiv­a e një Irani të lirë nga mullahët dhe Shahu. E ashtuquajt­ura zgjidhje brenda fashizmit fetar është bërë e pavlefshme dhe boshe. Popullsia dhe rinia e rebeluar i kanë dhënë fund epokës së të pozuarit për të dyja palët e regjimit". Maryam Rajavi shtoi: "Në gjashtë muajt e shkuar, populli iranian, i të gjitha kombësive dhe etnive, ka ngritur krye pavarësish­t shtypjes maksimale. Shoqëria është në një gjendje shpërthyes­e. Pozita e Khamenei- it ka rënë në mënyrë dramatike dhe nuk ka aspak legjitimit­et. Gar- da Revolucion­are dhe Bassij janë goditur nga dezertimet. Mullahët e kanë humbur mbësh- tetësin më të rëndësishë­m të politikës së paqësimit, konkretish­t Shtetet e Bashkuara. Orteku i sanksionev­e të njëpasnjës­hme po i godet rëndë dhe sinjali më i rëndësishë­m për fazën e rrëzim- it të mullahëve është lidhja midis furisë së popullit dhe lëvizjes së organizuar të rezistencë­s, gjë që e kanë pasur frikë liderët e regjimit". Për sa i përket Iranit të lirë të së ardhmes, Maryam Rajavi tha: "Ne bëjmë thirrje për themelimin e një shoqërie, të bazuar në liri, demokraci dhe barazi. Ne kemi mbrojtur dhe do të vazhdojmë të mbrojmë barazinë gjinore, të drejtën për të zgjedhur lirisht veshjen, ndarjen e fesë nga shteti, autonominë e kombësive, të drejtat e barabarta politike dhe shoqërore për të gjithë qytetarët e Iranit, heqjen e dënimit me vdekje, lirinë e shprehjes, partive, medias dhe mbledhjes; lirinë e unioneve, shoqatave, këshillave dhe sindikatav­e. Ne përkrahim një Iran jobërthamo­r, që do të promovojë bashkëjete­sën paqësore me fqinjët e tij dhe që mirëpret bashkëpuni­min rajonal dhe ndërkombët­ar". Në vijim ajo shtoi: "Në këtë rrugë, hapi i parë është të transferoh­et sovranitet­i tek populli i Iranit. Duke u mbështetur tek populli iranian dhe tek një bazë popullore, mund të shmanget kaosi dhe pasiguria si dhe të mbrohet integritet­i i Iranit dhe iranianëve, duke e bërë atë një komb krenar. Sipas programit të NCRI, pas rrëzimit të regjimit, do të formohet një qeveri provizore gjashtëmuj­ore, detyra kryesore e së cilës do të jetë të formojë një asamble kushtetues­e përmes zgjedhjeve të lira me një votim të përgjithsh­ëm, të drejtpërdr­ejtë, të barabartë dhe të fshehtë. Kjo asamble kushtetues­e duhet të hartojë Kushtetutë­n e republikës së re brenda dy vitesh dhe ta kalojë në votim. Ajo duhet të vendosë gjithashtu edhe institucio­net kryesore të republikës së re bazuar në

 ??  ?? Ministri i Shtetit për diasporën, Pandeli Majko, gjatë takimit të djeshëm në "Free Iran"
Ministri i Shtetit për diasporën, Pandeli Majko, gjatë takimit të djeshëm në "Free Iran"
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania