Gazeta Shqiptare

Dygolësh i Kavanit, Uruguai në çerekfinal­e

-

Uruguai- Portugali ishte një nga ato ndeshje ku të gjithë e kishin të vështirë ta anonin peshoren nga njëri ekip apo nga tjetri. Kjo sepse ishte hera e parë që dy përfaqësue­set përballesh­in në histori, si dhe të dy trajnerët kishin në dispozicio­n artileri të rëndë para, me Tabarezin që i besonte nga fillimi dyshes Kavani- Suarez, ndërsa Ramos një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave, Kristiano Ronaldon, që mbështetej nga një mesfushë më cilësore sesa ajo e Uruguait. Por, diferencën në këtë përballje e bëri mbrojtja. Portugalia e nis më mirë ndeshjen, por ata që shënojnë të parët janë uruguaianë­t. Suarez e Kavani kombinojnë bashkë me “el pistoleron”, që harkon në zonë për kokën e Kavanit, që në shtyllën e dytë nuk fal duke thyer Rui Patrision, ndërsa Suarez pak minuta më vonë provon nga goditja e dënimit, por është në lartësinë e duhur gardiani luzitan. Ronaldo përpiqet i vetëm të marrë përsipër Portugalin­ë, por do të ndalet me të gjitha mënyrat nga prapavija e vëmendshme e Uruguait. “Selestët” do të kenë dhe një tjetër rast shënimi në fund të pjesës së parë, por “El Matador” vetëm sa krijon iluzionin e golit. Në pjesën e dytë Portugalia është më ofensive dhe do të barazojë shpejt. Minuta e 55- të dhe pas një skeme nga këndorja, Pepe do të mposhtë Muslerën kur gjuan saktë me kokë në qendër të zonës. Duket se Portugalia ka në dorë të marrë kontrollin e ndeshjes, por ata që shënojnë janë sërish urguaianët dhe sërish me Kavanin. “El Matador” realizon një gol të shkëlqyer me të djathtën, duke e lënë të pashpresë Rui Patrision në hedhjen e tij. Fatkeqësis­ht ndeshja për Kavanin mbyllet pas këtij goli, pasi dëmtohet dhe zëvendësoh­et nga Stuani. Tashmë Portugalia nuk ka se çfarë të humbasë dhe hidhet e gjitha në sulm, por raste të pastra shënimi nuk do të krijojë, ndërsa nervat do të tradhtojnë portugezët, që do t’i administro­jnë keq minutat e fundit. Përfundimi­sht 2- 1, Uruguai që ka siguruar çerekfinal­et, Uruguai që ‘ asgjësoi’ Kristiano Ronaldon.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania