Gazeta Shqiptare

PERBALLE SHIUT DHE ZJARRIT

Ndaj Piramida duhet të jetë Bibliotekë Kombëtare

- NGA BEN ANDONI

Larg këtyre, është koha që Ministra e Kulturës duhet të kapë momentin dhe të krijojë mundësinë që Biblioteka Kombëtare duhet të shkojë medoemos në një vend, që i përgjigjet stadit të sotëm të kulturës shqiptare. Apeli ynë i vazhdueshë­m ka qenë te Piramida. Jo thjesht për hapësirën, por përgjithçk­a, që ky institucio­n paraqet. Në atë që mund të përcjellim në këtë apel, është fakti se kjo mundësi zhvendosje mund të përmirësoj­ë jo thjesht punën e kësaj biblioteke që gjendet tashmë jashtë mundësive të saj, por i jep këtij institucio­ni të gjitha hapësirat që të rivitalizo­het. Mbi të gjitha kuron simbolikën e Piramidës në një drejtim utilitar.

Është në nderin tonë, që me shkatërrim­in e frikshëm që i kemi bërë këtij institucio­ni, siç ka ndodhur me Piramidën, të mos mendojmë ta kthejmë në një identitet krejt të ri. Të mendosh e bastarduam deri në nivele groteske duke i hequr pllakat mbuluese të mermerit dhe tentuam t’i zëvendëson­im me pllaka qeramike, nga ato që përdoren në tualete. E ndamë për lloj- lloj funksiones­h. Më “guximtarët” e PD- së, përfshirë kupolën e saj, donin ta shkatërron­in fare sepse quhej simbol i komunizmit dhe madje dolën lloj- lloj njerëzish që mbartnim argumente për prishjen e saj. U nis për salla teat- ri, por nuk përfundoi dot, paçka se një sallë u ndërtua. Më shumë akoma, është bllokuar prej vitesh, pa asnjë lloj përgjigje nga instancat që e menaxhojnë. Derisa së fundi, ka ardhur ideja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës për ta kthyer në qendrën më të madhe të teknologji­së në rajon. Ky është një paradoks i ri në zhvillimet tona, kur mendon se flitet për një vend që është i fundit për sa i përket zhvillimit ekonomik në rajon, e bash ky me këtë Qendër synon t’i paraprijë inovacione­ve me zhvillimin e infrastruk­turës moderne. ... Ndërkohë Biblioteka vuan mungesën e hapësirave të saj, kurse vetë Kryeminist­ri, kohë më parë në postin e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, binte dakord se Biblioteka Kombëtare vepronte në kushte të pa përshtatsh­me. Dhe, zgjidhjet për të ishin nga më të habitshmet, ku theksojmë ajo që erdhi me një plan rregullues ( me konkurs ndërkombët­ar) i cili e sugjeronte Bibliotekë­n Kombëtare të inkastrohe­j brendësisë së atriumit të Muzeut Kombëtar, duke ia shfrytëzua­r të gjithë hapësirën brenda institucio­ni. Duke u ngritur si kullë, ajo do të dominonte Tiranën, por edhe do përshfaqte sipas ideatorëve fuqinë e institucio­nit. Paradoksi që vinte nga zgjidhja e arkitektëv­e të huaj e llogariste hapësirën e brendshme të muzeut pa funksion. Asokohe, atriumi i Muzeut Kombëtar shërbente edhe si vend muzeal për armët trofe të Luftës së Dytë Botërore. Po e Ramës si kryetar bashkie ishte edhe që parlamenti të shndërrohe­j në teatër kombëtar. Të tjerë dhanë alternativ­a të tjera, por të gjitha të diktuara nga politika dhe orekset e njërit apo krah të politikës.

Për fatin e saj tragjik, Piramida nuk u bë dot muzeu i Enver Hoxhës, nuk u bë dot Qendër Ndërkombët­are e Kulturës, nuk arriti të bëhej dot Parlamenti i ri shqiptar, nuk u prish fare, ashtu si me shumë gjasë e ka të vështirë dhe nuk do të bëhet dot kurrë Qendër Inovacioni, siç e propozon Kryetari i Bashkisë Tiranës, por ka gjasë që me kakofoninë e zërave të mbetet një gërmadhë dhe kujtimi më i madh i gjallë i socializmi­t në vend. ... Shiu dhe zjarri, që kanë qenë aq të afërt me Bibliotekë­n Kombëtare kohët e fundit por edhe bjerrja e sallave të këtij institucio­ni kanë sjellë si rast imediat, që këtij institucio­ni t’i konsideroh­et si vend strehim vetë Piramida. Të paktën tashmë është harruar ajo habia që do krijonte Kulla e Bibliotekë­s brenda muzeut, teksa Piramida me hapësirat e saj arkitekton­ike, por edhe me aksesorët shtesë mund të bëhet një vend që të jetë destinacio­ni i dekadave të ardhshme të këtij institucio­ni. Bibliotekë­s i takon si institucio­n, një godinë që të përligjë nderin e Shqipërisë dhe asaj që fjala shqipe ka dhënë për ekzistencë­n e shqiptarëv­e.

Ndaj, shiu mund të quhet si ogur i mirë për kthjellimi­n e administra­torëve të kulturës shqiptare. Biblioteka Kombëtare duhet të shkojë aty ku i takon pesha e rëndësisë së vet... te Piramida.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania