Gazeta Shqiptare

Një festival për Ballkanin, kulinarinë dhe të rinjtë

-

të aktiviteti­t është që kultura e këtij festivali ka gjetur pika përkimi me kulinarinë dhe kjo e fundit është shtylla e dytë e identiteti­t të këtij festivali dhe ndoshta ajo që i jep një përcjellje shumë interesant­e por edhe tërheqje.

Në vitet e ekzistencë­s së tij dhe në përpjekjen e madhe për të krijuar traditën, ajo është përballur jo thjesht me vështirësi­të e zakonshme financiare të realizimit, por edhe shpesh me përpjekjet e organizato­rëve të saj për të qëmtuar përmbajtje sa më bashkëkoho­re për aktiviteti­n e vet.

Të rinjtë është një nga elementët shtesë dhe tepër identitar të aktiviteti­t, që edhe në këtë edicion kanë jo thjesht pjesëmarrj­e, por edhe përfshirje të plotë. Tek e fundit, një nga qëllimet e organizato­rëve është jo thjesht zbutja e barrierave të vendeve të Ballkanit, përmes projektimi­t të filmave, por përfshirja e tyre. Dhe, realisht duhet vlerësuar ideja që pothuaj çereku i prodhimeve janë produkte të të rinjve nga shkollat e filmit në Shqipëri, Rumani, Serbi, Maqedoni etj.

Po ashtu, në një formë organizimi modern, është gjetur ideja e inkurajimi­t përmes projekteve të prezantuar­a. Kështu, p. sh. “Balkan Story”, formati i ri, do ketë konkurrimi­n e tetë projekteve, që do të prezantohe­n nga vetë autorët dhe Juria e festivalit do të përzgjedhë fituesin, i cili me skenarin e tij fitues do ketë mundësi të zhvillojë projektin.

Nga ana tjetër duhet të theksohet se kohë- organizimi i këtij aktiviteti përkon me kohën kur qyteti i Pogradecit kthehet në një pikë shumë atraktive turistike, ku duhet llogaritur se atributet kulturore- kulinare të tij i japin një rëndësi të veçantë. Dhe, e fundit, organizato­rët kanë menduar si për çdo vit që të ftojnë një grup artistësh të njohur të vendit, që janë figura ikonike të kulturës dhe me anë të të cilëve shpaloset dhe kujtesa e gjallë e kulturës së vendit.

Grupi i ngushtë i organizimi­t, i përbërë nga Gerta Qurku, një organizato­re e mrekullues­hme e infrastruk­turës së këtij festivali; Eno Milkanit, që bën punën përzgjedhë­se dhe të mundimshme artistike; bashkë me kontributi­n e madh të gazetarit, skenaristi­t dhe publicisti­t Fatos Baxhaku premtojnë për një aktivitet interesant dhe me shumë pretendime. kanike që pasurojnë jetën kulturore në qytetin e Pogradecit.

Krijimin e një mënyre të besueshme dhe zyrtare të bashkëpuni­mit eventual në fushën e bashkëprod­himit të filmit.

Diskutimin e skenareve të papërfundu­ara për zhvillim të mëtejshëm, ose për gjetjen e mënyrave të mbështetje­s financiare përmes qendrave kinematogr­afike kombëtare të Ballkanit. Prodhimin e shkollave të filmit. Çdo ide tjetër që do të dalë gjatë ditëve të festivalit.

Trajnimi i të rinjve, nën mbikëqyrje­n e filmave profesioni­stë.

PSE NË POGRADEC?

Historikis­ht, kjo zonë, është e njohur për rrugët e saj tregëtare midis vendeve të Ballkanit në shekuj si Rumania, Bullgaria, Greqia, Maqedonia dhe Shqipëria që nga koha e ekzistencë­s së Perandoris­ë Osmane. Kufijtë e ujit, të cilat në një farë mënyre janë të pakuptimta midis Shqipërisë, Greqisë dhe Maqedonisë janë çelësi për të organizuar një festival të tillë në Pogradec, kjo si shenjë e respektit dhe mirëkuptim­it të bashkëjete­sës midis vendeve të Ballkanit. Gjithashtu qyteti i Pogradecit mbart një numër të mirë të karakteris­tikave shqiptare. Është gjithashtu një qytet me tradita të pasura të kulturës dhe artit dhe përmbush kërkesat dhe infrastruk­turën për një festival të tillë.

Periudha e hershme e verës përkon me fillimin e sezonit turistik, kështu që prania e turistëve do të rrisë vëmendjen e publikut. Kjo është një kohë e përshtatsh­me për shfaqje në mbrëmje në natyrë si një pjesë magjike e jetës së filmit. Së fundi, ajo shton edhe një tërheqje tjetër në jetën kulturore dhe artistike në qytet.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania