Gazeta Shqiptare

Festivali Ballkanik i filmit dhe kulinarisë i afrohet dekadës

-

Nga

data 2 korrik deri më 7 ko rrik 2018, shoqata Art- ImPulse organizon në kinemanë e Pogradecit edicionin e VIII të Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë ( B3F), i vetmi aktivitet kulturor ndërballka­nik në Shqipëri. Marrin pjesë me krijimit e tyre qindra artistë nga të gjitha vendet e Ballkanit. Gjatë këtij edicioni do të projektohe­n 75 filma të gjinive: metrazh i gjatë, i shkurtër, filma eksperimen­talë, filma të animuar. Gati një e katërta e filmave janë krijime të rinjsh nga shkollat e filmit në Rumani, Serbi, Shqipëri, Maqedoni, etj.

Filmat e gjatë në konkurrim janë “Dita zë fill”, Genti Koçi, Shqipëri; “Martesa”, Blerta Zeqiri, Kosovë, “Sekrete nga e kaluara”, Rasit Gorgulu, Turqi; “Omnipresen­t” Djevelekov, Bullgari.

Në kuadrin e vitit jubilar në përkujtim të 550- vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastrioti- Skënderbeu­t do të projektohe­n filmi “Skënderbeu”, versioni i restauruar, dhe “Një kafe me Skënderbeu­n” nga Piro dhe Eno Milkani.

Për herë të parë këtë vit do të organizohe­t dhe “Balkan Story”. Tetë projekteve do të prezantohe­n nga vetë autorët dhe Juria e festi- valit do të përzgjedhë një fitues I cili do të fitojë 500 euro për zhvillim të mëtejshëm të skenarit. Këto para autori mund ti përdorë për përkthim të skenarit apo fazë përgatitor­e të filmit.

Në bashkëpuni­m me World Vision, programi “Reporter”, në kuadër të festivalit do të organizohe­t një shkollë verore filmi me pjesëmarrj­en të rinjve nga Shqipëria dhe Kosova. Ekspertë me përvojë do të trainojnë të rinjtë në lidhje me pasqyrimin e tematikave të mprehta sociale. Një çmim special është parashikua­r për punën më të mirë të të rinjve.

Çmimet e festivalit do të caktohen nga një juri ndërkombët­are, joballkani­ke, me pjesëmarrë­s të figurave të njohura të ekranit nga SHBA, Franca, Anglia, Italia, Austria, Spanja.

Të ftuar nderi të festivalit janë figura të njohura të kinemasë shqiptare: Margarita Xhepa, Tinka Kurti, Xhevdet Ferri, Ndriçim Xhepa, Ema Andrea, Reshat Arbana, Mirush Kabashi, Kujtim Çashku, Mevlan Shanaj etj.

President nderi i festivalit është i mirënjohur­i Viktor Zhusti.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania