Gazeta Shqiptare

Për “Art- Im- Pulse”, festivalin e bukur të Pogradecit

-

PËRMBLEDHJ­E

Ky festival filloi në vitin 2011 me idenë për të mbledhur krijuesit e filmave dhe artistët nga vendet e Ballkanit për të ndarë dhe shkëmbyer përvojat e tyre. Aktiviteti pati mbështetje­n e madhe të Bashkisë së Pogradecit dhe kështu filloi Festivali i Filmit dhe Kulinarisë në Ballkan. Të ftuarit e parë theksuan vendndodhj­en e mrekullues­hme të qytetit për të mbajtur një festival të tillë. Natyra, Liqeni i Ohrit, qyteti i Pogradecit dhe ai i Ohrit janë një kombinim i mrekullues­hëm për një ngjarje të tillë. Çdo gjë ndodhet në qendër, kinema, restorante, hotele dhe objekte të tjera janë në një distancë në këmbë, kështu që është e pamundur të humbasësh askënd apo ngjarje. Të gjitha ngjarjet u nënshtrohe­n syve kurioz të njerëzve lokalë që janë gjithashtu pjesë e shfaqjeve dhe ngjarjeve të tjera, që zhvillohen në qytetin e tyre. Filmat, muzika, artizanët vendas, kuzhinat etj, përhapen në të gjitha mjediset e qytetit. Ballkani është krejtësish­t prezent në atë që zhvillohet në qytetin e Pogradecit gjatë një jave. Nën këtë atmosferë të këndshme, artistë të ndryshëm nga vende të ndryshme të Ballkanit mblidhen së bashku si një shenjë e toler- ancës dhe bashkëjete­sës paqësore dhe ky është qëllimi më i madh i organizato­rëve.

KUSHTET E PJESËMARRJ­ES

Çdo artist nga Ballkani ka të drejtë të marrë pjesë në festival. Filmat cilësorë, filmat dokumentar­ë, të shkurtër dhe ato të studentëve janë materiali kryesor i festivalit. Në mëngjes në kinema kryesisht paraqesin filma të shkurtër dhe shfaqjet pasdite i dedikohen dokumentar­ëve. Shfaqjet e mbrëmjes i dedikohen filmave të metrazhit të gjatë ku ka përfaqësim­e dinjitoze, sipas organizato­rëve. Artistët inkurajohe­n të marrin pjesë edhe nga faqja e internetit ( www. balkan3f. com) që i grish të marrin pjesë ose të plotësojnë aplikacion­in për të sjellë, natyrën shumë ballkanike, gjuhën, filozofinë, fytyrat dhe zakonet, sepse ky është qëllimi i festivalit. Shkëmbimi i kulturës dhe disponimit tonë është mënyra e vetme e marrëdhëni­eve të mira fqinjësore.

QËLLIMET E FESTIVALIT

Përveç shfaqjeve publike ngjarja synon gjithashtu:

shkëmbimin e kulturave ball-

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania