Gazeta Shqiptare

Lidhja e Prizrenit kujtohet në Kostancë të Rumanisë

-

dhe me katër romane të botuara në gjuhën shqipe. Historiani i mirënjohur Liviu Lungu theksoi përpos të tjerash se: “Lëvizja kulturore e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, si vetëdije kulturore, si dhe Lidhja Shqiptare e Prizrenit, si vetëdije politike, janë ngjarjet më të rëndësishm­e në historinë e kombit shqiptar në gjysmën e dytë të shekullit XIX, të cilat përgatitën shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë.” Dr. Liviu Lungu theksoi se ishte zgjedhur pikërisht Konstanca për këtë veprimtari të rëndë- sishme, për shkak të kontributi­t të vyer të komuniteti­t shqiptar të Konstancës gjatë Rilindjes Kombëtare, para dhe pas shpalljes së Pavarësisë. Në qytetin e Konstancës u hap shkolla e parë në gjuhën shqipe, ku Asdreni ishte mësues i saj. Këtu u ngrit “Tipografia Albania”, në të cilën u botuan libra të rëndësishë­m të kulturës shqiptare, periodikë në shqip dhe tekste shkollore për nevojat e shkollave shqiptare.

Prof. Dr. Daniela Busa, e njohur si specialist­e e historisë moderne të vendeve të Evropës Juglindore, punonjëse shkencore pranë Institutit të Historisë “Nicolae Iorga”, mbajti kumtesën: “Shqipëria në një kontekst zonal dhe europian”. Stu- diuesja e mirënjohur iu referua kontekstit historik europian, në të cilin u themelua Lidhja e Prizrenit, duke e ndalur në vendimet e marra, në luftën për mbrojtjen e territorev­e shqiptare, deri tek shtypja e saj nga forcat otomane. Prof. Dr. Buse theksoi rëndësinë historike të Lidhjes së Prizrenit, e cila shënoi fazën pararendës­e të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë më 1912.

Marius Dobrescu, përkthyes i veprës së Kadaresë në rumanisht, shkrimtar dhe gazetar, bëri një paraqitje të historiogr­afisë shqiptare mbi këtë eveniment, duke u ndalur veçanërish­t në kronologji­në e dhe rrethanat historike të Lidhjes së Prizrenit.

Në këtë aktivitet merrnin pjesë universita­rë, studiues të historisë, anëtarë të komuniteti historik të shqiptarëv­e të Konstancës, por dhe studentë shqiptarë që ndodhen me studime në Universite­tin “Ovidius” të Konstancës.

Kujtojmë se Muzeu i Historisë dhe Arkeologji­së së Konstancës ka qenë vendi ku janë zhvilluar një sërë aktivitete­sh me personalit­ete të letërsisë së sotme shqipe, si Visar Zhiti, Rita Petro etj, organizuar nga Lidhja e Shqiptarëv­e të Rumanisë. Përgatiti M. Skënderi

Bukuresht

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania