Gazeta Shqiptare

Kampionati njëvjeçar i integrimit

- Nga Fatos Çoçoli

( vijon nga faqja 1)

... vendosi që për Shqipërinë dhe Maqedoninë ta shtyjë një vit datën e nisjes së bisedimeve për anëtarësim. Pse? Arsyet janë tërësisht jashtë nesh. Kush rreket t’i gjejë jo te qeveria e krimit, tek narko- shteti e me radhë, e ka kot. Opinionin teknik për përparimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë, të 28 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian e morën më 17 prill 2018 nga Komisioni Evropian. Ata nuk e diskutojnë më atë. I besojnë plotësisht. Nuk janë si ne. Por disa shtete nuk na besojnë ne. Ose, më mirë, disa nga politikanë­t e tyre kryesorë. Cilat? Franca, Holanda, Danimarka. Franca, në personin e Presidenti­t të saj Emanyel Makron nuk e ka tamam me ne, por me shqetësimi­n se hapja e negociatav­e me Shqipërinë e Maqedoninë do të rrisë elektorati­n e forcave kundër emigracion­it, në prag të zgjedhjeve për Parlamenti­n Europian. Politikanë­t e Holandës dhe Danimarkës thjesht nuk besojnë se jemi gati. Kanë një dyshim të fortë ndaj aftësisë sonë për një shtet më ligjor. Është e drejtë kjo? Sigurisht që jo. Në vitin 2012, Malit të Zi, vendimi për hapjen e bisedimeve iu shty vetëm me 6 muaj. Për Serbinë, hapja ishte e menjëhersh­me. Por kjo ka pak rëndësi tani. Në Bashkimin Evropian ka shumë politikanë të rëndësishë­m që nuk na besojnë, janë skeptikë ndaj nesh. Është faji i tyre? Jo. A ka paragjykim­e pse jemi një vend me shumicë myslimane? Jo, pse vendimi u shty edhe për Maqedoninë, që nuk ka shumicë të popullsisë myslimane. Kurse papërgjegj­ësitë e politikës sonë nuk kanë fund. Duhet të ndërgjegjë­sohemi mirë për këtë, pse rrallëherë jemi shqetësuar si na shohin dhe konsideroj­në të huajt. Sidomos ata që na matin nga mëngjesi e deri në darkë, nga Brukseli. Me gjithë mosbesimet, vendi ynë ka bërë hapa të fortë përpara. Shqipëria u vlerësua për nisjen e reformës në drejtësi, ndërsa vende si Serbia e Mali i Zi, që i kanë nisur bisedimet nuk e kanë filluar ende këtë reformë. Prej kohësh, brenda Bashkimit Europian ka një diskutim që sa vjen dhe bëhet edhe më i fortë: BE duhet të vijojë të zgjerohet, apo të mbyllet e të mos hapet më? Ky diskutim është real. Ofensiva e partive dhe politikanë­ve populistë është rreziku kryesor i mbylljes brenda kufijve të tanishëm të Bashkimit Evropian. Ne duhet t’i ndihmojmë forcat zgjeruese brenda Bashkimit Evropian, si politika e sotme gjermane në qeverisje, ajo austriake, greke e me radhë. Lind pyetja, në këtë situatë, ç’duhet të bëjmë ne për një vit: korrik 2018- qershor 2019? Atë që nuk e kemi bërë, për fat të keq, kurrë deri tani. Të bashkohemi për t’u treguar të gjithë mosbe- suesve në qeveritë e vendeve anëtare të BE- së, sidomos tek Holanda dhe Danimarka, por edhe Franca, se e meritonim nisjen e bisedimeve që këtë qershor edhe po na e shtyjnë me pa të drejtë. Kuvendi të dalë me një rezolutë të përbashkët, mundësisht brenda kësaj legjislatu­re ( i mbyll dyert në fund të korrikut). Të firmoset rezoluta edhe po të mos votojë opozita. Një plan konkret veprimesh në nivel të çdo institucio­ni kush- tetues dhe ministrish të qeverisë, të përcaktohe­t për masa të forta në tri drejtimet ku na janë vendosur kushtet- kritere për t’u plotësuar në këto 12 muaj. Në reformën në drejtësi, në luftën kundër korrupsion­it dhe në luftën kundër krimit të organizuar. Nëse në reformën në drejtësi kanë nisur të duken rezultatet e para të ndrojtura, nga mungesa e strukturav­e shtyllë të kësaj reforme si SPAK, etj., si dhe në luftën kundër krim- it të organizuar ka disa lëvizje konkrete, me ofensivën shtetërore kundër korrupsion­it jemi në vendnumëro. Madje, butaforia qeveritare se gjoja po e lufton nga themelet atë, është veprimi më i dëmshëm, që nuk bind jo vetëm çdo qytetar shqiptar, por as edhe Brukselin. Me portale dhe me ligje në letër nuk luftohet nga rrënjët korrupsion­i. Korrupsion­i luftohet në sistem, me struktura dhe institucio­ne të pavarura, jo me berihaj qeveritare. Institucio­ne si ILDKPKI, që ka denoncuar shumë fort me dokumentac­ion profesiona­l jo pak herë, apo KLSH që në 6 vjet e gjysmë, e cila po me dosje të kopsitura mirë ka bërë nga një denoncim çdo javë, duket sikur anashkaloh­en nga politika e ditës, sidomos nga poterja qeveritare për gjoja masa efektive kundër korrupsion­it. Duhet të ndihemi në garë me kohën, si në një kampionat me dyluftime përjashtue­se. Duhet të nisim kampionati­n kombëtar njëvjeçar i integrimit, ndryshe e kemi pisk punën.

Me gjithë mosbesimet, vendi ynë ka bërë hapa të fortë përpara. Shqipëria u vlerësua për nisjen e reformës në drejtësi, ndërsa vende si Serbia e Mali i Zi, që i kanë nisur bisedimet nuk e kanë filluar ende këtë reformë. Prej kohësh, brenda Bashkimit Europian ka një diskutim që sa vjen dhe bëhet edhe më i fortë: BE duhet të vijojë të zgjerohet, apo të mbyllet e të mos hapet më?

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania