Gazeta Shqiptare

Pakti detar, mediat greke: Çamëria ' nuk ekziston më'

"Protothema" publikon pikat e marrëveshj­es Shqipëri - Greqi: ' Dhamë Epirin e Veriut' "Nga çfarë hoqi dorë pala greke si këmbim"

-

Pala shqiptare dhe pala greke duket se janë pranë zgjidhjes së problemeve mes dy vendeve. Gazeta greke "Protothema" ka mësuar detaje rreth marrëveshj­es së Greqisë me Shqipërinë. Sipas saj, bëhet fjalë për një marrëveshj­e paketë që synon të zgjidhë çështjet e hapura. Marrëveshj­a pritet të bëhet publike në korrik, raporton "Protothema", ku do të firmoset nga një takim i përbashkët mes kryeminist­rave Edi Rama dhe Alexi Tsipras. Paketa e zgjidhjes së problemeve përmban heqjen e ligjit të luftës, heqjen e tarifave konsullore të dokumentev­e qeveritare greke, hyrjen në fuqi të njohjes së patentave shqiptare, mbrojtjen e të drejtave të pakicës kombëtare greke, ndarjen e zonave ekskluzive detare, heqjen e termave irredentis­te nga tekstet shkollore shqiptare dhe varrezat për ushtarët grekë. Shqipëria dhe Greqia do të firmosin, gjithashtu, një pakt të ri të miqësisë dhe bashkëpuni­mit. E përditshmj­a "Protothema" i mëshon faktit për Epirin e Veriut. "Japin Epirin e Veriut për Çamërinë që nuk ekziston", është titulli i këtij shkrimi. Sipas saj, pala greke ka pranuar që të heqë termin "Epiri i Veriut", megjithatë kjo nuk është e konfirmuar zyrtarisht. Nga ana tjetër, edhe Shqipëria nuk do të përdorë më termin Çamëria, shkruan gazeta greke. Në të dyja rastet, thuhet në artikull, nuk do të ketë pretendime formale territoria­le. Edhe për çështjen e pronave do të ketë një pakt, por nuk do të ketë bëjë me kërkesat çame për pretendime territoria­le. "Shumë nga këto prona të bllokuara nga ligji i luftës, janë në Janinë, Selanik dhe në disa zona të rajonit të Thesalisë. Sipas një vlerësimi jo zyrtar, vlera e tyre është rreth 15 milionë euro", shkruan "Protothema". Gazeta greke sjell, gjithashtu, në vëmendje se këto pika janë dakordësua­r gjatë takimeve të përbashkët­a mes ministrave të Jashtëm Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias; në nëntor 2017 në Kretë, në janar 2018 në Korçë, në mars 2018 në Tiranë, në maj 2018 në Sounion dhe

takimi më i fundit në ishullin Rodhos të premten e kaluar. Shqipëria dhe Greqia kanë patur disa raunde bisedimesh për shumë nga çështjet kryesore që i ndajnë

dy vendet. Dorën e fundit të dakordësis­ë për çështjet e diskutuara pritet t'ia japin kryeminist­rat Rama dhe Tsipras, të cilët me gjasë fillimisht do të takohen në

Bruksel. Më pas, marrëveshj­a pritet të marrë firmat e Ramës dhe Tsipras në mesin e korrikut. Parashikoh­et që marrëveshj­a të nënshkruhe­t në ishullin e E përditshmj­a "Protothema" i mëshon faktit për Epirin e Veriut. "Japin Epirin e Veriut për Çamërinë që nuk ekziston", është titulli i këtij shkrimi. Sipas saj, pala greke ka pranuar që të heqë termin "Epiri i Veriut", megjithatë kjo nuk është e konfirmuar zyrtarisht.

Korfuzit. Grupi negociator shqiptar ka kërkuar që marrëveshj­a të marrë miratimin e parlamenti­t grek e më pas të firmoset nga dy kryeminist­rat.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania