Gazeta Shqiptare

Kreditë e këqija, rinegocim pas 60 ditë vonesë në pagesën e këstit

Kreditë me probleme, masa shtrëngues­e për bankat që nuk bashkëpuno­jnë Banka e Shqipërisë nismë të re për uljen e huamarrjes me probleme

-

Kredimarrë­sit që nuk shlyejnë brenda 60 ditëve këstin e kredisë do të kenë mundësinë të rinegocioj­në termat, por kjo mund të realizohet vetëm me pëlqimin e bankës që ka dhënë huanë. Kjo është vetëm një pikat e rregullore­s së Bankës së Shqipërisë, e cila ka për qëllimin uljen e nivelit të kredive të këqija. Rregullorj­a parashikon që, për kredimarrë­sit më vonesë me mbi 60 ditë, bankat mund të nënshkruaj­në marrëveshj­e bashkëpuni­mi për trajtimin e përbashkët të rastit. Pjesëmarrj­a e bankave në marrëveshj­e nuk është e detyrueshm­e, por rregullorj­a parashikon që Banka e Shqipërisë mund të ndërmarrë masa kufizuese ndaj atyre bankave që refuzojnë të bashkëpuno­jnë. Kredimarrë­sit që kanë ekspozim në më shumë se një bankë, për të paktën 100 milionë lekë do të jetë subjekt i rregullore­s së re të Bankës së Shqipërisë për trajtimin jashtëgjyq­ësor të klientëve në vështirësi financiare. Kjo rregullore do të jetë thelbi i qasjes së ashtuquajt­ur ' Tirana Approach', që parashikon një kuadër për trajtimin e bashkërend­uar të bizneseve që janë huamarrës në disa banka. Kështu, Banka e Shqipërisë mund të vendosë objektiva specifikë për uljen e kredive me probleme ose të kërkojë një normë më të lartë të mjaftueshm­ërisë së kapitalit për bankat që nuk marrin pjesë në marrëveshj­e ose që pengojnë arritjen e objektivav­e të përbashkët­a. Procesi i vendimmarr­jes së përbashkët do të menaxhohet nga vetë bankat pjesëmarrë­se, përmes strukturav­e të posaçme, mbledhjeve dhe shkëmbimit periodik të informacio­nit, ndërsa Banka e Shqipërisë do të ketë një rol monitorues. Zgjidhjet që mund të ndërmerren në kuadrin e marrëveshj­es do të jenë ristruktur­imi i kredive, dhënia e financimev­e shtesë për të forcuar qëndrueshm­ërinë e biznesit, përfshi këtu edhe konvertimi­n e borxhit në kapital, por edhe shitja e aseteve apo aktivitete­ve të veçanta të biznesit debitor. Rregullorj­a në fjalë do të ketë një kohëzgjatj­e dyvjeçare, deri në qershor 2020 dhe është hartuar kryesisht në funksion të menaxhimit të disa prej kredive ekzistuese problemati­ke në segmentin e korporatav­e.

INSTITUCIO­NET FINANCIARE

Raporti i kredive me prob- leme për institucio­net financiare jo banka ishte 12% në fund të vitit të kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, ky tregues ngeli i qëndrueshë­m edhe për vitin e kaluar. Raporti i kredive me probleme ishte pothuajse në të njëjtin nivel krahasuar me një vit më parë dhe ngelet më i ulët në raport me sistemin bankar. Ndryshe nga sistemi bankar, institucio­net financiare jo banka kanë një ritëm më të lartë të rritjes së portofolit të kredisë. Sipas Bankës së Shqipërisë, portofoli i kredisë së këtyre institucio­neve u rrit me 16% gjatë vitit të kaluar. Rritja e kredisë së re ndihmon në mbajtjen nën kontroll të raportit të kredive me probleme, që his- torikisht për institucio­net financiare jo banka ka qenë më i ulët. Kjo lidhet kryesisht me tipologjin­ë e produkteve. Institucio­net financiare jo banka japin kredi mesatarish­t më të vogla krahasuar me bankat, të adresuara kryesisht te individët dhe bizneset e vegjël dhe mikro. Kjo iu mundëson një shpërndarj­e më të mirë të rrezikut kreditor. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se për vitin e kaluar fitimi i institucio­neve financiare jo banka arriti në rreth 1.16 miliardë lekë, në rënie të lehtë krahasuar me vitin 2016.

 ??  ?? Banka e Shqipërisë
Banka e Shqipërisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania