Gazeta Shqiptare

Bushati: Marrëveshj­e e drejtë me Greqinë. Idrizi: Kujdes me Çamërinë!

PDIU dhe shoqata "Çamëria", 16 pyetje për ministrin: Urojmë të mos jetë viti i Hamzait! "Të zbardhen bisedimet me palën greke"

- Valentina Madani

Ministri për Evropën dhe Punët e Jasht me, Ditmir Bushati beson se nuk ka hyrje në mënyrë automatike në Bashkimin Europian, edhe pse mund të jepet drita jeshile. Gjatë forumit të organizuar nga Universite­ti Europian i Tiranës, i pyetur dje për hapjen e negociatav­e për anëtarësim­in e vendit në BE, ministri u shpreh se në korrik do të nisë puna parapërgat­itore për zyrtarizim­in e procesit në 2019- ën. Bushati renditi procesin e vetingut, luftën kundër korrupsion­it dhe krimit të organizuar si prioritete për anëtarësim­in. Bushati u ndal edhe tek dosja me shtetin grek, kryesisht me çështjen e detit, duke lënë të hapur mundësinë për një marrëveshj­e mes dy vendeve. Për ministrin e Europës dhe Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, kjo ka qenë një nga periudhat më të ngjeshura në karrierën politike, siç ishte çështja për hapjen e negociatav­e dhe diskutimet intensive me Greqinë për ndarjen e detit. Çështja mjaft e nxehtë e marrëveshj­es me Greqinë ka ndezur debatet dhe "teoritë konspirati­ve" në të dyja vendet, por për ministrin Bushati, shumë shpejt do të ketë një konkluzion mes palëve, për të pasur marrëveshj­e të drejtë. "Për herë të parë në një dosje dokumentes­h të shkëmbyer me palën greke kemi vendosur në tavolinën e bisedimeve pretendime­t tona. Po shkojmë në një marrëveshj­e të drejtë në ndarjen e detit", - tha Bushati. Ministri theksoi se ka pasur diskutime të gjata teknike mes palëve, ndërsa si kriter kryesor është vendimi i Gjykatës Kushtetues­e i vitit 2009, që rrëzonte marrëveshj­en e parë.

REAGIMI

Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet dhe shoqata patriotike "Çamëria" reaguan ashpër ndaj deklaratav­e të fundit nga ministrat e Jashtëm dhe të Mbrojtjes në Greqi. Përmes deklaratës, Shpëtim Idrizi i bëri

16 pyetje publike Ministrisë së Jashtme në lidhje me bisedimet me palën greke. Shumica prej këtyre pyetjeve kishin të bënin me çështjen çame. "Çfarë është biseduar me palën greke në detyrim të reciprocit­etit dhe kërkesës së përsëritur të

shoqatës ' Çamëria' për ngritjen e varrezave të shqiptarëv­e të Çamërisë të vrarë nga bandat e Napoleon Zervës, kur ndërkohë qeveria shqiptare po implemento­n marrëveshj­en për ngritjen e varrezave historike të ushtarëve të rënë grekë në "Për herë të parë në një dosje dokumentes­h të shkëmbyer me palën greke kemi vendosur në tavolinën e bisedimeve pretendime­t tona. Po shkojmë në një marrëveshj­e të drejtë në ndarjen e detit", - tha Bushati. Sipas tij, po shkohet drejt një marrëveshj­eje të drejtë me Greqinë.

territorin e Shqipërisë, ku erdhën si pushtues?", - deklaroi ai. Sipas Idrizit, PDIU dhe shoqata "Çamëria" do të ndërmarrin të gjitha hapat e duhura ligjore dhe do të radikalizo­jë qëndrimin ndaj çdokujt që mendon se do të mund të nëpërkëmbë dinji-

tetin tonë dhe të Çamërisë. "Ne do të ftojmë çdo shqiptar patriot t'u bashkohet protestave tona për dinjitet e integritet kombëtar ndaj kujtdo, që mendon se çështje të tilla nuk mund të lihen apo të merren sipas dëshirës dhe që nuk i trajton nga pozita

reciprocit­eti dhe dinjiteti", u shpreh kreu i PDIU- së. Shpëtim Idrizi përmendi se pala greke vazhdon ndalimin në kufi të të moshuarve çamë, që sot janë nga 75 - 85 vjeç, e që duan të shohin edhe një herë shtëpitë e tyre në limitet e moshës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania