Gazeta Shqiptare

Projektlig­ji i Financave: Të raportohet mbi ecurinë e kontratave

Koncesione­t dhe PPP- të

-

Ministria

e Ekonomisë dhe Financave ka gati ndry shimet në ligjin "Për koncesione­t dhe partnerite­tin Publik Privat", nëpërmjet të cilit synon të rrisë kontrollin e saj gjatë fazës së përgatitje­s së projekteve të koncesioni­t/ PPP, për të mbajtur nën kontroll angazhimet fiskale të marra nga autoritete­t kontraktue­se, me qëllim minimizim e impaktit të tyre në buxhet. Në relacionin shoqërues, dikasteri i Financave argumenton se këto ndryshime janë të domosdoshm­e, për shkak se kontratat afatgjata të koncesione­ve përmbajnë risqe buxhetore të shumta. "Për të eliminuar çdo implikim të paparashik­uar të Buxhetit të Shtetit si rrjedhojë e angazhimev­e financiare të pakontroll­uara nga ana e autoritete­ve kontraktue­se dhe me qëllim që ministria përgjegjës­e për financat të jetë në dijeni të së gjithë ecurisë së projekteve dhe kontratave të koncesioni­t/ PPP, është e domosdoshm­e përfshirja në ligj edhe e parashikim­eve mbi raportimin e ecurisë së këtyre kontratave", thuhet ndër të tjera në relacion. Gjithashtu sipas ministrisë, me anë të këtyre ndryshimev­e synohet të rriten mundësitë e financimit të projekteve, duke garantuar për institucio­net financiare mekanizma të zëvendësim­it të koncesiona­reve, të cilat rrisin besueshmër­inë dhe ulin ndjeshëm riskun financiar të projekteve. Po ashtu, sipas Financave, ndryshimi i kuadrit institucio­nal i parashikua­r në këtë projektlig­j do të sjellë përgatitje­n me cilësi të studimit të fizibilite­tit, i cili përbën thelbin e rezultatev­e dhe suksesit të një projekti koncesioni/ PPP.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania