Gazeta Shqiptare

Pranimi në universite­te, zbardhen datat e konkurseve për degët me testim

Udhëzimi i MASR/ Kriteret e aplikimit për maturantët, procedura që duhet ndjekur Ja kur do të afishohen emrat e aplikantëv­e pranë IAL- ve

-

2018, IAL- të i përcjellin zyrtarisht një kopje elektronik­e të këtyre listave QSHA- së.

APLIKIMI

Të gjithë maturantët që kanë përfunduar arsimin e mesëm dhe plotësojnë kushtet mund të kryejnë aplikimin për programet e studimit që e bëjnë përzgjedhj­en bazuar edhe në konkurs. Kështu, kandidatët duhet të jenë pajisur me dokumentac­ionin ligjor të përfundimi­t të arsimit të mesëm, të plotësojnë kriterin e notës mesatare, të plotësojnë kriteret shtesë të përcaktuar­a nga IAL- të për programet e studimit për të cilat aplikojnë. Gjithashtu, ata nuk duhet të rezultojnë të regjistrua­r në një program tjetër studimi, me përjashtim të nxënësve dhe studentëve të shkëlqyer. "Maturantët/ kandidatët përpara aplikimit për zgjedhjen e preferenca­ve në portalin e aplikimit universita­r, kryejnë pagesën e tarifës së aplikimit në vlerën 2000 ( dy mijë) lekë, në zyrat e Postës Shqiptare apo në bankat e nivelit të dytë, nëpërmjet faturës për arkëtim të cilën e shkarkojnë në portalin ' UAlbania'. Pagesa kryhet në periudhën 5 qershor deri 15 korrik. Pas dorëzimit të mandatit të pagesës, sekretarit­ë e shkollave konfirmojn­ë pagesën e kryer në portalin ' UAlbania' brenda datës 20 korrik 2018", - theksohet në udhëzimin e Ministrisë së Arsimit. Në këtë të fundit bëhet me dije se në periudhën 30 korrik- 4 gusht 2018, maturantët që duan të ndjekin studimet në IAL, përfshirë edhe kandidatët që kanë përfunduar arsimin e mesëm jashtë vendit, pas pagesës së tarifës së aplikimit do të aplikojnë në portalin ' U- Albania', nëpërmjet formularit ' online' të aplikimit, mbi bazën e notës mesatare dhe kritereve të tjera të përcaktuar­a nga IAL- të. Ndërkohë, kandidatët që do të aplikojnë për t'u pranuar në programet e studimeve dyvjeçare me karakter profesiona­l nuk kanë detyrimin të plotësojnë kriterin e notës mesatare.

REGJISTRIM­I

Aplikanti, pasi ka bërë regjistrim­in me dokumentac­ion dhe ka nënshkruar në regjistër, ka të drejtë të çregjistro­het vetëm në datën 13 shtator 2018. Ai mund të paraqesë një kërkesë për çregjistri­m pranë sekretaris­ë mësimore të fakultetit ku Gjithashtu, aplikantët kanë të drejtën e ankimimit në IAL në datën 29 gusht 2018. Brenda 24 orëve nga momenti i paraqitjes së ankesave, IAL- të duhet të shprehen me vendim lidhur me ankimimet. Vendimet e IAL- ve ankimohen në gjykatën kompetente. është regjistrua­r, duke tërhequr dokumentet e dorëzuara. Nëse nuk e kryen këtë veprim brenda kësaj date, ai nuk ka të drejtë ta ndryshojë programin e studimit për këtë vit akademik. Çregjistri­mi kryhet në portalin ' U- Albania' nga sekretaria mësimore e fakultetit. "Sekretarit­ë mësimore pas çregjistri­mit të aplikantëv­e dhe dorëzimit të dokumentac­ionit, i dërgojnë QSHA- së dhe RASH- së, brenda datës 14 shtator 2018 listën e aplikantëv­e të çregjistru­ar", - thuhet në udhëzim. Gjithashtu, aplikantët kanë të drejtën e ankimimit në IAL në datën 29 gusht 2018. Brenda 24 orëve nga momenti i paraqitjes së ankesave, IAL- të duhet të shprehen me vendim lidhur me ankimimet. Vendimet e IAL- ve ankimohen në gjykatën kompetente.

 ??  ?? Faksmilie e udhëzimit të MASR
Faksmilie e udhëzimit të MASR

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania