Gazeta Shqiptare

Tension para fjalës së shefit të opozitës, artistët: Nuk duam ta politizojm­ë

Basha: Teatrin do e mbrojmë me trupat tanë, ndjesë që nuk investuam

-

nuk gjejmë paqe ka thënë Nënë Tereza. Ne i përkasim njëri- tjetrit",- tha ai. Ai u bëri thirrje deputetëve të mos harrojnë formulën e betimit, "i jeni betuar flamurit e kombit. Gjithë kombi po ju vëzhgon.

Shqiptarët janë përgjakur në shekuj edhe për këtë këtu. Ju drejtohem edhe biznesmenë­ve, edhe ata duhet të jenë patriotë".

Liçaj tha se iu drejtohet artistëve. "Jemi përbaltur shumë. I respektoj mendimet ndryshe se jemi në demokraci. Ne nuk shitemi as nuk blihemi, ne i falemi artit.

I them faleminder­it armatës së shoqërisë civile me juristë, inxhinierë e arkitektë. Deputetë, dëgjojeni zërin tonë, mos votoni një ligj antikombët­ar. Unë jam rrogëtar dhe e kam për nder që jam këtu për t'i shërbyer popullit. Tani do iki se kam prova".

PROTESTË, TENSION E POLITIKË

Dje në protestë erdhi edhe shefi i opozitës. Jo pa tension u prit nga shoqëria civile dhe artistët protestues, të cilët thanë se mjafton prania e tij pa qenë e nevojshme të flasë dhe se mund të fliste të enjten në parlament. Por, ishin qytetarët që e thirrën Bashën të flasë ndaj organizato­rët u gjendën para faktit të kryer. Ndaj Robert Budina mori fjalën e tha që secili mban qëndrimin e vet, kjo është protestë qytetare.

Kur shefi i opozitës Lulëzim Basha mori fjalën nuk shkoi larg ligjërimit të përditshëm me narkotrafi­k e shtet droge.

"Ka socialistë si Majko që sot i shoh kokëposhtë e gojëmbyllu­r. Ky projekt është projekti i grabitjes së 200 milionë euro fitim në kurriz të teatrit. Dokumentet tregojnë se është tokë publike prej dhjetëra shtetesh. Kush ka ngut që e kanë kaluar me procedurë të përshpejtu­ar? Hajdutët kanë ngut. Deputeti Flamur Noka ka marrë fjalën në Komisionin për Ekonominë dhe Financat për të folur për çështjen e Teatrit Kombëtar. “Qytetarëve po u vidhen mbi 200 milionë euro. A mund të ketë ky komision axhendë tjetër veç kësaj?!”, deklaroi ai. Ai u shpreh se po dëmtohet historia e vendit dhe se ky është një skandal i madh duke e konsiderua­r vjedhje ndaj qytetarëve. Deputeti demokrat akuzoi mazhorancë­n se po e kthejnë Kuvendin në një noter për vjedhjen dhe pastrimin e parave. “Ky Kuvend po shndërrohe­t në një noter të vjedhjes së pronës publike dhe pastrimit të miliardave”, tha Noka, ndërsa Erion Braçe i kërkoi t’i provonte akuzat.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania