Gazeta Shqiptare

1934 - Kur shqiptarëv­e i prezantohe­j ambasadori i ri amerikan

-

Korriku, Festa Kombëtare e SHBA, kombit të madh demokratik e mikut të çmuar të popullit shqiptar, është një rast i mirë për të përcjellë një material të shkurtër, por interesant arkivor nga shtypi i viteve ‘ 30 të shekullit të shkuar, në një kohë kur marrëdhëni­et mes Shqipërisë dhe SHBA ishin po aq të mira sa ç’janë edhe sot e kësaj dite. Nga ana tjetër, është rasti për të bërë një analogji po aq interesant­e në lidhje me emërimet dhe përcjellje­n e lajmit ndaj publikut shqiptar të përfaqësue­sve të rinj amerikanë në Shqipëri, ndërsa vetëm një ditë më parë, mediat shqiptare kanë bërë të ditur përzgjedhj­en nga ana e Presidenti­t Trump të diplomates Kathleen Ann Kavalec, si ambasadore fuqiplotë e SHBA në Tiranë, ndërsa pritet dhe miratimi i saj nga Senati. Po ashtu, në të shihet qartë fryma tejet vlerësuese për rolin e SHBA në lidhje me Shqipërinë, duke ngritur lart e nxjerrë në pah edhe miqësinë tradiciona­le mes dy vendeve.

Sipas revistës “Minerva”, një platformë e mirënjohur e kohës, plot 84 vjet më parë, në prill 1934, Dr. George Post Wheeler ( 1869- 1956) i prezantohe­j publikut shqiptar si i Dërguar i Jashtëzako­nshëm dhe ministër Fuqiplotë i SHBA në Tiranë, duke pasuar në këtë post një personalit­et të mirënjohur edhe për historiogr­afinë shqiptare, Herman Bernstein, një dashamirës e njohës i shkëlqyer i Shqipërisë e shqiptarëv­e, i cili shërbeu në periudhën shkurt 1930 - shtator 1933, duke lënë një hapësirë kohore 7mujore në vakancë deri në mbërritjen e ambasadori­t të ri amerikan në Tiranë, megjithëse Wheeler zyrtarisht ishte emëruar qysh në gusht 1933 nga Uashington­i zyrtar.

Dr. Wheeler e mbylli shërbimin e tij në Shqipëri në nëntor 1934, duke shënuar një periudhë afatshkurt­ër, e cila i shërbeu që t’i njihte më nga afër shqiptarët, për të cilët ai më pas në vitin 1936, shkroi edhe një vepër mbi traditën gojore e folklorin shqiptar me titull: “Albanian Wonder Tales” ( Tregime shqiptare), pasi ai veç karrierës diplomatik­e, njihej edhe si një mbledhës i shquar i folklorit të shumë popujve e kombeve, si atij sllav, rus, hauaian e kësisoj edhe atij shqiptar, sikurse ishte edhe një shkrimtar e poet i njohur në gjysmën e parë të shekullit XX.

Ajo që bie menjëherë në sy është edhe profili i lartë intelektua­l e diplomatik që përfaqëson­te Dr. Wheeler, sikurse është rasti edhe sot me ambasadore­n e pritshme znj. Kavalec, e cila sipas mediave, njeh disa gjuhë të huaja dhe ka një eksperienc­ë vërtetë të gjatë në shërbimin diplomatik.

Po ç’shkruante me këtë rast “Minerva” në prill 1934?

Simpathija dhe mirënjohja që ndjen i tërë populli shqiptar kundrejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, lumturisht mbahen të gjalla përhera, përveç institutev­e amerikane të edukatës që funksionoj­në në vendin t’onë, edhe prej faktit që Amerika ësht përfaqësua­r në vendin t’onë gjithnjë prej personalit­eteve eminente, që e ndjekin besnikëris­ht politikën tradisjona­le të kthjelltë të shteteve të tyre kundrejt Shqipërisë. Më parë kishim Bernstein- in, plot simpathi e mirëdashje për vendin t’onë; kemi tani E. T. Dr. Post Wheeler- in, si i Dërguar i Jashtëzako­nshëm dhe Ministër Fuqiplotë.

Të përfaqësua­rit e Amerikës prej Zotërisë së tij është një shkak satisfaksi­oni legjitim për ne, si një dëshmi simpathije të Amerikës kundrejt nesh, që na bën të ndjejmë vetehen krenar. Ministri amerikan i sotëm nuk është vetëm një diplomat profesioni­st, i cili që në 1906 i ka ushtrëruar funksionet delikate të tij me aftësi e me dignitet në vende me rëndësi, si London, Roma, Petrograd, Tokio, Rio De Janeiro, por është edhe një njeri i letrave, një poet me sensibilit­et të hollë, e një prozator plot gjallëri e i këndshëm. Ësht’ autor i një tokë librave me rëndësi: Reflection of a Bachelor, Love in a Mist, The Writer, Russian Wonder Tales. Ky libër i fundit është mbi folklorën e pasur sllave. Është një publiçist dhe ka ndriçuar opinionin publik, duke bashkpunua­r në gazeta e revista të ndryshme si: Newark Advertisem­ent, New / York, Life, ky i fundit humoristik. E. T. Dr. Post Wheeler ka prapa tij një jetë punëtore intelektua­le. Ësht një gëzim pra, për ne që t’a paraqesim Ekselencën e Tij publikut shqiptar. N. V.

 ??  ?? Diplomati, poeti dhe shkrimtari amerikan, George Post Wheeler, 1869- 1956
Diplomati, poeti dhe shkrimtari amerikan, George Post Wheeler, 1869- 1956
 ??  ?? Faksmile e artikullit të revistës “Minerva”, prill 1934 me titull: DOKTOR POST WHEELER- Ministër i Shteteve të Bashkuarë”, fq. 27.
Faksmile e artikullit të revistës “Minerva”, prill 1934 me titull: DOKTOR POST WHEELER- Ministër i Shteteve të Bashkuarë”, fq. 27.
 ??  ?? Faksmile e vëllimit me titull: “Albanian Wonder Tales” ( Tregime shqiptare), me autor Post Wheeler, 1936
Faksmile e vëllimit me titull: “Albanian Wonder Tales” ( Tregime shqiptare), me autor Post Wheeler, 1936

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania