Gazeta Shqiptare

PS voton me 75 vota ligjin për teatrin, opozita gjuan me kartonë të kuq ministrat

Tensione dhe akuza në Kuvend, ironia e kryeminist­rit me deputetët e opozitës Mima, Ramës: E largove Majkon që të mos votonte kundër

- Darina Tanushi

Mazhoranca votoi dje me 75 vota "pro", ndihmuar edhe nga dy deputetë të PDIU- së dhe ish- deputeti i LSI- së, Robert Bitri ligjin për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar. Pas 12 orësh debati në sallën e Kuvendit, opozita tentoi të bllokojë foltoren në fund të seancës, për të bllokuar miratimin e ligjit, ndërsa jashtë vijonin protestat. Por në minutat e fundit deputetët e PD- së dhe të LSI- së kanë hedhur kartonët drejt kryeminist­rit e ministrave dhe kanë lënë sallën e seancës parlamenta­re. Në këtë moment është dëgjuar edhe një ironi e kryeminist­rit Rama, i cili nuk ka folur në seancën e djeshme. "Edhe kartonët që gjuani janë jeshilë", është dëgjuar të thotë Rama. Në këtë votim është parë të mungojë edhe ministri Pandeli Majko, për të cilin deputeti demokrat, Florion Mima iu drejtua kryeminist­rit Rama duke e pyetur nëse e ka larguar ai për të shmangur një votë kundër. Kryetari i grupit parlamenta­r të PD- së, Edmond Spaho i bëri thirrje para votimit grupit parlamenta­r të PS- së e kryeminist­rit Rama të tërhiqte projektlig­jin. "I bëj thirrje kësaj mazhorance të tërheqë këtë barabarizë­m, pasi qyteti nuk i ka asnjë kusur që për interesa private të kryeminist­rit, pangopësin­ë e tij të mund të shëmtohet dhe shkatërroh­et sikundër do ta bëjë ai. Ne si opozitë nuk do ta lejojmë", tha Spaho duke qëndruar për disa momente në foltore, ndjekur edhe nga deputetët e tjerë. Më herët pati mjaft tensione dhe akuza mes palëve.

Kryetari i grupit parlamenta­r të PS, Taulant Balla tha se teatri do të bëhet, ndërsa akuzoi opozitën se proteston për çdo gjë të re që bëhet në Tiranë. Në fjalën e tij në parlament, Balla tha se opozita nuk ka një axhendë, pasi në një vit nuk ka sjellë asnjë projektlig­j në parlament. "Ndërtimi i teatrit të ri është një lajm i mirë. Këtë e di edhe Luli dhe Saliu, e di edhe deputeti më vulëhumbur i partisë së Lulit. Problemi i Lulit dhe Saliut është se ata e shohin çdo lajm të mirë për shqiptarët si lajm të keq për opozitën. Sikurse një javë më parë patë lajmin e mirë për negociatat. Sot po protestoni prapë, por për çfarë protestoni?! Përgjigjja është e shkurtër, protest-

oni se nuk keni çfarë të bëni gjë tjetër. Ju nuk keni axhendë, nuk keni ekip, nuk keni program dhe le të më thotë njëri një projektlig­j që ka sjellë opozita. Se për të protestuar keni protestuar për gjithçka dhe kundër gjithçkaje", u shpreh Balla. Sekuestrim­i i 3.4 milionë eurove në

"Toyota Auris" pak ditë më parë nxiti sërish debate në Kuvend, ku palët vijuan me akuza të ndërsjella. Kryetari i grupit parlamenta­r të Partisë Socialiste, Taulant Balla u shpreh se "vëllai i dy personave në kërkim ka qenë sponsorizu­es i mirëmbajtj­es së çadrës së opozitës në bule- "Vendimi që sapo morën Edi Rama dhe banda e tij në Kuvend është antikombët­ar, antihistor­ik dhe i turpshëm. Votimi tregoi se Rama me hajdutët e tij janë në unitet të plotë për të grabitur Shqipërinë. Ne do t'i tregojmë kësaj bande se pushteti është i popullit dhe jo i saj, duke mos lejuar në asnjë mënyrë prishjen e teatrit, duke e mbrojtur atë edhe me trupat tanë. Rama tani do të kuptojë se qytetarët e bashkuar janë më të fortë se hajdutët e bashkuar", tha Basha pas votimit.

vard". "Vëllai i dy personave në kërkim ka qenë me dhjetëra herë në çadrën tënde. Ata kanë qenë edhe sponsorizu­es të mirëmbajtj­es së çadrës tënde. Për të gjitha këto të pres të martën në seancë në Gjykatën e Krimeve të Rënda", - iu drejtua Balla, kreut të PD- së.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania