Gazeta Shqiptare

Atalanta Pasko: Nuk kanë tagër për prishjen dhe zhbërjen e një kompleksi

-

Edhe

vajza e Dhimitër Paskos( Mitrush Kuteli), Atalanta Pasko, ka dalë në mbrojtje të Teatrit Kombëtar. Jo vetëm ka marrë pjesë në protestat e mbajtura në orën 19: 00 çdo mbrëmje në sheshin mes dy teatrove, por edhe dje ka qenë e pranishme në protestën para parlamenti­t që nisi në orën 10: 00.

"Po, miq, kështu vërtet ka qenë, pavarësish­t se ç'parti kishte ose ka pushtetin dhe ç'parti është në opozitë. Kam qenë ( dhe jam) për të mos prishur Piramidën. Sepse kjo punë nuk ka asnjë lidhje me bindje ose tifozllëqe politike", shkruan ajo në profolin e saj në ' Facebook'. Sipas saj, mbrojtja e vragave të pakta, fatkeqësis­ht, të kulturës sonë materiale duhet të jetë kryedetyrë për çdo qeveri e çdo parti. "Historia nuk bëhet me qindra ose mijëra vite që shfaqen papritur dhe u japin sendeve vlera. Historia bëhet nga vite, muaj e ditë që vijnë një nga një, me kërkesat dhe hallet e tyre dhe kërkojnë zgjidhje. Zgjidhja e propozuar nga qeveria dhe bashkia është më e lehta dhe më e keqja, sepse zhduk çdo shenjë të së djeshmes. Argumentet e renditura aq bukur nga Prof. Aurel Plasari do të ishin të mjaftueshm­e për të bindur këdo mendjeçelu­r e të palidhur nga interesa të pashpallur­a lëndore, rreth vlerave të gjithë atij kompleksi ( TRUALL për qeverinë e bashkinë!?)", shkruan e bija e Kutelit. Ajo verën se çësht- ja duhet t'i shtrohet logjikës, jo listave të aktorëve që kaluakan në listën "për prishje". "Aktorët kanë të drejtë të kërkojnë teatër të ri, por s'kanë tagër të vendosin për prishjen dhe zhbërjen e një kompleksi i cili nuk lidhet vetëm me teatrin! Prandaj, kush e mendon kështu, le t'i shtojë një mundim më shumë ditës e lodhjes së vet e të dalë TE TEATRI", vërente ajo gjatë kësaj jave.

 ??  ?? Atalanta Pasko
Atalanta Pasko

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania