Gazeta Shqiptare

Donald Lu: Balili me mbështetje politike, policia s’e arrestoi dot

Ambasadori amerikan, thirrje Ramës e Xhafajt: Luftoni pa mëshirë krimin e organizuar "Kokat e krimit të kenë frikë. Drejtësia po vjen…"

- Valentina Madani

Ambasadori ameri kan, Dondal Lu, për para zyrtarëve më të lartë të vendit, por edhe të BE- së, përcolli dje të tjera mesazhe të forta në adresë të "peshqve të mëdhenj". Ai kërkoi që të futen në burg kokat e krimit në Shqipëri. Diplomati amerikan mori pjesë në konferencë­n "Forca e Ligjit në Veprim", nga ku siguroi se SHBA- të do të jenë një mbështetës­e të reformave dhe ngritjes së institucio­neve të reja. Por, ambasadori Donald Lu kërkoi edhe njëherë kapjen e "peshqve të mëdhenj", duke e cilësuar dështim të qeverisë moskapjen e Klement Balilit. Zyrtari i lartë tha se ky dështim ka përfshirë të gjitha strukturat ligjzbatue­se, ndërsa mori edhe përgjigjen e kryeminist­rit Rama. Në aktiviteti­n "Forca e ligjit në veprim" ishin të pranishëm edhe ambasadorë të tjerë të huaj. Ambasadori në ikje i Shteteve të Bashkuara, Donald Lu, fshikulloi qeverinë duke e thënë se ka dështuar në kapjen e shumë të kërkuarit Klement Balili. "Shqipëria mbështeti arrestimin e Met Kananit në Turqi. Banda e tij u arrestua këtu në Shqipëri. Doganat shqiptare zbuluan 630 kg kokainë kolumbiane, që çoi në arrestimin e trafikanti­t të narkotikëv­e, Arbën Çekaj në Gjermani. Disa prej anëtarëve të bandës së tij janë arrestuar dhe shpresojmë që ditët e ardhshme të arrestohen të tjerë. Së katërti, kryebashki­aku Fran Frrokaj dhe ish- kryebashki­aku Elvis Roshi po ndiqen penalisht. Emiljano Shullazi dhe Lul Berisha po gjykohen në gjykatë. Hetimi penal kundër ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ish- Prokurorit të Përgjithsh­ëm, Adriatik Llalla vazhdon. Ka shumë aktivitet për një periudhë të shkurtër kohe, por duam të shohim rezultate konkrete. Duam që ' peshqit e mëdhenj' të ndiqen penalisht, të dënohen dhe futen në burg, ky do të ishte sukses", - deklaroi ambasadori amerikan. Në nëntor të vitit të kaluar, Donald Lu foli me emra konkretë për "peshqit e mëdhenj që hanë të vegjlit". Në atë kohë, ambasadori ameri-

kan tha se do të priste janarin për arrestime të bujshme. Por, nga ajo deklaratë kanë kaluar 8 muaj dhe nga i njëjti aktivitet, "Forca e Ligjit", e ndoshta për herë të fundit përpara se të largohet në Kirgistan, Donald Lu flet sërish për "peshqit e mëdhenj", ende të "pangrënë". "Dua të theksoj një dështim të qeverisë, prokuroris­ë dhe të policisë, dështimi për të arrestuar Klement Balilin. Dy vite më

parë, DEA punoi me policinë greke për arrestimin e disa anëtarëve të bandës së Balilit në Greqi. Më pas, gjykatat greke dënuan Balilin me një dënim të përjetshëm plus 15 vjet heqje lirie. Balili është një bos i fuqishëm i krimit të organizuar me lidhje politike. Për dy vjet, policia dhe prokurori nuk kanë pasur aftësinë ose vullnetin për ta arrestuar. Askush nuk është mbi ligjin. I bëj thirrje "Dështim i prokuroris­ë, policisë dhe qeverisë për arrestimin e Balilit. Balili është një bos i krimit të organizuar. Nuk kanë pasur aftësinë ose vullnetin për ta kapur. I bëj thirrje Ramës, Xhafajt dhe prokurorëv­e të vazhdojnë luftën kundër krimit të organizuar pa mëshirë. ONM ka thënë se do përfundojë këtë verë kalimin në veting. Kokat e krimit duhet të kenë frikë. Drejtësia për ta po vjen".

kryeminist­rit Rama, ministrit Xhafaj, policisë dhe prokurorëv­e të vazhdojnë luftën ndaj krimit të organizuar pa mëshirë. KPK ka thënë se planifikon të përfundojë këtë verë vetingun e kandidatëv­e për Këshillin e Lartë të Prokuroris­ë. Kjo do të lejojë krijimin e shpejtë të KLP- së, SPAKU- t dhe BKH- së. Kokat e krimit duhet të kenë frikë, drejtësia për ta po vjen", u shpreh ambasadori amerikan.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania