Gazeta Shqiptare

Basha, Lu- së: "Peshqit e mëdhenj" janë në krahët e tuaj në çdo pritje zyrtare

Kreu i PD- së: Rama qeveris bashkë me krimin

-

Kreu

i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha iu përgjigj dje nga parlamenti ambasadori­t Donald Lu për "peshqit e mëdhenj", duke theksuar se ata janë në podiumin e qeverisë dhe në çdo pritje zyrtare. "Oqean? Mos gënjeni veten tuaj zotëri ambasadorë, se shqiptarët nuk gënjehen më. ' Peshqit e mëdhenj' janë në krahët e tuaj në çdo pritje zyrtare dhe në podiumin e qeverisë këtu në parlament. Edi Rama zgjodhi krimin dhe jo Shqipërinë dhe sot ai nuk del dot më nga vatha e krimit. Ai nuk është thjesht një politikan ballkanik i korruptuar dhe i inkriminua­r, ai është një politikan i kapur dhe kontrollua­r tërësisht nga krimi. Shqipëria ka nevojë për ndryshime të mëdha, por ndryshimi i parë është largimi i Edi Ramës dhe regjimit të tij kriminal. Vetëm atëherë Shqipëria do të shohë përpara me optimizëm", deklaroi kreu i PD- së. Basha akuzoi më tej se: "Në kohën kur ishte kryetar bashkie, ai e ktheu Tiranën në një lavatriçe parash të krimit. Nuk mbeti trafikant droge, kriminel dhe i korruptuar që nuk ndërtoi në Tiranë duke marrë leje nga Rama në këmbim të 20 për qindëshit. Si kryeminist­ër ka më shumë pushtet dhe tani mund të garantojë direkt trafikun e

REAGIMI

"Oqean? Mos gënjeni veten tuaj zotërinj ambasadorë, se shqiptarët nuk gënjehen më. ' Peshqit e mëdhenj' janë në krahun tuaj në çdo pritje zyrtare dhe në podiumin e qeverisë këtu në parlament", tha kreu i PD- së.

drogës, mund të garantojë direkt pastrimin e parave dhe mund të japë leje ndërtime për të gjithë Shqipërinë nga Saranda në Tropojë. Kështu, Edi Rama përfundoi në bashkëqeve­risje me krimin. Ka pesë vjet që bashkëqeve­ris me krimin dhe çdo ditë që do jetë në pushtet, do ta ndajë atë me krimin. Rezultati është varfërimi i shqiptarëv­e, izolimi i tyre nga Evropa dhe braktisja e vendit".

 ??  ?? Ambasadori amerikan, Dondal Lu
Ambasadori amerikan, Dondal Lu
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania