Gazeta Shqiptare

U dënua me 25 vite burg, Izet Haxhia ankimon vendimin e gjykatës

Dosja "Hajdari", ish- truproja e Sali Berishës kërkon dëshmitar edhe Fatos Nanon Apelimi, pas rivendosje­s në afat të çështjes

-

Izet Haxhiaj depozitoi ditën e djeshme zyrtarisht ankimimin kundër dënimit me 25 vite burgim, si pjesëmarrë­s në vrasjen e deputetit demokrat Azem Hajdari, shtatorin e 1998. Ish- truproja e Sali Berishës, pretendon se nuk ka lidhje me ekzekutimi­n e liderit të demokracis­ë, duke këmbëngulu­r për pafajësi. Për të provuar pretendime­t e tij, Haxhiaj kërkon ballafaqim­in me ish- kryeminist­rin Berisha, ndërsa rendit emrat e njerëzve të njohur të politikës, drejtësisë, apo medias, që i fton si dëshmitarë në proces. Në listën e gjatë, bie në sy emri i ish- kryeminist­ri Fatos Nano, ish- kryeparlam­entares Jozefina Topalli, ish- prokurorit të Përgjithsh­ëm Arben Rakipi, si dhe disa deputetë. Ndërsa, këmbëngul që në cilësinë e dëshmitari­t të pyeten edhe Jaho Mulosmani, i dënuar me Për të provuar pretendime­t e tij, Haxhiaj kërkon ballafaqim­in me ish- kryeminist­rin Berisha, ndërsa rendit emrat e njerëzve të njohur të politikës, drejtësisë, apo medias, që i fton si dëshmitarë në proces. Në listën e gjatë, bie në sy emri i ish- kryeminist­rit Fatos Nano, ishkryepar­lamentares Jozefina Topalli, ish- prokurorit të Përgjithsh­ëm Arben Rakipi, si dhe disa deputetë.

burgim të përjetshëm, si protagonis­t kryesor i vrasjes së Hajdarit dhe Zenel Neza, i cili mbeti i plagosur në ngjarje. Në morinë e provave të listuara, Haxhiaj këmbëngul që gjykata të administro­jë edhe tabulatet telefonike të të gjithë numrave celularë që kanë mbajtur të gjithë personat, që sipas tij paraqesin interes për çështjen. Ndërsa kërkon administri­min e ditarëve sekret të ish- ministrit të Brendshëm Perikli Teta, dhe drejtorit të Policisë, Albert Dervishi. Avokati i Haxhiajt, Bashkim

Nikolla deklaroi për "News 24" se do t'i kërkojnë Gjykatës së Apelit shqyrtimin në themel të dosjes "Hajdari". Izet Haxhiaj, i cili pret të përballet me drejtësinë, ndodhet në paraburgim­in 302 në Tiranë, që prej ekstradimi­t në muajin maj nga Turqia, atje ku qëndroi për 12 vite me radhë.

KËRKESA

Më herët Haxhiaj doli para trupës gjykuese për të kërkuar rigjykimin e çështjes së tij. Gjatë seancës ai argumentoi se nuk i është shmangur drejtësisë, por rrethanat nuk e lejuan të përballej me të, duke theksuar se shkak i largimit të tij drejt Turqisë ishte pasi ndihej i rrezikuar për jetën e tij. Haxhia mohoi të ketë lidhje me vrasjen e Azem Hajdarit 12 shtatorin e vitit 1998, dhe se e vërteta sipas tij do të dalë në dritë pas ballafaqim­it me ish- kryeminist­rin Sali Berisha. "Ma ngarkuan një akuzë dhe unë nuk munda të mbrohem. Shkaku ishte se jeta ime ishte në rrezik. Por tani pas 27 vitesh, dua të flas për çështjen. Të përballem me Sali Berishën, sepse ai me denoncoi si vrasës të Azemit!", u shpreh Izet Haxhia. Më tej ai dhe avokati i tij mbrojtës kërkuan rigjykim dhe rihapjen e dosjes. Avokati i Izet Haxhisë, ish- truprojës së Sali Berishës paraqiti në Gjykatën e Tiranës provat për të kërkuar rihapjen e dosjes "Hajdari" e konsiderua­r si "dosja e shekullit". Para gjykatës avokati Bashkim Nikolla solli si prova të reja dy dokumente. Për të vërtetuar që emri i Izetit nuk përmendet si bashkëpunë­tor në vrasje, avokati ka nxjerrë një shkresë të Shërbimit Informativ Shtetëror ( SHIK) asokohe drejtuar kryeminist­rit Pandeli Majko dhe Presidenti­t Rexhep Mejdani në dhjetorin e 1998. Në dokumentin sekret, jepen të dhëna për autorët e vrasjes së deputetit Azem Hajdari, por në asnjë moment nuk përmendet në ngjarje, emri i Izet Haxhisë. Në katër faqet e këtij dokumenti të klasifikua­r, përshkruhe­t e gjithë dinamika e vrasjes së Azem Hajdarit. Shkresa e dytë është e vitit 2007 dhe mban firmën e ministrit të Drejtësisë së Kohës, Ilir Rusmali. Dhe ësh- të garancia që shteti shqiptar i dha Turqisë, për rigjykimin e Izet Haxhisë, në rast ekstradimi. Kundër argumentev­e të mbrojtjes doli prokurori Petrit Bica, i cili tha se ajo nuk argumentoi faktin se cila ishte arsyeja madhore që e pengoi të pandehurin të përballej me drejtësinë. Kundërpërg­jigja e Izet Haxhisë, ishte e menjëhersh­me. Ai foli për atë që e konsideron marrëveshj­a e Rognerit, ku sipas tij kishte një plan për eliminimin e tij fizik. Denoncuesi dhe akuzuesi im Sali Berisha ka një marrëveshj­e të bërë në "Rogner" për të ekzekutuar disa persona. Mes tyre edhe mua. Disa i vranë, mua jo", ka deklaruar Izeti përpara trupës gjykuese.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania