Gazeta Shqiptare

Prokuroria kërkon sërish burg për Saimir Tahirin

-

nuk tërhiqet nga çështja "Tahiri". Ditën e djeshme organi i akuzës ka kërkuar sërish masën e sigurisë "arrest me burg" deri në fund të hetimeve për Saimir Tahirin duke bërë rekurs në Gjykatën e Lartë pas vendimit të Apelit të krimeve të rënda që i dha lirinë ish- ministrit të brendshëm. Ndërsa ende nuk ka një datë se kur do të shqyrtohet kjo kërkesë. Menjëherë pas deklaratës së ambasadori­t amerikan në Tiranë, Donald Lu, i cili kërkoi ditën e enjte që peshqit e mëdhenj të përfundojn­ë në burg duke përmendur edhe çështjen "Tahiri", drejtuesja e Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda, Donika Prela është vënë në lëvizje duke i kërkuar Gjykatës së Lartë, që të ndryshohet masa e sigurisë ndaj ishministr­it, i cili dyshohet për përfshirje në trafik droge. Sipas organit të akuzës ka prova që faktojnë përfshirje­n e ish- deputetit në veprimtari kriminale. Kujtojmë se kjo është hera e dytë që krimet e renda i drejtohen Gjykatës së Lartë për Saimir Tahirin, pas bllokimit të pasaportav­e. Apeli ja riktheu pasaportat ishministr­it, duke i hequr masën e ndalimit të lëvizjes jashtë vendit. Tahiri është në hetim që nga tetori i 2017- ës nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Ish- ministri dyshohet se ka shpërdorua­r detyrën dhe ka kryer korrupsion në kuadër të grupit të strukturua­r kriminal të drejtuar nga Moisi Habilaj i përfshirë në trafikun e kanabisit nga Shqipëria drejt Italisë. Në muajin maj Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda shfuqizoi masën e sigurisë ' arrest shtëpie' për ish- ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Pas dy orësh e gjysmë seancë, Apeli i Krimeve të Rënda rrëzoi masën e vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë ndaj ish- ministrit, duke e lënë atë të lirë. Pas vendimit avokati mbrojtës Maks Haxhia u shpreh se me provat që disponon prokuroria, mbi klientin e tij, Saimir Tahiri, nuk mund të rëndojë asnjë akuzë fajësimi. "Vendimi përfundimt­ar i gjykatës ishte shfuqizimi i vendimit nr. 97 datë 12 maj 2018 dhe vendimit 101 datë 15.5.2018 ku u vendos masa e arrestit të shtëpisë dhe momentalis­ht Tahiri është pa masë sigurie. Prokuroria mbështeti qëndrimin e Shkallës së Parë. Unë e thashë edhe herën e kaluar, Gjykata e Shkallës së Parë mori një vendim të ndërmjetëm, bazuar në kërkesën e prokuroris­ë që kërkonte arrest me burg mbi po të njëjtat materiale që kanë qenë prezente gjatë gjithë kohës në hetim. Ajo çështje është akoma në Gjykatën e Lartë, është procesi disi më i veçantë, sepse është seanca seleksionu­ese nëse ka rrethana për të kaluar në gjyq apo jo. Deri tani mesa që kemi ndjekur nuk ka asnjë veprim lidhur me seancën seleksionu­ese. Nëse do të ketë këto prova që flitet deri tani janë paraprijës­e të një vendimi lidhur me pafajësinë e zotit Tahiri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania