Kompensimi i pronave, lista me 1200 personat që marrin paratë
Lista e parë/ Tokat e zënë nga ndërtimet pa leje, përfituesit në të gjithë vendin Qeveria miraton fondin 732 milionë lekë
Miratohet fondi për kompensimin e pr onarëve që u është zënë toka nga ndërtimet pa leje. Fondi arrin në 732 milionë për sipërfaqe prej 43 965 m2. Në total janë rreth 1200 pronarë që do të marrin paratë për tokën. Përfituesit janë në Tiranë, Kamzë, Vorë, Elbasan, Durrës, Fshatra Turistikë dhe Shkodër. Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave dhe në pikën 2 të tij thuhet se "masa e kompensimit është 43 965,31m ² dhe vlera e përgjithshme e kompensimit financiar është 731 847 186,22 lekë". Vendimi është botuar në Fletoren Zyrtaren dhe pronarët duhet të presin vetëm çeljen e proceduarve për aplikim nga Agjencia e Trajtimit të Pronave për të dorëzuar dokumentet e më pas për të marrë paratë. Qeveria udhëzon zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, përkatësisht në Tiranë, Elbasan, Durrës dhe Shkodër, të kryejnë ndryshimet përkatëse për këto pasuri në regjistrat e pasurive të paluajtshme, ndërkohë që ngarkohen Ministria e Drejtësisë, Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/ Ndërtimeve Informale, Agjencia e Trajtimit të Pronës, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme për zba- timin e këtij vendimi.
PËRFITUESIT
Për të përfituar kompensimin për tokën e zënë nga ndërtimet pa leje duhet të paraqesin në ATP- së kërkesë për kompensim në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale ( ALUIZNI). Pronari plotëson një kërkesë për kompensimin në vlerë sipas formatit Tip që vihet në dispozicion nga ATP- ja. I interesuari duhet të paraqesë dëshminë e trashëgimisë për të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm të subjektit përfitues, sipas radhës së trashëgimtarëve, në përputhje me përcak- timet e Kodit Civil. Për dëshmitë e trashëgimive të lëshuara nga gjykata për testamentin e bërë me akt noterial të sillet certifikatë familjare e personit, për të cilin është lëshuar kjo dëshmi trashëgimie. Një tjetër dokument është vërtetimi i lëshuar nga banka e nivelit të dytë për hapjen e llogarisë bankare në emër dhe për llogari të subjektit përfitues, ku përcaktohet edhe numri i llogarisë bankare ku do të transferohet vlera financiare e përfituar. ATP kërkon fotokopjen e dokumentit të identifikimit, dhe certifikatën familjare të kërkuesit dhe mandatpagesën, që vërteton pagimin e tarifës së shërbimit.