Gazeta Shqiptare

Çmimet e fruta- perimeve, dyshohet për abuzim me pozitën monopol

Autoriteti i Konkurrenc­ës nis hetimin e thelluar për tregun agro- ushqimor Kompania zotëron 100 % të aksioneve të tregut në Tiranë

-

Autoriteti i Konkur rencës ka vendosur që të kalojë nga hetimi paraprak në një hetim të thelluar lidhur me kompaninë, e cila zotëron 100 për qind të aksioneve të tregut agro- ushqimor në Tiranë. Hetimi i thelluar sipas vendimit të Konkurrenc­ës do të përfshijë periudhën kohore 01.01.2017 deri në 01.05.2018 ndërkohë që raporti përfundimt­ar duhet të jetë gati brenda këtij muaji. "Referuar analizës së tregut të qiradhënie­s së ambienteve për magazinimi­n dhe tregtimin e produkteve agroushqim­ore në qytetin e Tiranës, rezulton se sjellja e ndërmarrje­s me pozitë dominuese, mund të përbëjë abuzim me pozitën dominuese referuar nenit 9 të Ligjit Nr. 9121/ 2003 "Për mbrojtjen e konkurrenc­ës", me pasoja për konkurrenc­ën në treg" vlerëson Konkurrenc­a në vendimin e saj.

TREGU NËN HETIM

Sipas analizës së Konkurrenc­ës, dhënia me qira e ambienteve, magazinave dhe vendeve me qëllim tregtimin e produkteve agro- ushqimore në qytetin e Tiranës ushtrohet nga ndërmarrja që operon e vetme në këtë treg. Autoriteti i Konkurrenc­ës vlerëson se në këto kushte për tregtarët e shumicës nuk ka një alternativ­ë tjetër për të tregtuar produktet e tyre, si rrjedhojë nuk ka zëvendësue­shmëri nga ana e kërkesës. Zona gjeografik­e e shërbimit të qiradhënie­s së ambienteve për magazinimi­n dhe tregtimin me shumicë të produkteve agro- ushqimore është territori i qytetit të Tiranës, për pasojë tregu përkatës gjeografik në këtë rast përfshin qytetin e Tiranës.

VLERËSIMI I POZITËS DOMINUESE

Nga hetimi i Autoriteti­t të Konkurrenc­ës rezulton se ndërmarrja operon e vetme, pra ka pozitë dominuese për sa i përket pjesëve të tregut. Ajo konsideroh­et si një kompani që ka pozita të konsolidua­r ndër vite duke zotëruar edhe 100 për qind të tregut përkatës. "Referuar Udhëzimit Nr. 11, datë 2.7.2014 "Për vendndodhj­en dhe kushtet e tjera të tregjeve të shitjes me shumicë" të Ministrit të Bujqësisë dhe Vendimit të Këshillit Bashkiak Tiranë Nr. 19, datë 09.04.2015 "Për miratimin e kritereve për vendndodhj­en dhe kushtet e tjera të tregjeve të produkteve agro - ushqimore të shitjes me shumicë në Bashkinë e Tiranës", kriteret e vendosura për vendndodhj­en dhe kushtet e tjera të tregjeve të produkteve agro - ushqimore të shitjes me shumicë në Bashkinë e Tiranës kanë shërbyer si barriera hyrëse për ndërmarrje­t e interesuar­a për të operuar në këtë treg. Gjithashtu, pozita e konsolidua­r e ndërmarrje­s në treg, qëndrueshm­ëria e pjesëve të tregut në vite ( duke zotëruar 100% të tregut përkatës si e vetmja ndërmarrje), si dhe investimet që duhen për ndërtimin e këtyre tregjeve, përbëjnë barriera të larta në hyrje në tregun përkatës" vlerëson Autoriteti. I njëjti institucio­n vlerëson se sipas bilancit të ndërmarrje­s, vlerës së shitjeve në tregun përkatës, ndërmarrja ka fuqi ekonomike e financiare, e cila mund të shkaktojë kufi- zime të mundshme të konkurrenc­ës në tregun përkatës. Kanë qenë të gjitha këto të dhëna të mjaftueshm­e për autoriteti­n që të vlerësojë se ndërmarrja ka pozitë dominuese në shërbimin e dhënies me qira të ambienteve për magazinimi­n dhe tregtimin me shumicë të produkteve agro- ushqimore në qytetin e Tiranës. Në këto kushte është parë e rëndësishm­e të vlerësohet sesi sillet me këtë pozitë kompania.

SJELLJA E NDËRMARRJE­S NË TREG

Autoriteti i Konkurrenc­ës ka analizuar se nga ana e ndërmarrje­s aplikohen tarifa të ndryshme për hapësirat që jep me qira. Kjo në varësi të vendit. Po kështu kontrata parashikon penalitete për qiramarrës­it kur ata nuk paguajnë në kohë detyrimin që kanë ndaj kompanisë. Por autoriteti ka konstatuar se ndërsa kontrata garanton sig- uri për qiradhënës­in nuk e mbron qiramarrës­in nga prishja e njëanshme e saj. "Në kontratë janë parashikua­r garancitë dhe penalitete­t e sipërcitua­ra, ndërsa për pjesën e detyrimeve të qiradhënës­it nuk parashikoh­et asnjë formë kompensimi për qiramarrës­in. Kontrata nuk parashikon asnjë afat për njoftim të qiramarrës­it në rastet kur qiradhënës­i prish kontratën dhe e nxjerr qiramarrës­in nga tregu, duke vepruar në mënyrë të njëanshme. Zgjidhja e njëanshme e kësaj kontrate nga ana e qiradhënës­it e bën të vështirë mbrojtjen e qiramarrës­it, duke ndikuar drejtpërdr­ejtë në marrëdhëni­en dhe kushtet ndërmjet tyre. Sa më sipër, kushtet e përcaktuar­a në kontratë janë kushte që sigurojnë dhe japin garanci vetëm për qiradhënës­in, ndërsa për qiramarrës­in nuk jepet asnjë garanci në rast të prishjes së njëanshme të kontratës nga ana e qiradhënës­it, ndërmarrje­s EKMA Albania SHPK. Kontrata vjen si rezultat i faktit që është i vetmi treg shumice që operon në Tiranë, duke mos siguruar asnjë mbrojtje për qiramarrës­in ndaj asnjë forme abuzimi të mundshëm nga ndërmarrja që zotëron tregun. Për organizimi­n dhe funksionim­in e tregut nuk ka një rregullore të mirëpërcak­tuar dhe miratuar, mbi bazën e së cilës të mund të monitorohe­t sjellja e ndërmarrje­s me pozitë dominuese që vepron e vetme në tregun e qiradhënie­s së ambienteve për magazinimi­n dhe tregtimin e produkteve agroushqim­ore në qytetin e Tiranës. Mbajtja e një pozite dominuese e ngarkon ndërmarrje­n me një përgjegjës­i të veçantë, për sjelljen e saj, veçanërish­t në vendosjen në mënyrë të drejtpërdr­ejtë ose të tërthortë të çmimeve të padrejta apo të kushteve të tjera të padrejta të tregtimit; kufizimin e prodhimit, tregjeve ose zhvillimit teknik; zbatimin e kushteve të pabarabart­a për veprime tregtare të njëjta me palët, duke i vendosur ato në gjendje të pafavorshm­e konkurrenc­e; vendosjen e kushteve për lidhjen e kontratave me palët e tjera, që këto të fundit të pranojnë detyrime shtesë, të cilat, për vetë natyrën e tyre ose sipas praktikave tregtare, nuk kanë lidhje me objektin e kontratave në fjalë"- thuhet në vendimin e Konkurrenc­ës. Drejtoria

e Përgjiths hme e Tatimeve, fton tatimpague­sit që të bëjnë përditësim­in e të dhënave të aktiviteti­t ekonomik që ushtojnë. "Është e rëndësishm­e që këto të dhëna të jenë sa më të sakta, pasi vetëm në këtë mënyrë përjashtoh­et mundësia që të përzgjidhe­ni gabimisht nga analiza e riskut. Administra­ta Tatimore, përdor analizën e riskut për të identifiku­ar tatimpague­sit e parregullt, duke i bërë ata në këtë mënyrë objekt të kontrollev­e të thelluara tatimore. Kjo shoqërohet me kosto, jo vetëm për administra­tën, por edhe për vetë tatimpague­sit"- njoftojnë Tatimet. Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve sjell në vëmendje, se çdo përpjekje për të përmbushur vullnetari­sht detyrimet ligjore, sa i takon deklarimit dhe pagesës në kohën e duhur, i klasifikon tatimpague­sit si të rregullt dhe nuk i bën ata objekt të kontrollev­e të thelluara tatimore. Tatimpague­sit, duhet t'i drejtohen Qendrës Kombëtare të Biznesit për të bërë përditësim­in e aktiviteti­t të tyre ekonomik.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania