Gazeta Shqiptare

BSH: Rreth 560 milionë euro të pakthyera në afat

Huat me probleme zbresin në 13.3% në maj

-

Huat

që nuk kthehen në afat në sistemin bankar kanë shënuar rënie në maj, pas një rritjeje të lehtë muajin e mëparshëm. Sipas statistika­ve të publikuara nga Banka e Shqipërisë treguesi i kredive me probleme arriti në 13.31% të totalit të huas në sistemin bankar, nga 13.46% që kishte arritur muajin e mëparshëm. Megjithatë, në krahasim me fundin e vitit të kaluar, ky tregues ka shënuar një rritje të lehtë. Huat me probleme zbritën në 13.23% të totalit në dhjetor, niveli më i ulët në gati 7 vite. Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, gjatë konferencë­s së djeshme për shtyp tha se "Banka e Shqipërisë gjykon se bilancet e bankave janë drejt shëndoshje­s, sikundër ilustrohet nga rënia në 13.3% e raportit të kredisë me probleme në muajin maj. Po ashtu, rreziku i kredisë në vend vijon të shkojë drejt reduktimit, si pasojë e përmirësim­it ciklik të ekonomisë dhe e masave të marra për zgjidhjen e kredive me probleme. Në këto rrethana, sektori bankar duhet të jetë më proaktiv dhe i vëmendshëm në plotësimin e nevojave afatmesme dhe afatgjata të ekonomisë për financim". Në vlerë absolute, huaja që nuk kthehet të paktën prej tre muajsh në banka ishte 71.8 miliardë lekë, ose rreth 560 milionë euro. Në krahasim me muajin e mëparshëm, kemi një rënie të tyre në vlerë absolute, me 1.7 miliardë lekë, ose 2.3%. Ngadalësim­i i kreditimit ka ndikuar në mosrënien e dukshme të treguesit në për- qindje, ndonëse në vlerë absolute ai është në rënie. Sipas statistika­ve të Bankës, në fund të majit stoku i huas në total për ekonominë ishte 539.5 miliardë lekë, duke u tkurrur me 6.5 miliardë lekë, ose 1.2% në krahasim me muajin e mëparshëm. Në krahasim me gjysmën e dytë të vitit 2014, kur huat me probleme arritën në rreth 25% të totalit, niveli i tyre ka rënë dukshëm dy vitet e fundit. Fshirja e huave që kanë më shumë se tre vjet që nuk kthehen nga bilancet e bankare, ristruktur­imi i huave ( zgjatja e afatit, falja e një pjese të borxhit me kusht kthimin e pjesës tjetër etj) dhe kujdesi i shtuar i bankave për kredidhëni­en e re vlerësohet se kanë ndikuar në përmirësim­in e këtij treguesi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania