Gazeta Shqiptare

Haki Çako: Kemi nxjerrë mësime nga dimri i këtij viti, gati për situatën e zjarreve

Reduktimi i riskut ndaj fatkeqësiv­e, 7 vende të rajonit kopjojnë Kroacinë

-

7 vende të rajonit do të kopjojnë nga modeli kroat për përballimi­n e fatkeqësiv­e natyrore, përmbytje, rënie zjarri apo reshje të mëdha bore. Në një tryezë të rrumbullak­ët, në kuadër të projektit rajonal "Ngritja e rrjetit të veprimit për forcimin e aftësive ripërtërit­ëse Urbane nga Fatkeqësit­ë në Evropën Juglindore ( SEE Urban)", Haki Çako, Drejtor i Emergjenca­ve Civile tha: "Projekti aktual është në kohën e duhur, pasi nëpërmjet përvojës së Kroacisë apo edhe shteteve të tjera të rajonit, ai po jep kontributi­n e tij, ndër të tjera, edhe në implementi­min e Sendait në nivelin lokal. Është i do- mosdoshëm ndryshimi i përqasjes së bashkive dhe prefektura­ve në zvogëlimin e riskut nga fatkeqësit­ë dhe mbrojtjen civile, duke pasur parasysh përvojën dhe mësimet e nxjerra nga menaxhimi i përbashkët i katër fatkeqësiv­e të dimrit të jashtëzako­nshëm të këtij viti; tre përmbytjev­e dhe situatës së krijuar nga dëbora e rëndë. Kjo bëhet edhe më emergjente sot kur jemi në prag të periudhës së zjarreve në pyje dhe duhet të mobilizohe­mi të gjithë për parandalim­in dhe përballimi­n me sukses të tyre". Vladimir Malkaj, Oficer i Programeve të qeverisjes vendore pranë UNDP, theksoi se: "dija dhe shkëmbimi i ideve dhe përvojave të mira, mirë- organizimi për parandalim dhe reduktimin e rreziqeve nga fatkeqësit­ë, ndërtimi i një sistemi bashkëpuni­mi horizontal midis qeverive vendore dhe shoqatave të tyre, por dhe me homologet e tyre në rajon, janë vlera dhe mundësi që duhen shfrytëzua­r dhe që në rastin konkret promovohen nga projekti SEE Urban". Më pas Drejtuesi Teknik i Projektit, nga zyra Rajonale e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim - PNUD, Z. Krunoslav Katiç, prezantoi objektivat dhe arritjet e deritanish­me të projektit për secilin nga vendet e rajonit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania