Gazeta Shqiptare

Ervjola Osmanaj: Vetëm 0.01% e buxhetit të shtetit, për nevojat e të rinjve

Rrjeti Kombëtar i të Rinjve të Shqipërisë: Të bëhet nxitja e punësimit dhe studimi i tregut "Kërkojmë hartimin e një ligji të posaçëm"

-

Prej dhjetorit të 2016ës, të rinjtë në ven din tonë kërkojnë hartimin e një ligji për mbrojtjen e të drejtave të tyre, rregullimi­n e problemati­kave sociale që hasin si dhe për nxitjen e punësimit. Në një intervistë për "Gazeta Shqiptare", Ervjola Osmanaj, presidente e Rrjetit Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri tregon të gjitha dobitë që do të sjellë ky ligj për personat e moshës 14- 29 vjeç. Ajo thekson se futja në fuqi e ligjit për të rinjtë do të nxitë punësimin në radhët e tyre, do të studiojë më mirë tregun e punës dhe do të bëjë të mundur funksionim­in e zyrave të këshillimi­t të karrierës në universite­te. Osmanaj bën me dije se për vitin 2018- 2019 është atribuuar një buxhet prej 0.01% nga buxheti i shtetit për të rinjtë, pra 48 milionë lekë të reja, e si pasojë ajo thekson se ligji për të rinjtë do të kërkojë ndarjen e buxhetit të dedikuar për këtë kategori. Projektlig­ji parashikon gjithashtu edhe shpërndarj­en e bursave të studimit për të gjithë ata që nuk kanë mundësi të shkollohen.

Cili është misioni i Rrjetit Kombëtar të të Rinjve të Rinjve të Shqipërisë dhe në cilat pika është fokusuar aktualisht kjo organizatë?

Aktualisht, Rrjeti Kombëtar i të Rinjve të Shqipërisë është përqendrua­r në dy prioritete kryesore, që kanë të bëjnë me kartën rinore dhe së fundmi po udhëheqim procesin për hartimin e ligjit për të rinjtë në vendin tonë.

Aktualisht në Shqipëri nuk ka një ligj për të rinjtë. Pse mendoni se nevojitet një ligj i tillë?

Nga takimet që kemi pasur me të rinjtë kemi arritur në konkluzion­in që është i domosdoshë­m një ligj për të rinjtë në Shqipëri. Ky ligj do të shërbejë si një mekanizëm shumë i mirë për të rregulluar të gjitha problemati­kat sociale të të rinjve dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre. Gjithashtu, ligji do të krijojë hapësira që të rinjtë jo vetëm të shprehin nevojat që kanë, por të shprehin talentet, të zhvillojnë aktivitete e t'u ofrohet më shumë mundësi për t'u fuqizuar. Vlen të theksoj se ligji ka për synim krijimin e kushteve për mbështetje­n e të rinjve

në vetorganiz­imin social, zhvillimin dhe përmbushje­n e potenciali­t të tyre. Gjithashtu, synojmë që të realizohet edukimi joformal i të rinjve të vendit tonë. Ne synojmë që me hartimin e një ligji të tillë, çështjet rinore të jenë prioritare në axhendat politike.

Nga takimet konsultues­e, cila është grupmosha e të rinjve që parashikoh­et të përfitojnë nga ky ligj?

Bazuar në kërkesat e të rinjve, kemi menduar që nga ky ligj të përfitojnë të gjithë personat e moshës 14- 29 vjeç. Gjithashtu, çdo gjë që kanë nevojë të rinjtë, shërbime, mundësi, mbështetje do të përcaktohe­n me ligj.

Kur është parashtrua­r

kërkesa e parë hartimin e këtij ligji?

Kërkesa për të pasur një ligj për të rinjtë në vendin tonë është parashtrua­r që prej dhjetorit të vitit 2016të, përmes një rezolute për të rinjtë në Kuvendin e Shqipërisë. Një nga pikat kryesore të rezolutës ka qenë edhe hartimi i këtij ligji. Më tej, në 2017- ën, përmes kontratës rinore kombëtare, e kemi kërkuar me zë të lartë sërish hartimin e këtij ligji, edhe pas kërkesave të shumta të të rinjve në 12 qarqe të vendit. Në tetor të 2017- ës, ne kemi bërë takimin e parë konsultues gjithëpërf­shirës me të rinjtë. Takimi i dytë konsultues është zhvilluar në 27 qershor të këtij viti, ku ftuam edhe përfaqësue­s të MASR, ku mori pjesë zv. ministri Shpati Kolgega.

Cilat janë disa nga nevojat e të rinjve shqiptarë?

Të rinjtë kanë problemati­ka përsa u përket shërbimeve, prandaj kemi kërkuar me zë të lartë kartën rinore, pasi përmban të gjitha shërbimet që të rinjtë kanë nevojë dhe ofrohen me kosto të reduktuara apo edhe falas. Në kushte të tilla, ku të rinjtë kanë pak mundësi që të studiojnë e të gjejnë një punë me kohë të pjesshme sa për të përballuar jetesën, ajo kartë do të ishte shumë funksional­e. Të rinjtë sot, sidomos nëpër qytete, nuk kanë qendra rinore, nuk kanë asnjë lloj mënyre për të kaluar kohën e lirë, përveç kafeve dhe lotove që janë shtuar shumë ( janë shprehur si problemati­ka nga të rinjtë). Gjithashtu, të rinjtë kanë probleme në shkolla me infrastruk­turën. Ky ligj do të ketë ndikimin e tij edhe në arsim. Gjithashtu, ka shumë të rinj sot që nuk ndjekin dot arsimin e lartë, pasi nuk kanë mundësi ekonomike dhe ky ligj parashikon që të jepen sa më shumë bursa studimi.

A parashikon ky ligj nxitjen e punësimit të të rinjve?

Natyrisht që po! Nxitja e punësimit të të rinjve është një nga shtyllat kryesore të këtij ligji. Ajo çka është kërkuar edhe në takimet konsultues­e që kemi zhvilluar është që të ketë një studim të tregut të punës. Ne kemi pafund juristë e ekonomistë që diplomohen, por nuk e dimë akoma nëse tregu shqiptar ka nevojë për kaq shumë vende pune apo jo. Gjithashtu, është kërkuar që zyrat e këshillimi­t të karrierës në universite­te të jenë funksional­e, pasi aktualisht nuk funksionoj­në. Studentët ende nuk e dinë se cilat janë degët që mund t'i ofrojnë një punësim të sigurt pas studimeve. Është kërkuar që të vendosen kuota të punësimit rinor, pra të ketë kuota për të rinjtë. Nëse ligji i Vullnetari­zmit do të zbatohej, edhe puna vullnetare e të rinjve do të njihej si eksperienc­ë pune.

Sa është fondi që është vënë në dispozicio­n të nevojave të të rinjve këtë vit dhe a është i mjaftueshë­m?

Të rinjtë kanë kërkuar që buxheti të jetë i ndarë në nivel qendror dhe lokal. Për vitin 2018- 2019 kemi një buxhet prej 0.01% nga buxheti i shtetit për të rinjtë, pra 48 milionë lekë. Çfarë mund të bëhet me kaq për një vit? Asgjë!

Cilat janë pikat ku duhet të mbështetet ligji për të qenë funksional dhe në dobi të të rinjve?

Ligji paraqet nevojën e themelimit të Këshillit Rinor Kombëtar, i cili do të jetë i instaluar brenda qeverisë dhe i përfaqësua­r nga të rinjtë deri në 30 vjeç. U sugjerua që kjo strukturë të jetë e vendosur në atë ministri që do të marrë përsipër të jetë iniciuesja e hartimit të ligjit. Gjithashtu, ligji sanksionon një bazë financiare për mbështetje­n e organizata­ve apo iniciativa­ve rinore, pra e detyron qeverinë që të alokojë një fond të posaçëm nga buxheti i shtetit për mbështetje­n rinore që duhet t'u jepet edhe të rinjve që kanë ide inovative. Gjithashtu, të rinjtë kanë kërkuar që ligji të shtrihet edhe në nivel lokal, pra të gjitha bashkitë të kenë një drejtori rinie, si ajo që kemi në Bashkinë e Tiranës. Dhe bashkitë duhet të kenë plane veprimi sesi do të procedojnë me të rinjtë e qytetit.

Ky projektlig­j a është hartuar mbi bazën e një ligji që funksionon në një tjetër shtet? A është ndjekur një shembull nga ana juaj?

Shpeshherë në media u pasqyrua sikur ne po ecim me shembullin e Serbisë, por u mor si shembull thjesht për të ilustruar se çfarë duhet të përmbajë një ligj për të rinjtë, pra vetëm për orientim. Shqipëria duhet të krijojë një ligj që t'i përshtatet kontekstit shqiptar e nevojave që kanë të rinjtë shqiptarë.

Të rinjtë kanë kërkuar që buxheti të jetë i ndarë në nivel qendror dhe lokal. Për vitin 20182019 kemi një buxhet prej 0.01% nga buxheti i shtetit për të rinjtë, pra 48 milionë lekë. Çfarë mund të bëhet me kaq për një vit? Asgjë!

 ??  ?? Ervjola Osmanaj, presidente e Rrjetit Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri
Ervjola Osmanaj, presidente e Rrjetit Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania