Gazeta Shqiptare

Nean Muçaj: Ndërkombët­arizimi, suksesi i ekonomisë shqiptare

Platforma "SME Albania" zhvillon edicionin e dytë të Akademisë Verore për Biznesin "Interes i lartë nga ana e studentëve të ekonomikut".

-

Të gjithë ata studentë apo sipërmarrë­s që kanë dashur të trajnohen mbi menaxhimin e eksporteve e mbi fushën e tregtisë ndërkombët­are, kanë pasur mundësi të marrin njohuri të thelluara gjatë edicionit të dytë të akademisë verore për SME. Kjo e fundit është një platformë ndërkombët­are, që operon edhe në vendin tonë e ka si synim fuqizimin e sipërmarrë­sve si dhe jep informacio­ne të vlefshme te studentët e kësaj fushe. Në një intervistë për "Gazeta Shqiptare", Nean Muçaj, i cili ka përfunduar studimet master për të Drejtën Private dhe të Biznesit, njëkohësis­ht pjesë e stafit organizati­v të "SME Albania", Instituti Shqiptar i SME- ve tregon mbi temat e trajtuara dhe dobitë që ato sjellin për sipërmarrë­sit. Gjithashtu, Muaçaj bën me dije se interesi nga ana e studentëve ishte i lartë, veçanërish­t për ata që do të dëshironin një vend pune në sektorin privat. Në fund të trajnimit, pjesëmarrë­sit u pajisën me një certifikat­ë si dhe u ofrua një bursë për pjesëmarrj­e në një trajnim 1mujor në Akademinë për Biznesin Ndërkombët­ar ( AIBO) në Pekin në Kinë.

Cili është misioni i platformës "SME ALBANIA"?

"SME Albania" është një platformë e ngritur me qëllim fuqizimin e sipërmarrë­sit në një ekonomi konkurrues­e. Ofron një platformë edukimi dhe trajnimi, që furnizon me njohuri e informacio­n dhe mbështet sipërmarrë­sit në arritjen e sukseseve në aktivitete­t e tyre.

Disa ditë më parë është zhvilluar edicioni i dytë i akademisë verore për SME. Cili është qëllimi i organizimi­t të këtij edicioni?

"SME Summer Academy", pra akademia verore për SME është edicioni i dytë që zhvillohet në Shqipëri, në bashkëpuni­m me "SME Academy Network", në Suedi. Qëllimi i programit të trajnimit ishte ofrimi i njohurive për menaxhimin e eksporteve tek SME- të që dëshirojnë të specializo­hen në fushën e tregtisë ndërkombët­are.

Cilat janë disa prej temave kryesore që u trajtuan në "SME Summer Academy"?

Temat që u trajtuan ishin të shumta. Po përmend disa prej tyre: Guerrila Marketing për biznesin e vogël dhe networking si një strategji marketingu, nga Z. Keneth OE Sundin,

themelues i ' SME Academy Netëork'; menaxhimi i zinxhirit të furnizimit, nga Z. Daniel Guçe, ekspert për aftësitë e SME- ve, drejtor i programit të SASME 2018. Gjithashtu, u diskutua edhe për programet Interreg IPA 2014- 2020, nga Z. Gentian Xhaxhiu, Departamen­ti i Fondeve të BE- së, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme si dhe bashkëpuni­mi tregtar Shqipëri- Kinë, nga z. Lian Gang, këshilltar ekonomik e Tregtar, Ambasada e Kinës në Shqipëri. Më tej u fol edhe për hyrjen në strategjin­ë dhe planifikim­in e eksportit, nga Z. Alex Silvestri, konsulent dhe ekspert i Zhvillimit të SME- ve, Universite­ti Sussex, Britani e Madhe di dhe për marrëveshj­et tregtare shqiptare: CEFTA, EFTA, BE etj., nga Znj. Anxhela Bushati, përgjegjës­e e sektorit të menaxhimit të programeve të Zhvillimit Ekonomik, Ministria e Financës dhe Ekonomisë. Vlen të theksoj se u disku-

tua edhe mbi ligjin e Procedurav­e Doganore në Shqipëri, nga Z. Drilon Bushati. Drejtor në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Doganave.

Sa ishte numri i studentëve pjesëmarrë­s në këtë edicion dhe a pati interes nga përfaqësue­s të bizneseve mbi temat e diskutuara?

Në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm dhe z. Kenneth OE Sundin, themelues i ' SME Academy', përfaqësue­s nga Ambasada e Holandës në Shqipëri, përfaqësue­s nga Ambasada e Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri si dhe përfaqësue­s të institucio­neve të ndryshme në Shqipëri, ku po përmend z. Ilir Halilaj zëvendësmi­nistër i Bujqësisë, etj. Në total morën pjesë 50 veta ku ishin studentë të universite­teve të ndryshme dhe përfaqësue­s të bizneseve si agropërpun­im, tekstile, shërbime konsulence, E- Komerce, llogjistik­ë transporti ndërko- mbëtar, etj.

Cilat janë disa prej mundësive që iu ofrohen nga "SME- Albania" dhe nga ky trajnim sipërmarrë­sve shqiptarë?

Ky institut do t'u ofrojë mundësi sipërmarrë­sve të mësojnë dhe të njihen me praktika e koncepte të reja gjatë drejtimit të bizneseve të tyre, në mënyrë që të kenë mundësi të adresojnë problemati­kat, që lindin në sektorët dhe bizneset përkatëse. Do të zhvillohen mekanizma mbështetje­je dhe programe të reja të zhvillimit të biznesit, që ndihmojnë sipërmarrë­sit aktualë dhe të ardhshëm në rritjen e biznesit të tyre dhe zhvillimin e kapacitete­ve. Sipërmarrë­sit e vegjël dhe të mesëm kanë nevojë të rrisin njohuritë e tyre vazhdimish­t lidhur me mundësitë në Shqipëri dhe në tregjet ndërkombët­are, zhvillimet në sektorët përkatës, menaxhimin financiar dhe formulimin e strategjiv­e që rrisin shitjet dhe fitimet.

Sa i vlefshëm është për studentët e ekonomikut një trajnim i tillë?

Absolutish­t që interesi nga ana e studentëve ishte i lartë. Madje, në çdo kohë interes ka nga studentë që bëjnë kërkime në fushat e tregtisë ndërkombët­are dhe hulumtimit të tregut, apo edhe ata që do të dëshironin një vend pune në sektorin privat, trajnime të këtij lloji dhe niveli janë tepër të nevojshme dhe me interes. Pjesëmarrë­sit u pajisën me një certifikat­ë. Gjithashtu, u ofrua një bursë për pjesëmarrj­e në një trajnim 1- mujor në Akademinë për Biznesin Ndërkombët­ar ( AIBO) në Pekin në Kinë.

Cilët janë disa prej b a s h k ë p u n ë t o r ë v e ndërkombët­arë të "SME Albania"?

Partnerët e Akademisë Verore për SME janë Ambasada e Holandës në Shqipëri, Ambasada e Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri, Programi ItaloShqip­tar për zhvillimin e SME- ve në Shqipëri ( PRODAPS Albania), SME ACADEMY dhe ETF European Trainig Foundation.

 ??  ?? Gjatë trajnimit nga "SME Albania"
Gjatë trajnimit nga "SME Albania"
 ??  ?? Nean Muçaj, pjesë e stafit organizati­v të "SME Albania", Instituti Shqiptar i SME
Nean Muçaj, pjesë e stafit organizati­v të "SME Albania", Instituti Shqiptar i SME

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania