Gazeta Shqiptare

Ligji për emrin e Maqedonisë, Kuvendi e miraton sërish

Presidenti s'e dekretoi, Zaev: Ivanov duhet të nënshkruaj­ë ligjin Xhaferi: Kryen shkelje ligjore nëse nuk pranohet

-

Gjorge Ivanov, presi denti i Maqedonisë duhet ta nënshkruaj­ë ligjin për ratifikimi­n e Marrëveshj­es me Greqinë, ndërsa referendum­i vetëm do ta konfirmojë këtë, apeloi sot kryeminist­ri Zoran Zaev. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas lëshimit në përdorim të sistemit të parë fotovoltai­k në objekt privat, Zaev përmendi se për herë të parë pas 27 viteve qytetarët kanë mundësi të vendosin për të ardhmen e Maqedonisë. "Besoj në popullin tonë dhe në suksesin e procesit, me të cilin do të mburren shumë gjenerata",- tha kryeminist­ri. Duke e quajtur Marrëveshj­en korrekte dhe të drejtë, Zaev përmendi se ajo u ratifikua dy herë. Ndërkohë nga ana tjetër, Kuvendi i Maqedonisë sërish ka ratifikuar Marrëveshj­en për emrin me Greqinë, pasi votimi i parë ka dështuar për shkak të refuzimit të presidenti­t të shtetit, Gjorge Ivanov për ta dekretuar ligjin. Edhe votimi i së enjtes ka kaluar me 69 vota pro, dhe vetëm një votë të përmbajtur, ndërkohë nuk ka pas asnjë votë kundër, pasi në seancën parlamenta­re nuk ishin të pranishëm deputetët e opozitës maqedonase VMRO- DPMNE- së. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka thënë se "presidenti Ivanov është i obliguar me Kushtetutë që kësaj radhe ta dekretojë ligjin, në të kundërtën ai bën shkelje ligjore". Xhaferi ka paralajmër­uar se ligjin do ta dërgojë për publikim në "Gazetën Zyrtare" pa firmën e kreut të shtetit,

sikur edhe ligjin për gjuhën shqipe, që gjithashtu dy herë është miratuar në Kuvend për shkak të refuzimit të presidenti­t për ta

dekretuar. Edhe shefi i diplomacis­ë, Nikolla Dimitrov i ka bërë thirrje presidenti­t të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov që të dekre- "Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov duhet ta nënshkruaj­ë ligjin për ratifikimi­n e Marrëveshj­es me Greqinë, ndërsa referendum­i vetëm do ta konfirmojë këtë. Besoj në popullin tonë dhe në suksesin e procesit, me të cilin do të mburren shumë gjenerata",tha Zaev.

tojë Marrëveshj­en për emrin, pasi sipas tij nuk qëndrojnë pretendime­t e presidenti­t Ivanov se kjo marrëveshj­e është antikush- tetuese. Dimitrov tha se nuk mbrohet Kushtetuta duke e shkelur atë. "Pika e parë është më përmbajtje­sore, pasi aty thuhet se nuk mund të pranohen ide dhe propozime që rrezikojnë identiteti­n nacional maqedon. Unë dua t'ju bind se asnjë anëtar i qeverisë, as kryeminist­ri, e askush tjetër nuk do të pranojë ide të tilla. Marrëveshj­a jo vetëm që nuk e rrezikon identiteti­n, gjuhën dhe gjithçka që ka të bëjë me veçoritë maqedonase, por përkundraz­i i forcon edhe më shumë", u shpreh ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov. Por, pavarësish­t kësaj, opozita ka paralajmër­uar padi penale ndaj të gjithë tyre që pretendon se kanë "tradhtuar interesat nacionale maqedonase". "VMRO DPMNE nuk do të bëhet pjesë e kapitulimi­t. Nuk do të marrim pjesë në seancën ku miratohet kjo marrëveshj­e aq e dëmshme për ndryshimin e emrit të shtetit dhe prek identiteti­n e maqedonase­ve", tha Sekretari i Përgjithsh­ëm i VMRODPMNE- së Igor Janushev. Ndërkohë që partitë shqiptare votuan marrëveshj­en me të cilën sipas tyre zhbllokohe­t procesi euro- integrues.

 ??  ?? Kuvendi i Maqedonisë
Kuvendi i Maqedonisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania