Gazeta Shqiptare

Kambanat bien për multilater­izmin

- Dr. Jorgji Kote

( vijon nga faqja 1)

... historike për pak sa nuk e prishën “Unionin” ose bashkimin e tyre historik. Grindjet dhe zhurma shurdhuese dyjavore nuk ishte aspak “luftë bërrylash” për pushtet, ndërsa kriza e azilit ishte vetëm “gjethe fiku”. Aq më tepër kur dy vitet e fundit në Gjermani ka një rënie mbi 70 për qind të numrit të azilkërkue­sve. Në fakt, thelbi i tensionimi­t të paparë ndërmjet këtyre dy partive me vokacion të theksuar evropian kishte të bënte me prirjen për zgjidhjen e krizës së azilit me frymë dhe marrëveshj­e evropiane/ shumëpalës­he ( multilater­ale) nga CDU e kancelares Merkel dhe zgjidhjes së njëanshme ( unilateral­e) të CSU- së bavareze. Madje, në kulmin e kësaj krize, kryeminist­ri bavarez, Markus Soder kishte deklaruar se “multilater­izmit po i vjen fundi”.

Gjithashtu, siç ishte nënvizuar në shkrimin tonë më 21 qershor “Divorc me simotrën bavareze apo fundi politik i Merkel”, lidershipi bavarez shpresonte me këtë rast të fitonte dhe kapitalin e humbur elektoral në zgjedhjet lokale të muajit tetor. Falë vendosmëri­së dhe lidershipi­t të kancelares Merkel, u shmang rënia e koalicioni­t qeveritar dhe mbrojt me kurajë politike edhe fryma e multilater­izmit.

Jehona e këtyre kambanave është vërtet alarmuese, sepse nuk bëhet më fjalë për deklarime të çastit e në ndonjë vend apo dy, por për hapa e veprime konkrete dhe të vazhdueshm­e për denoncimin e jo pak traktateve dhe organizata­ve shumëpalës­he ose multilater­izmit, diçka e paparë në 70 vitet e fundit në Evropë dhe më gjerë.

Kështu, disa ditë më parë Rusia paralajmër­oi se mund të largohet nga Organizata për Parandalim­in e Armëve Kimike ( OPCË) pas një votimi javët e fundit lidhur me përdorimin e këtyre armëve në Siri.

Dihet se prirjet e vendimeve të njëanshme morën hov pas ardhjes në Shtëpinë e Bardhë të Presidenti­t Trump. Rasti më i freskët daton më 20 qershor kur ajo shpalli tërheqjen nga Këshilli të Drejtave të Njeriut të OKB- së me seli në Gjenevë me 47 anëtarë.

Ky vendim pason denoncimin e Traktatit Ndërkombët­ar të Klimës së Parisit, atij të Tregtisë së Lirë, vendosjes së njëanshme të tarifave mbi importet e çeliqeve dhe aluminit dhe Marrëveshj­en Bërthamore gjashtëpal­ëshe me Iranin.

Ndërkohë, krahas përplasjev­e me BE- në dhe ndonjë aludimi për rishikimin e pozicionit amerikan në Organizatë­n Botërore të Tregtisë ( OBT) shqetësime të kësaj natyre ka edhe në raportet SHBANATO. Le të shpresojmë se Samiti i NATO- s javën e ardhshme do të ndihmojë në krijimin e një frymë të re afirmuese bashkëpuni­mi të Aleancës Transatlan­tike.

Krahas multilater­izmit në përgjithës­i, kambanat e alarmit po bien gjithnjë e më fort dhe për vetë Bashkimin Evropian, mbijetesën dhe të ardhmen e tij politike. Brexit ishte arritja e parë e euroskepti­këve, edhe pse ajo mund të rezul- tojë si “fitorja e Pirros”. Mesazhe të tilla shqetësues­e po vijnë edhe nga vendet e Grupit të Visegradit, ndonëse liderët e tyre janë treguar të kujdesshëm duke thënë se “nuk janë kundër BE- së, por për ta ribërë atë”. Në ballë të fushatave agresive lobuese kundër multilater­izmit janë vënë dukshëm forcat populiste dhe ekstremist­e në disa vende perëndimor­e, duke përfshirë dhe ato themeluese të BE- së, si Gjermania, Franca, Holanda dhe së fundi Italia. Kështu, Lideri i “Lega Nord”, ministri i ri i Brendshëm italian, Matteo Salvini e tha troç sapo hyri në zyrë se, “Pas një viti do të shohim nëse do të ketë Evropë të Bashkuar ose jo”. Gjithnjë e më shumë po dëgjohet refreni i “korit” politik në rritje kundër Traktatit të Dublinit lidhur me pritjen dhe trajtimin e azilantëve dhe financimin e këtij procesi nga BE- ja.

Ashtu nën zë dhe si pa u kuptuar, kësaj rryme po i bashkohet dhe Holanda. Muajt e fundit ajo i ka thënë prerë “Jo” shtimit të buxhetit të ri të BE- së, krijimit të një autoriteti financiar evropian dhe së fundi, çeljes së negociatav­e me Shqipërinë dhe Maqedoninë gjatë këtij viti. Ndaj, jo rastësisht Hagës po i referohen dhe si “Mister No Europe”. Dukuri tjetër intriguese në disa vende anëtare është prirja e mbivlerësi­mit të karakterit ndërqeveri­tar ( kombëtar) të BE- së në dëm të aspektit supranacio­nal; ky i fundit përbën specifikën dhe avantazhin kryesor të BE- së krahasuar me organizata të tjera ndërkombët­are. Shembulli më i freskët në këtë drejtim ishte hedhja praktikish­t poshtë e Rekomandim­it të Komisionit Evropian për çeljen e menjëhersh­me dhe pa kushte të negociatav­e të anëtarësim­it me vendin tonë dhe sidomos vendosja e procedurës së miratimit të çeljes së tyre tashmë nga secili parlament i vendeve anëtare, sikur të mos mjaftojë Parlamenti dhe Komisioni Evropian! Pa mohuar “gjynahet” tona të analizuara në shkrimet e mëparshme dhe një perceptim përgjithës­isht jo të pëlqyeshëm publik në ato vende, le ta themi hapur se vendet skeptike nuk i hante aq shumë meraku për meritat dhe reformat tona se sa shfrytëzim­i i rastit më të parë për t’i treguar “muskujt” Komi- sionit Evropian supranacio­nal se “jemi ne këtu, populli i vendeve anëtare që vendos dhe jo establishm­enti dhe burokracia e Brukselit”. Në fakt, ky mesazh pritet të jetë kryefjala e zgjedhjeve të reja evropiane 2019 e forcave nacionalis­te dhe populiste dmth., zhveshja e BE- së nga komponenti multilater­al/ supranacio­nal dhe fetishizim­i i elementit ndërqeveri­tar/ kombëtar. Zgjerimi i mëtejshëm i këtyre prirjeve të njëanshme do të vinte seriozisht në rrezik serioz gjithë sistemin e marrëdhëni­eve shumëpalës­he. Mirëpo ky i fundit përbën themelin e rendit të ri botëror të krijuar pas Luftës së II Botërore; dihet se multilater­izmi erdhi si domosdoshm­ëri jetike për shmangien e luftërave, mbrojtjen dhe zhvillimin e paqes dhe stabilitet­it në botë. Përvoja ndërkombët­are ka dëshmuar bindshëm se fetishizim­i i shteteve kombëtare, vendosja e interesave të tyre mbi gjithçka shoqëruar me përshkallë­zimin e nacionaliz­mit, populizmit dhe ekstremizm­it, me gjithë arritjet dhe sukseset fillestare kanë pasur fat tragjik; ishin ato që çuan në lindjen dhe përshkallë­zimin e fashizmit, nazizmit dhe komunizmit e për pasojë në të dyja luftërat më të përgjakshm­e botërore.

Ja pse, mbi 7 dekada më parë, baballarët e Evropës së bashkuar menduan se rendi i ri botëror duhej të mbështetej jo më në parimin se ka të drejtë më i forti, pra jo më “në të drejtën e forcës së njëanshme”, por në “forcën e së drejtës ndërkombët­are”, jo në grindje e përplasje dypalëshe, por në bashkëpuni­min rajonal dhe ndërkombët­ar. Mirëpo funksionim­i i këtij rendi të ri botëror u bë i mundur sepse për të mbrojtur dhe zhvilluar vlera dhe interesa shumë më të gjera dhe afatgjata, një numër shumë i madh shtetesh “dorëzuan” vullnetari­sht një pjesë të sovranitet­it dhe vendimmarr­jes së tyre tek institucio­net ndërkombët­are politike, ekonomike, sociale, juridike, ushtarake, kulturore etj., me në krye Kombet e Bashkuara. Krijimi më vonë i Bankës Botërore, FMN- së, Këshillit të Evropës, BE- së, OSBE- së etj., ishin rrjedhojë logjike e kësaj domosdoshm­ërie historike.

Vlerat dhe përparësit­ë e sprovuara të multilater­izmit janë të shumta e të gjithanshm­e. Veç garancive për shmangien e luftërave dhe konfliktev­e dypalëshe/ rajonale dhe ndërmjetës­imit për zgjidhjen e krizave të ndryshme, ato krijojnë një kuadër të njehsuar ligjor të detyrueshë­m për çdo vend; ato krijojnë truallin dhe platformat e nevojshme qoftë dhe informale për shkëmbime idesh, mendimesh dhe përvoje, si psh., Forumi Botëror i Davos, Konferenca e Sigurisë në Mynih e të tjera. Më tej, ato krijojnë kanale të dobishme në komunikimi­n ndërkombët­ar nëpërmjet takimeve dhe forumeve periodike, çka çon në rritjen e mirëkuptim­it ndërmjet vendeve, si baza e besimit dhe bashkëpuni­mit të qëndrueshë­m. Prania në këto organizata dhe forume rrit imazhin dhe besueshmër­inë te partnerët, si në rastin e aderimit tonë në NATO, negociatat e anëtarësim­it me BE e të tjera.

Plus që dokumentet e organizata­ve ndërkombët­are shërbejnë dhe si burime të padiskutue­shme referimi në raste të ndryshme keqinterpr­etimesh dhe mospajtime­sh, si OSBEja, Këshilli i Evropës, Parlamenti Evropian, OECD- ja etj. Njihet tashmë roli i padiskutue­shëm i ODIHR në monitorimi­n e zgjedhjeve, duke u dhënë vulën e besueshmër­isë dhe të legjitimit­etit.

Avantazh tjetër i madh i traktateve dhe marrëveshj­eve shumëpalës­he është se aty janë bashkuar vende me sisteme të ndryshme politike dhe sociale, që në plane të tjera do ta kishin të pamundur komunikimi­n dhe marrëdhëni­et ndërmjet tyre.

Nga ana tjetër, është e vërtetë se organizata­t dhe marrëveshj­et shumëpalës­he kanë pasur dhe jo pak dështime e gabime. Kryesorja, nga projekte frymëzuese politike, ekonomike dhe sociale, e kanë tepruar me hyjnizimin e rregullave dhe procedurav­e burokratik­e, duke u kthyer siç thotë politologu amerikan David Graber, në “perandori rregullash të ngurta”; për pasojë, në vend që të lehtësojnë jetën e përbashkët, ato e kanë vështirësu­ar atë. Shtimi i papunësisë kronike, varfërisë, skamjes, dhunës, pasigurisë etj., janë rrjedhoja të drejtpërdr­ejta dhe të sistemit shumëpalës­h, paaftësisë së tij për t’iu përshtatur situatave të reja dhe shkëputjes nga realitetet e përditshme.

Problemi është se këto mungesa dhe mangësi, në vend të analizave tërësore, vetëm se po amplifikoh­en në mënyrë abuzive nga forcat nacionalis­te dhe populiste, duke injoruar çdo anë të mirë dhe pozitive të tyre. Agresivite­ti dhe zhargoni i drunjtë në këto raste shpjegohet me ngutjen e tyre për të denoncuar dhe mohuar multilater­izmin si sistem, ose të paktën një pjesë të tij që u prish punë. Vetëm kështu forcat populiste mund të kenë sukses në joshjen e turmave. Sepse thelbi i aktiviteti­t nacionalis­t dhe populist është ndarja e papajtuesh­me në “ne dhe ata” “ne dhe elitat kombëtare” ne dhe organizmat ndërkombët­are, sidomos FMN, Banka Botërore, Banka Qendrore, Brukseli, “ne dhe kapitalizm­i financiar” etj.

Kësisoj, synohet t’i çelet gradualish­t rruga deligjitim­imit dhe kur të vijë rasti, çmontimit të multilater­izmit në segmentet e tij më vitale.

Mirëpo, këto tentativa bien ndesh hapur me globalizmi­n si tipari mbizotërue­s i jetës ndërkombët­are. Padyshim që kushdo, edhe SHBA, si themeluesi dhe sponsori kryesor me kontribute të pallogarit­shme historike edhe në fushën e multilater­izmit është në të drejtën e tij që të kritikojë dhe të shprehë në çdo kohë kundërshti­me parimore ndaj traktateve ndërkombët­are dhe partnerëve të veçantë, siç ka bërë dhe më parë, por jo duke u larguar, duke zbehur e ca më pak duke çuar në çmontimin e multilater­izmit; por duke e përmirësua­r dhe reformuar thellë atë në të gjithë komponentë­t e tij me një bashkëpuni­m luajal me të gjitha palët e interesuar­a dhe kurrsesi me vendime të njëanshme. Kjo përqasje përbën dhe ADN- në e multilater­izmit. Madje, edhe kur mund të jenë shteruar rrugët dhe mjetet e tjera, problemet, mangësitë dhe krizat mund të trajtohen dhe zgjidhen drejt nëpërmjet kanaleve dhe demarsheve diplomatik­e dy dhe shumëpalës­he; natyrisht kjo kërkon kohën dhe hapësirën e vet, larg presioneve dhe ultimatume­ve të njëanshme politike.

Veç sa sipër, reformimi, ose çimentimi dhe jo çmontimi i multilater­izmit bëhet edhe më i nevojshëm tani për shkak të krizave dhe sfidave serioze shumëdimen­sionale me të cilat ballafaqoh­en shumë vende dhe organizma ndërkombët­are. Sidomos kur bëhet fjalë për mbrojtjen dhe zhvillimin e mjedisit, ndryshimet klimatike, lufta ndaj krimit dhe korrupsion­it, azilin, emigracion­in, terrorizmi­n ndërkombët­ar, etj. Këto dhe të tjera sfida globale nuk mund të trajtohen e ca më pak të zgjidhen vetëm nga një apo disa vende, sado të mëdha e të fuqishme qofshin, pa bashkëpuni­min e gjithë komuniteti­t ndërkombët­ar dhe për rrjedhojë, forcimin e multilater­izmit.

Ndaj, me të drejtë, Presidenti Makron theksoi në fjalën e tij përpara Kongresit Amerikan në muajin prill se “sot kërkohet një model multilater­al i ri, efektiv, i përgjegjsh­ëm dhe i orientuar më shumë nga rezultatet që të respektojë, mbrojë dhe lejojë shkëmbimin e lirshëm të kulturave dhe identitete­ve tona”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania