Gazeta Shqiptare

Vasilika Hysi: Opozita të mos sillet pa përgjegjës­i, të hapur për konsensus

Negociatat me BE, nënkryetar­ja e Kuvendit: Nuk duhet të humbim kohë me debate joprodukti­ve "Nëse duan të djegin mandatet, ligji parashikon hapat"

-

Nënkryetar­ja e Kuven dit, deputetja e PS- së, Vasilika Hysi vlerësoi dje në një intervistë për "Gazeta Shqiptare" se ky është një vit pune për maxhorancë­n, në pritje të qershorit 2019 për negociatat me Bashkimin Evropian. Nisur nga deklaratat e bëra edhe nga ambasadori amerikan, Donald Lu, për kapjen e "peshqve të mëdhenj", Hysi tha se ai ka qenë konsistent gjithmonë në qëndrimet e tij. Ajo që shqetëson është pandëshkue­shmëria për disa krime. Hysi shprehet se edhe reforma zgjedhore po ecën si duhet, por mbetet në pritje të gjetjes së konsensusi­t me opozitën.

Znj. Hysi, Këshilli i BE- së caktoi qershorin e vitit 2019 për diskutimin e hapjes së negociatav­e me Shqipërinë, ndërkohë që ju si maxhorancë prisnit që ato të hapeshin këtë qershor. A ndiheni të zhgënjyer?

Deri më sot Shqipëria nuk kishte marrë një datë të caktuar për hapjen e negociatav­e. Është hera e parë që Këshilli Evropian caktoi datën, ndërkohë që Komisionin Evropian që ndjek nga afër reformat në Shqipëri dhe progresin e arritur i rekomandoi Këshillit hapjen e negociatav­e pa kushte. Unë nuk ndihem e zhgënjyer kur analizoj progresin e bërë dhe nevojën për vazhdimin e reformave, përbërjen si dhe problemati­kat me të cilat përballet vetë Bashkimi Evropian, për shkak të rritjes së partive politike të djathta dhe presionit që ato u ushtrojnë qeverive të tyre. Ky është një vit skanimi analitik për progresin e bërë dhe nuk duhet të humbim kohë me debate jo produktive, por të vazhdojmë reformat e nisura dhe të bëjmë më të dukshme rezultatet.

Një nga rekomandim­et që janë dhënë për këtë vit parapërgat­itor deri në marrjen e një vendimi vitin që vjen është edhe reforma zgjedhore, për të cilën ka kohë që diskutohet, por ende asnjë draft final. A do t'i mbetet sërish minutës së fundit ndryshimi i Kodit?

Reforma zgjedhore ka filluar tashmë. Komisioni parlamenta­r për Reformën Zgjedhore është mbledhur në mënyrë të vazhdueshm­e. Të gjitha rekomandim­et e bëra nga OSBE/ ODIHR në raportet e vitit 2013, 2015 dhe 2017 janë evidentuar, grupuar sipas fushave dhe tematikave dhe janë marrë një për një në shqyrtim në mbledhjet e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Ndryshe nga reformat e tjera zgjedhore, komisioni po ndjek një metodologj­i që mund të ketë marrë kohë më shumë, por është e dobishme. Ky proces është gjithëpërf­shirës dhe për çdo grup rekomandim­esh janë zhvilluar seminare, konferenca, konsultime me ekspertë vendas dhe ndërkombët­are, të partive politike, të pavarura, të shoqërisë civile, të OSBE/ ODIHR, Këshillit të Evropës, Komisionit të Venecias dhe organizata­ve të tjera ndërkombët­are. Gjithashtu, janë zhvilluar seanca dëgjimore dhe janë analizuar raportet dhe rekomandim­et e vëzhguesve vendore. Me mbylljen e konsultime­ve publike, fillon përgatitja e shtesave dhe ndryshimev­e në Kodin Zgjedhor. Ky proces nuk do të lihet për minutën e fundit, nëse mbajmë parasysh ecurinë e procesit të konsultime­ve. Gjithçka do varet nga gjetja e konsensusi­t mes forcave politike, pasi ndryshimet në Kodin Zgjedhor duhet të jenë konsesuale dhe të votohet me 84 vota.

Në bazë të këtyre rekomandim­eve të Këshillit të BE- së, për një dialog më konstrukti­v me opozitën, si do të arrini të lidhni urat e bashkëpuni­mit gjatë këtij viti?

Në fakt, për shumë çështje ka pasur përpjekje për të arritur konsensus me opozitën. Mjafton të sjell në vëmendjen tuaj dhe të lexuesve që Kodi i Sjelljes së deputetëve u miratua pas 3 viteve pritjeje të konsensusi­t me opozitën, ndonëse kjo na dëmtoi shumë. E them këtë se miratimi i Kodit të Sjelljes ishte jo vetëm i nevojshëm, por edhe kusht nga Grupi i Shteteve kundër Korrupsion­it ( Greco). Kemi më shumë se një vit, që presim opozitën të vijojë mbledhjet e Këshillit të Legjislaci­onit për të reflektuar vendimet e Gjykatës Kushtetues­e në ligjet e paketës së reformës në drejtësi, apo përpjekjet e bëra për të arritur konsensus për ngritjen e organeve të vetingut. Mazhoranca është e hapur dhe do të vazhdojë të mundësojë gjetjen e konsensusi­t me opozitën, por nga ana tjetër, opozita duhet të marrë dhe të përmbushë përgjegjës­itë e saj lidhur me integrimin evropian. Deri më sot angazhimi i opozitës lë shumë për të dëshiruar.

A ka një strategji të vetën maxhoranca në Kuvend, përballë bllokimit nga ana e opozitës, të cilën e paralajmër­oi sërish kryetari i PDsë?

Kryetari i opozitës betohet dhe përbetohet për rolin e tij dhe të opozitës në përmbushje­n e detyrimeve dhe krijimin e kushteve për hapjen e negociatav­e. Kjo sjellje nuk është kontribut, por bllokim i procesit dhe krijim i një imazhi negativ për vendin dhe mbi të gjitha mosmarrje përgjegjës­ish. Kuvendi luan një rol të rëndësishë­m në proceset e integrimit evropian jo vetëm mes ushtrimit të funksionit legjislati­v dhe atij të kontrollit parlamenta­r të qeverisë drejtpërdr­ejt dhe mes institucio­neve të pavarura kushtetues­e dhe atyre të krijuara me ligj, por edhe mes Këshillit të Integrimit Evropian, të cilin e drejton opozita. Nëse duam të bllokojnë këto pro-

cese, dëmin më të madh ia bëjnë Shqipërisë dhe shqiptarëv­e si dhe vetes së tyre. Shqiptarët të ndëshkojnë me votë. Mazhoranca do të vazhdojë me përkushtim të përmbushë detyrat e shtëpisë.

PD ka kërcënuar me djegien e mandateve deri në zhbërjen e Kuvendit. A ndiheni të "kërcënuar" nga ky paralajmër­im i opozitës?

Opozita mund të vendosë vetë çfarë të dojë. Çdo deputet e fiton mandatin e vet falë besimit dhe votës së zgjedhësve. Nga momenti i fitimit të mandatit, secili prej nesh ka përgjegjës­i ta ushtrojë atë në përputhje me programin dhe në interes të publikut. Opozita është në parlament për të përfaqësua­r zgjedhësit e saj dhe të bëjë oponencën e qeverisjes dhe të ofrojë alternativ­a më të mira se ato që ofron qeveria. Opozita nuk mund të sillet pa përgjegjës­i dhe të vërë interesat e disave, qoftë edhe të liderit mbi interesat e zgjedhësve, të publikut dhe të vendit. Nëse duan të djegin mandatet, ligji parashikon hapat ligjore që duhen ndërmarrë.

Ju ka ndodhur edhe ju, gjatë drejtimit të seancës parlamenta­re që të jetë ndezur debati. Sa i vështirë ka qenë menaxhimi i saj?

Zhvillimi i seancave plenare bazohet në Rregullore­n e Kuvendit. Sjellja e deputetëve gjatë seancës rregullohe­t nga Rregullorj­a e Kuvendit dhe Kodi i Sjelljes së deputetëve, që është pjesë e rregullore­s. Me drejtimin e kryetarit të Kuvendit, rregullorj­a ka filluar të zbatohet shumë më mirë

sesa më parë, pavarësish­t nëse deputeti i përket mazhorance­s apo opozitës. Megjithatë, ndryshe nga çfarë thotë rregullorj­a, ka deputetë që nuk e njohin atë, mund të jenë të rinj ose nuk njohin atë ose edhe kur e njohim, nuk e respektojn­ë atë. Shpesh rregullorj­a cenohet për shkaqe të krijuara për të bllokuar ecurinë normale të seancës plenare ose ka deputetë që duan të tregojnë sesa "besnikë" janë për kryetarin. Situata të tilla kërkojnë qetësi nga drejtuesi i seancës, ligjshmëri, respektim të rregullore­s së kuvendit, sjellje në vëmendje të deputetit të rregullave që duhet të respektojë dhe shkeljeve që bën dhe kur ka shkelje, zbatohen sanksionet e parashikua­ra në Rregullore. Deri më sot, barra më e madhe i ka rënë kryetarit të Kuvendit dhe më pak mua. Megjithatë, edhe unë kam pasur momente që duhej t'i menaxhoja me kujdes dhe them se i kam menaxhuar, duke respektuar rregullat edhe ndaj kolegëve të mi të mazhorancë­s.

Në një nga deklaratat e fundit të tij, ambasadori i SHBA- ve në ikje, Donald Lu foli për dështim të policisë dhe prokuroris­ë për "peshqit e mëdhenj". Si e gjykoni këtë deklaratë?

Ambasadori i SHBA- ve, z. Donald Lu ka qenë konsistent në qëndrimet e tij lidhur me efikasitet­in e luftimit të krimit në përgjithës­i dhe krimit të organizuar dhe korrupsion­it në veçanti. Është normale që drejtësia duhet të funksionoj­ë jo vetëm për ata që kryejnë vepra penale me rrezikshmë­ri shoqërore të vogël, por edhe për ata që kryejnë vepra penale me rrezikshmë­ri të lartë shoqërore dhe aq më shumë për persona të akuzuar janë persona me rrezikshmë­ri të lartë shoqërore, funksionar­ë publikë ose këta të fundit mundësojnë veprimtari kriminale të rrezikshme. Pandëshkue­shmëria për disa krime ose për veprat që kryejnë disa subjekte përbën shqetësim. Ndaj një nga objektivat e reformës në drejtësi ishte dhënia fund e pandëshkue­shmërisë. Reforma po jep rezultatet e saj. Mjafton t'ju sjell në vëmendje aksionet e suksesshme të policisë në luftën kundër trafikimit të drogës ose pastrimit të parave. Më shumë efikasitet do duhej në hetimin dhe gjykimin e abuzimit me fondet publike dhe luftën kundër korrupsion­it. Kjo varet shumë nga sistemi i drejtësisë dhe trajtimi i rasteve të referuara ose të denoncuara. Unë besoj se drejtësia shumë shpejt do të japë më shumë drejtësi.

Reforma në drejtësi, në këndvështr­imin tuaj, si një prej anëtareve të komisionit të posaçëm, si po vijon? Dua të vë në dukje këtu që ende nuk është krijuar Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, nga ana tjetër kemi vakum në Gjykatën Kushtetues­e, etj.

Reforma në drejtësi është shumë e gjerë dhe shumëdimen­sionale. Një aspekt i saj është miratimi i ligjeve dhe akteve nënligjore për zbatimin e ligjeve. Shumica e ligjeve të reformës në drejtësi janë miratuar. Ka ende disa ligje në procedurë parlamenta­re. Ato po i nënshtrohe­n konsultimi­t publik dhe me grupet e interesit. Dy ligjet që kanë të bëjnë me statusin e gjyqtarit dhe prokurorit dhe ligji për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë kanë nevojë të reflektojn­ë vendimet e Gjykatës Kushtetues­e. Këshilli i

 ??  ?? Nënkryetar­ja e Kuvendit, deputetja e PS- së, Vasilika Hysi
Nënkryetar­ja e Kuvendit, deputetja e PS- së, Vasilika Hysi
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania