Gazeta Shqiptare

Negociatat për kufirin detar, Rama takon Cipras në Londër

Mediat greke raportuan shtyrjen me afat të pacaktuar për paktin Dy kryeminist­rat, të martën në samitin e drejtuar nga Tereza Mei

-

legjislaci­onit është përgjegjës për të reflektuar vendimet. Sikundër e theksova më lart, ky këshill filloi nga puna, shqyrtoi një pjesë të rekomandim­eve, por nuk u mblodh më. Këshilli drejtohet me rotacion dhe radhën e ka përfaqësue­si i opozitës. Reforma ka edhe një aspekt tjetër: hartimin e akteve nënligjore për ligjet e miratuara. Kjo punë po ecën. Misioni Euralius V dhe misione të tjera po asistojnë organet përgjegjës­e të përmbushin detyrimet. Aspekt shumë i rëndësishë­m i reformës që pak përmendet dhe analizohet është miratimi i shumë shtesave dhe ndryshimev­e në kode dhe ligje, parashikim­i i institutev­e të reja që mundësojnë akses më të mirë dhe të shpejt në drejtësi. Do vlerësoja të kishte analiza, vëzhgime dhe studime të pavarura për të parë efikasitet­in e tyre dhe për të informuar më mirë publikun. Kështu, ndryshimet e mëdha të bëra në kuadër të reformës në drejtësi nuk njihen sa dhe si duhet dhe nga të gjithë, qofshin edhe profesioni­stë. Mjafton të sjell në vëmendjen tuaj se në kuadër të luftimit të krimit të organizuar mes goditjes së pasurive që burojnë nga aktivitete kriminale, ligji i njohur në publik si ligji antimafia ka ndryshuar duke krijuar mundësi që asetet dhe paratë e konfiskuar­a dhe të sekuestrua­ra të përdoren për kompensimi­n e viktimave të krimit, për formimin profesiona­l, punësimin dhe mbështetje­n e shoqërisë civile që ofron shërbime ndaj viktimave. Rezultati dhe modeli i parë i përdorimit të aseteve të konfirmuar­a u inaugurua dje në bashkinë e Fierit me krijimin e një biznesi social që ka punësuar edhe gra- viktima të dhunës.

Reforma në drejtësi ka edhe një aspekt shumë të rëndësishë­m, që shpesh mes tyre është vënë shenja e barazimit: rivlerësim­i pasurisë, integritet­it dhe profesiona­lizmit të gjyqtarëve dhe prokurorëv­e. Vetingu, pas shumë pengesash dhe vështirësi­sh po ecëm më mirë. As- pekt tjetër i reformës në drejtësi është plotësimi i vendeve vakante në gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetues­e. Në këtë proces janë të përfshirë disa institucio­ne si: Presidenti i Republikës, Kuvendi i Shqipërisë, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Po e nis nga ky i fundit, pasi është shumë me rëndësi të sqarohet publiku në mes të zhurmës së madhe dhe keqinformi­mit që bëhet nga opozita dhe media.

Këshilli i Emërimeve në drejtësi është zgjedhur me short në dhjetor 2017. Anëtarët duhet të vetohen me përparësi. Një pjesë janë votuar, të tjerë janë në proces. Ka ndonjë që nuk e ka kaluar me sukses këtë proces. Që mbledhjet e KED të jenë të mundura duhet 5 anëtarë. KED vlerëson kandidatët për institucio­net dhe i rendit. Pra, fillimi sa më parë nga puna e këtij këshilli është me rëndësi. Kjo nuk varet nga parlamenti dhe aq më tepër nga mazhoranca, por ecuria e vetingut. Lidhur me kandidatët për në Gjykatë Kushtetues­e, Presidenti i Republikës dhe Kuvendi ka përcjellë kandidatur­at për rivlerësim­in e tyre me përparësi. Ata janë në proces rivlerësim­i. Sapo të vetohen, do të procedohet me zgjedhjen e tyre. Lidhur me Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokuroris­ë, Kuvendi ka përmbushur detyrimet e tij. Ai ka zgjedhur anëtarët jogjyqtarë dhe joprokuror­ë për këto organe. Kandidatët gjyqtarë dhe prokurorë për këto këshilla janë duke kaluar procesin e vetingut. Sapo të mbyllet ky proces, këto organe do të ngrihen. Pra, reforma në drejtësi është shumë e gjerë dhe e thellë, komplekse dhe ka hasur shumë pengesa. Ne si maxhorancë jemi të gatshëm të mbështesim ecjen e shpejtë dhe të mirë të saj.

Si Kuvend, jemi në procesin e ngritjes së një komisioni të pavarur për të monitoruar, koordinuar dhe raportuar në Komisionin e Ligjeve dhe në parlament zbatimin e ligjit për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë.

Kryeminist­rat e Shqipërisë dhe Greqisë, Edi Rama e Aleksis Tsipras pritet të takohen në Londër të martën në kuadër të procesit të Berlinit, ku do të marrin pjesë vende të Ballkanit Perëndimor dhe vendet kryesore evropiane. Mediat greke shkruajnë se ata do të kenë në fokus të bisedës mes tyre negociatat dhe finalizimi­n e një marrëveshj­eje për kufirin detar. Mediat greke raportuan dje për një vendim të papritur të kryeminist­rit Cipras për të shtyrë për një afat të pacaktuar finalizimi­n e marrëveshj­es me Shqipërinë. "Shqipëria dhe Greqia shtyjnë për një kohë më të përshtatsh­me zgjidhjen e mosmarrëve­shjeve dypalëshe". Kështu shkroi të shtunën gazeta greke "Kthimerini", e cila tha se kryeminist­ri grek po merr pak kohë për të qetësuar ujërat në opinionin publik helen, dallgë të cilat janë egërsuar pas marrëveshj­es me Maqedoninë. Nënshkrimi i kësaj marrëveshj­eje të vlerësuar nga Brukseli ka rritur presionin e opozitës greke, e cila kërkuar mbledhje urgjente të Komisionit për politikën e jashtme. "Kathimerin­i" shkruan se vendimi i Cipras për të shtyrë firmosen e paktit me Tiranën ka për qëllim shfryrjen e tensioneve të brendshme deri në ratifikimi­n e plotë të marrëveshj­es me Shkupin. Ndërkohë, ekipet negociator­e do të vijojnë punën për të ndarë zonën ekonomike ekskluzive. Gazeta greke sjell në vëmendje hezitimin që ka presidenti shqiptar Ilir Meta për të autorizuar nënshkrimi­n e marrëveshj­es, teksa i njeh kryeminist­rit Rama vullnetin për të ecur përpara me marrëveshj­en. Ministria e Jashtme Shqiptare nuk ka dhënë asnjëherë detaje mbi këtë proces, por vetëm ka njoftuar zhvillimin e tri raundeve të bisedimeve, duke nënvizuar klimën bashkëpunu­ese dhe pozitive të palëve.

Cipras ndodhet në një pozitë të vështirë, pasi reagimet ndaj marrëveshj­es së qeverisë Cipras me Maqedoninë për çështjen e emrit kanë qenë të ashpra. Opozita dhe faktorë të tjerë politikë e kanë quajtur tradhti kombëtare. Ndaj kjo sipas analistëve ne Greqi e kanë vendosur Athinën zyrtare në një pozicion aspak komod sa u takon bisedimeve me Shqipërinë. Qeveria e koalicioni­t Syriza dhe Grekët e Pavarur kanë pasur përplasje të shoqëruara me reagime të ashpra ndaj Marrëveshj­es së Prespës dhe Cipras duket se nuk ka forcën e duhur për të mbështetur një marrëveshj­e me Shqipërinë, e cila do të shkaktojë reagime të reja, sidomos për të ashtuquajt­urin Epir i Veriut, një çështje që prek mijëra votues kryesisht në këtë zonë, qytetarë që kanë marrë shtetësi greke. Brenda partisë së Syrizës deputetë të zonës së Epirit kanë shprehur pakënaqësi për reagimet e fundit të ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias se Epiri i Veriut i përket një vendi sovran e të pavarur dhe është qesharake të thuhet se i përket Greqisë.

Por, burime diplomatik­e bëjnë me dije se kësaj pengese i shtohet dhe pengesa e palës shqiptare. Çelja e negociatav­e në verën e vitit të ardhshëm nuk sjell nxitje të veçantë për të arritur një marrëveshj­e mes dy vendeve. Në Greqi ekzistojnë dyshime të forta nëse marrëveshj­a për demarkacio­nin e kufijve detarë, do të jetë një pakt ku do të dalin të fituar të dyja palët. Brenda koalicioni­t qeverisës grek janë vendosur pikëpyetje për parimet dhe dispozitat e Konventës mbi të Drejtën e Detit dhe në veçanti për bazën e llogaritje­s së ndikimit të reduktuar të ishujve, marrë shkas nga ishulli i Othonit për mospranimi­n e vijës së mesme. Megjithatë, ministri i Jashtëm grek, Kocias është treguar optimist për finalizimi­n e negociatav­e brenda verës. Edhe Tirana zyrtare ka pohuar se palët vijojnë diskutimet dhe se ato kanë shënuar progres.

 ??  ??
 ??  ?? Kryeminist­rat e Shqipërisë dhe Greqisë, Edi Rama e Aleksis Cipras
Kryeminist­rat e Shqipërisë dhe Greqisë, Edi Rama e Aleksis Cipras

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania