Gazeta Shqiptare

Tritan Shehu: Zgjidhja për paktin detar, vetëm në Hagë me mirëkuptim reciprok

-

Deputeti

i Partisë Demokratik­e, Tritan Shehu, tha dje se bisedimet me Greqinë kanë rënë në një pikë të vdekur, duke shtuar se zgjidhja e hapësirës detare midis dy vendeve mund të bëhet duke iu drejtuar Gjykatës së Hagës. "Bisedimet me Greqinë me gjithë "terrin informativ", duket se kanë rënë në një "pikë të vdekur", gjë që ishte e paralajmër­uar nga ne. Diplomacia jonë është në vorbullën e një dështimi të ri. Çdo afat kohor e objektiv i trumbetuar nga Ministria e Jashtme tashmë është tejkaluar pa rezultat. Kjo ndodh se çdo gjë, prej pesë vitesh, po zhvillohet së prapthi, pa profesiona­lizëm e përgjegjës­i nga Rilindja për këto marrëdhëni­e", u shpreh dje Shehu. Siopas tij, "Greqia është një demokraci shumë e vjetër, me një diplomaci të konsolidua­r, një partner i yni strategjik me të cilin nuk mund të luhet me këto improvizim­e infantile, kërcënime e më tej lëshime ekstreme, pa stabilitet e besueshmër­i. Një politikë e tillë aspak serioze nuk mund të ketë sukses e është e destinuar të dështojë", u shpreh deputeti demokrat. "Ndërsa në lidhje me Marrëveshj­en e Kufirit Detar, siç po e tregojnë edhe zhvillimet, në këtë katrahure të krijuar nga Rilindja ngel vetëm një zgjidhje dinjitoze e racionale për ne, ajo e drejtimit te Gjykata e të Drejtës në Hagë, me mirëkuptim reciprok. Kështu ndodh kur të ' hyn vetja në qejf e kërkon të bësh cubin' një herë e më pas detyrohesh të kthehesh tek roli i ' shërbëtori­t' të bindur, por ama dhe ky me dy ' zotërinj', gjë që e komplikon edhe më shumë situatën, duke krijuar një tablo tragjiko- komike", tha Shehu.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania