Gazeta Shqiptare

Vlahutin në Vlorë: Duhet të ofroni standardet e BE- së që të keni turistë

Kryeminist­ri Rama: Aeroporti i ri do të garantojë çmime të arsyeshme

-

Kryeminist­ri

Edi Rama ishte në Vlorë, ku gjatë përpunimit të Impiantit të Përpunimit të Ujërave foli edhe për infrastruk­turën në këtë qytet. Ai tha se pasi të jenë përfunduar rrugët bazike të qytetit, investimet do të përqendroh­en në brendësi të qytetit, në blloqet e pallateve. "Për të ardhur deri këtu, të gjithë kaluam nga segmenti e ri të Pyllit të Sodës, por na u desh të futemi për disa qindra metra në shtegun e dhive të tranzicion­it, siç e gjetëm Vlorën në të gjithë infrastruk­trën e saj 4 vite e gjysmë më pare", u shpreh Rama. Në fjalën e tij kryeminist­ri ka premtuar se plehrat do të zhduken nga ky qytet, bashkë me ujërat e zeza, duke siguruar një vijë të pastër bregdetare. Gjithashtu, Rama nuk ka harruar pa përmendur edhe investimin më të madh që pritet të kryhet në këtë qytet, atë të aeroportit të Vlorës. "Aeroporti i Vlorës do të jetë një investim masiv, pasi ai do të jetë aeroporti i jugut të vendit. Do të garantojë lëvizje nga Vlora drejt Greqisë apo Italisë me çmime edhe më shumë të arsyeshme nga ato që janë sot", u shpreh Rama. Nga qyteti bregdetar gjatë inaugurimi­t të impiantit të përpunimit të ujërave të zeza, ambasadorj­a Romana Vlahutin u shpreh se Bashkimi Europian do të vijojë që të investojë. Ajo u shpreh se Vlora është transformu­ar në pak vite, ndërsa Shqipëria duhet të arrijë standardet për të vijuar rritjen e numrin e turistëve. "Që turistët të rikthehen duhet të ofroni standarde të BE, sido- mos kur bëhet fjala për ushqim të sigurt, plazhe të pastra dhe infrastruk­turë. Më shumë se 90 mln euro janë dedikuar nga BE për trajtimin e ujërave në disa qytete në Shqipëri. Ne plani- fikojmë të investojmë mbi 50 mln euro në Vlorë, vetëm 15 janë investuar në këtë impiant. Ata që ndotin duhet që të paguajnë koston, kujdesuni për lumenjtë tuaj", tha Vlahutin.

 ??  ?? Ambasadorj­a Romana Vlahutin, dje në Vlorë
Ambasadorj­a Romana Vlahutin, dje në Vlorë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania