Gazeta Shqiptare

Basha 5 ditë në Uashington, takime në Departamen­tin e Shtetit

Opozita pritet të ndërmarrë masa ekstreme në mbrojtje të godinës së Teatrit Kombëtar, pas miratimit të ligjit PD nënshkroi kontratë të re lobimi me kompaninë "Sonoran Policy Group LCC" Ekspertiza e audiopërgj­imit të Xhafajt, Vasili: Kryeprokur­orja, e kapu

-

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lul zim Basha, u nis dje drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do të zhvillojë një seri takimesh zyrtare. Selia blu nuk ka informuar për axhendën e takimeve të Bashës, por burimet i thanë "Ora News" se ai do të qëndrojë në Uashington, deri në datën 12 korrik. Gjatë këtyre ditëve parashikoh­en edhe takime në Departamen­tin Amerikan të Shtetit. Nuk dihet nëse kreu i PD- së do të ketë ndonjë takim me ambasadore­n e re të emëruar në Tiranë dhe që do të zëvendësoj­ë Donald Lu. Vizita 5- ditore e kryetarit të Partisë demokratik­e, Lulzim Basha në Shtetet e Bashkuara vjen në një moment të rëndësishë­m politik në Shqipëri, kur opozita ka paralajmër­uar një aksion të fortë kundër qeverisë, ndërsa në opsionet e saj nuk janë vetëm protesta, por edhe mundësia e bojkotit të institucio­neve apo një vendim më ekstrem, siç mund të jetë djegia e mandateve. Të enjten e kësaj jave, opozita pati një qëndresë të fortë në Kuvend për ligjin e miratuar nga mazhoranca për ngritjen e godinës së re të Tetarit Kombëtar. Ndërkohë, bëhet e ditur se PD ka parashikua­r masa ekstreme në mbrojtje të teatrit, por ende nuk specifikoh­et se cilat do të jenë këto masa në vijim. Ndërkohë, vetëm pak javë më parë u bë publike kontrata e re e lobimit që PD firmosi me një tjetër kompani amerikane, pas skandalit të publikuar nga revista amerikane "Mother Jones", e cila hidhte dyshime për lidhjen mes PD- së dhe lobuesve rusë. Kontrata është firmosur më 12 qershor të këtij muaji dhe është kryer me firmën e lobimit "Sonoran Policy Group LCC", një kompani kjo e njohur për kontaktet e saj me njerëz pranë Presidenti­t të SHBA- ve, Donald Trump. Kontrata do të jetë e vlefshme deri në muajin tetor të këtij viti. Ende nuk dihet se për çfarë e ka nënshkruar një kontratë të tillë PD, pasi intervali nuk përkon me zgjedhjet, ku më të afërtat janë vitin e ardhshëm. Në fakt një kontratë të tillë, Basha do ta përdorë për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku tashmë është bërë e qartë se si funksionon rezervimi i takimeve me personalit­etet e larta të SHBA- ve. Kryetari

i grupit par lamentar të LSI- së, Petrit Vaili akuzoi dje kryeprokur­oren Arta Marku se nuk ka nisur hetim për audiopërgj­imin për vëllain e ministrit Fatmir Xhafaj. "Kryeprokur­orja bën shejtan budallanë sa herë që shkelësi i ligjit është kryeminist­ri. Ditën për diell, kryeminist­ri futi duart për mbylljen e çështjes së audiopërgj­imit të vëllait të ministrit të Brendshëm. Kryeminist­ri ndërhyri, imponoi, manipuloi opinionin duke deklaruar se kishte kryer ai ekspertizë­n, se kishte marrë edhe rezultatet dhe çdo gjë ishte manipulim sipas tij. Ky mashtrim shumë i rëndë publik i kryeminist­rit dhe përfshirja e tij në një çështje penale të një rëndësie të jashtëzako­nshme janë faje penale të pakapërcye­shme, ndaj të cilave prokurorja heshti dhe vazhdon të heshtë, duke u bërë edhe ajo pjesë e këtij shpërdorim­i kolosal të pushtetit dhe fshehjes së drejtësisë", u shpreh dje përmes një statusi në "Facebook" Vasili. "Nëse kryeprokur­orja nuk e bën dhe nuk guxon të procedojë kryeminist­rin fajtor, vetingu i vërtetë i saj nuk do të jetë ai për pasurinë, por për shpërdorim­in e detyrës dhe për mbulimin e fajeve shumë të rënda penale dhe publike të kryeminist­rit", tha Vasili.

 ??  ?? Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha
Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania