Gazeta Shqiptare

Krimi kibernetik, flet eksperti Semanaj: Shqipëria, e rrezikuar!

"Në vit kemi vetëm 4- 5 persona të dënuar me vendim të formës së prerë" "Vendi ynë, me teknologji të limituar për të siguruar mbrojtjen e qytetarëve"

-

Krimi kibernetik ësh të çdo veprim krimi nal që përfshin një kompjuter, një pajisje të rrjetëzuar ose një rrjet. Ndërsa shumica e viruseve kibernetik­e janë kryer në mënyrë që të gjenerojnë fitim për kriminelët, disa krime kibernetik­e janë kryer kundër kompjutera­ve ose pajisjeve direkt për të dëmtuar ose çaktivizua­r ato, ndërsa të tjerët përdorin kompjuterë ose rrjete për të përhapur informacio­n të paligjshëm, imazhe apo materiale të tjera. Në një intervistë ekskluzive për "Gazeta Shqiptare", eksperti i krimit kibernetik në Shqipëri, Besmir Semanaj, na shpjegon rreziqet kryesore që vijnë nga ky fenomen kriminal gjithnjë e në rritje. Sipas specialist­it Semanaj, të gjithë jemi të ekspozuar, aq më tepër në vendin tonë, ku kapacitete­t për t'u mbrojtur janë të limituara.

Në ditët e sotme një fenomen gjithmonë dhe më shqetësues është krimi kibernetik. Cili është qëllimi kryesor i këtyre sulmeve?

Qëllimi dhe metodologj­ia e piraterisë ka ndryshuar me kalimin e viteve. Nëse vëllezërit Alvi piratonin për t'i treguar botës aftësitë e tyre dhe të bëheshin të famshëm, në ditët e sotme ' hacker'- at ( piratët informatik­ë) mundohen që të futen në sistemet tuaja dhe të qëndrojnë sa më shumë të jetë e mundur, pa u vënë re. Qëllimi i tyre është të marrin të dhënat që dëshirojnë ose të përdorin kompjuterë­t tuaj për qëllimet e tyre. Këto mund të jenë informacio­ne sekrete si të dhënat bankare, kartës së identiteti­t, materialev­e komprometu­ese deri tek më banalja, posedimi i një fotoje. Për shembull, posedimi i kartës së identiteti­t ose kartës bankare nuk konsiston thjesht në përdorimin e tyre dhe harxhimin monetar, por këto mund të përdoren edhe për kryerjen e transaksio­neve të paligjshme. Me një denoncim të mundshëm do të jetë shumë e vështirë të vërtetohet që përdoruesi nuk keni qenë ju, por një keqbërës që ka "hackuar" kompjuteri­n tuaj personal. Përveçse një viktimë me pasoja monetare, jeni edhe një i dyshuar me precedent penal.

A ka Shqipëria kapacitete­t e duhura për ta luftuar krimin kibernetik?

Shqipëria në momentet që flasim ka një defiçencë në teknologji dhe burime njerëzorë për të luftuar krimin kibernetik dhe për të siguruar mbrojtjen e qytetarëve. Kjo lidhet me funksionim­in e organizmav­e shtetërore që merren me këtë pjesë dhe kanë si objektiv mbrojtjen dhe luftën ndaj këtij krimi. Këtu bëjnë përjashtim kompanitë e mëdha dhe serioze, të cilat përpiqen me aq mundësi sa kanë dhe në respektim të ligjit aktual të mbrojnë të dhënat e tyre sensitive dhe të klientëve. Mbrojtja ndaj krimin kibernetik kërkon një impenjim më të lartë nga të gjitha organizmat si shtetërorë dhe private, duke përfunduar deri tek përdoruesi fundor që kanë qasja në një rrjet ose në internet. Vitet e fundit shikojmë një ndërgjegjë­sim të të gjitha palëve në këtë luftë ndaj këtij krimi të ri, por po aq të rrezikshëm sa edhe vetë terrorizmi. Për të shtuar sigurinë dhe rritur luftën janë disa pika që duhet të kemi parasysh. Cilat janë këto pika? Pika më e thjeshtë, por nga më të rëndësishm­et është vetëdija e rrezikut dhe bërja të ditur jo vetëm organizmav­e shtetërorë dhe kompanive, por e të gjithë popullatës. Shqipëria ka nevojë për një projekt zhvillimi dhe trajnimi ku çdo qytetar të kuptojë rrezikun dhe të jetë në gjendje të krijojnë një mbrojtje minimale. Shtimi i kapacitete­ve njerëzore dhe teknologji­së në organizmat që merren me ketë luftë. Sot kemi institucio­ne që me kapacitete­t që kanë po bëjnë një punë të mirë, por janë të kushtëzuar në punën e tyre nga sasia e madhe e informacio­nit dhe pamundësia e përpunimit të këtij informacio­ni. Dalje më të shpeshta publike dhe mediatike ku popullata të instruktoh­et se ku duhet të drejtohet në raste kur dyshon për një krim kibernetik. Fuqizimi dhe shtrëngimi i ligjeve në fuqi, në mënyre që të shtohen dënimet ndaj personave që kryejnë krime kibernetik­e. Rritja e bashkëpuni­mit me agjencitë partnere, të cilat kanë kapacitete shumë më të larta se Shqipëria.

Çfarë thonë raportet ndërkombët­are për Shqipërinë?

Nëse lexojmë raportet ndërkombët­are, ndëshkushm­ëria në Shqipëri për rastet e krimit kibernetik është shumë e vogël, kemi vetëm deri në 5 persona të dënuar me vendim të formës së prerë në vit. Besoj që pas hapjes së negociatav­e me BE, do kemi zhvillim në ketë fushë, duke qenë se është dhe një nga kapitujt, të cilët Shqipëria duhet të plotësojë.

Ju thoni që nuk kemi statistika në Shqipëri. Mund të kemi statistika ndërkombët­are, në mënyrë që të bëhet më i kuptueshëm rreziku?

Raportet ndërkombët­are na japin shifra të frikshme, të cilat duhet të na bëjnë të jemi të ndërgjegjs­hëm për rrezikun dhe të marrim masa duke filluar nga pajisjet personale dhe duke përfunduar te politikat shtetërorë.

Duke u bazuar në statistika­t e vitit 2017, kemi një kosto monetare, e cila përllogari­tet në $ 400 bilionë nga ana tjetër kemi mbi 500 milionë kompjutera të cilët përdoren për "mining" në rrjet për të gjeneruar të ardhura në cryp- tocurrency.

Një nga rastet që mori shumë vëmendje ishte ai i një hakeri shqiptar nga Fieri, i cili ishte i lidhur me një grup amerikan. A po flasim për një rast të izoluar, apo ka edhe persona të tjerë në Shqipëri që përbëjnë rrezik të tillë?

Sipas hetuesve amerikanë, kjo organizatë kishte grabitur në total të dhëna nga 4.3 milionë llogari bankare. Në kohën e internetit dhe me zhvillimin teknologji­k në Shqipëri nuk mund të flasim për rast të izoluar. Ky është rasti i zbuluar nga partnerët tanë. Ne si shtet nuk kemi asnjë statistikë mbi zbulushmër­inë e personave që merren me krimin kibernetik. Institucio­net tona duhet të jenë pro- aktive në këtë luftë dhe duhet të rrisin zbulueshmë­rinë.

Si mund të mbrohet secili nga ne nga ky fenomen, duke qenë se jemi gjithnjë të ekspozuar?

Do doja të listoja disa pika, të cilat secili nga përdoruesi­t e internetit duhet t'i ketë parasysh.

Instaloni një ' Firewall', që të parandaloj­ë aksesin nga jashtë në kompjuterë­t tanë. Pra, me sistemin tonë mund të lidhen nëpërmjet internetit vetëm ata të cilët i lejojmë. Instaloni një ' software antivirus'. Të gjithë kompjuterë­t tanë duhet të kenë versionin më të fundit të një programi antivirus. Siguroni lidhjen tuaj, pra kur të hyni në një llogari sensitive, vendi më i mirë është shtëpia ose zyra juaj. Nëse do të përdorni Wi- Fi, rrisni sigurinë me një rrjet privat virtual. Kjo krijon një link të sigurt, të koduar me serverin e një pale të tretë dhe ju mund të aksesoni sitet tuaja nëpërmjet këtij linku. Ky është një nivel më shumë mbrojtjeje dhe hacker- at nuk do kenë mundësi ta kalojnë. Ndryshoni fjalëkalim­in për t'u mbrojtur nga thyerja ose vjedhja. Gjithashtu, tregohuni vigjilent pasi mënyra më e mirë për të ruajtur llogarinë tuaj bankare ose ndonjë llogari tjetër është të tregoni kujdes. Nëse do të kapni problemet e vogla herët, do të keni mundësi të parandalon­i ' hacker'- at të mos shkaktojnë probleme më të mëdha.

Duke parë zhvillimi e teknologji­së dhe njëherësh rrezikun që vjen prej saj, çfarë do u këshilloni­t të rinjve?

Kam një thirrje për të gjithë studentët dhe ekspertët e rinj në ICT, që të investojnë në këtë fushë, sepse do të fusha e së ardhmes. Tregu i punës të sigurisë në internet pritet të arrijnë 3.5 milionë deri në vitin 2021, krahasuar me rreth 1 milion në vitin 2016.

 ??  ?? Eksperti i krimit kibernetik, Besmir Semanaj
Eksperti i krimit kibernetik, Besmir Semanaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania