Gazeta Shqiptare

Përplasja me armë në disko në Dhërmi, kush është Emiljano Nina

Panik në mes të plazhit, pushues të shumtë vënë në pikëpyetje sigurinë Qëlloi katër herë në ajër, policia: Nuk ka njerëz të lënduar

-

Një përplasje me armë zjarri në plazhin e Dhërmiut ka vënë në panik pushues të huaj e shqiptarë, ku protagonis­t i saj është bërë një 23- vjeçar nga Tirana. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së shtunës, në një nga lokalet e natës në këtë zonë, ku Emiljano Nina ka nxjerrë armën e zjarrit tip pistoletë duke qëlluar 4 herë në ajër. Shkak është bërë një konflikt i hershëm i të riut me një tjetër person që ndodhej në disko "Havana". Uniformat blu bënë me dije se kanë arrestuar autorin dhe po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Por, përplasja me armë ka shkaktuar panik te turistët, të cilët kanë zgjedhur Dhërmiun për të pushuar, duke vënë në pikëpyetje edhe sigurinë në zonat turistike, pavarësish­t masave të marra nga policia për mbarëvajtj­en e sezonit. Pushues të shumtë, vendës dhe të huaj, të mbledhur në lokalin me emrin "Havana", të kapur në panik dhe për t'u shpëtuar plumbave janë larguar të tmerruar e me shpejtësi, duke shkelur mbi njëritjetr­in. Dëshmitarë okularë kanë treguar në forma të ndryshme, përmes postimeve në rrjete sociale apo dëshmive për gazetarët ngjarjen e rëndë. Ata janë shprehur se njerëzit veç plumbave që mund të kishin marrë nga të shtënat e armës, u lënduan edhe në tentativë e sipër për të dalë nga klubi i natës. Zyrtarisht policia sqaron se nga kjo ngjarje nuk ka pasur asnjë të plagosur apo dëmtuar. Sipas uniformave blu, 23- vjeçari Nina ka qëlluar me armë zjarri 4 në ajër, duke terrorizua­r të pranishmit në disko. "Nga veprimet e para të kryera ka rezultuar se në një lokal shtetasi Emiljano Nina është konfliktua­r për motive të dobëta ( të hershme) me një tjetër shtetas

e për pasojë konflikti ka agravuar më tej, ku shtetasi Emiljano Nina ka shtënë 4 herë me armë zjarri në ajër. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar. Në përfundim të veprimeve hetimore është kryer arrestimi në flagrancë i autorit, shtetasit

Emiljano Nina, 23 vjeç, banues në Tiranë. Po në kuadër të veprimeve të kryera është bërë e mundur dhe gjetja e sekuestrim­i armës së zjarrit pistoletë me dy fishekë. Materialet hetimore do t'i referohen Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për "Nga veprimet e para të kryera ka rezultuar se në një lokal, shtetasi Emiljano Nina është konfliktua­r për motive të dobëta ( të hershme) me një tjetër shtetas e për pasojë konflikti ka agravuar më tej, ku shtetasi Emiljano Nina ka shtënë 4 herë me armë zjarri në ajër. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar. Në përfundim të veprimeve hetimore është kryer arrestimi në flagrancë i autorit, shtetasit Emiljano Nina, 23 vjeç, banues në Tiranë.

veprën penale ' Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyes­e dhe municionit', ' Prishja qetësisë publike'", thuhet në njoftimin e policisë. Ngjarja në Dhërmi vjen pas plagosjes së një 31vjeçari me armë zjarri në një disko në Sarandë në fillim të muajit qershor. Pas ngjarjes së mbrëmjes së të shtunës, policia e Himarës ka intensifik­uar kontrollet si pasojë e të cilave ditën e djeshme u identifiku­a një i ri, i cili mbante me vete armë pa leje, po në Dhërmi. Rei Vrapi, 21 vjeç nga Vlora udhëtonte në zonën turistike me një automjet ' X5' kur i është gjetur pistoleta ' TT' me 7 fishekë. Policia bashkë me të riun Vrapi shoqëroi dhe tre personat e tjerë që ndodheshin në automjet.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania