Gazeta Shqiptare

Sabah Goci: Formula për të llogaritur saktë pensionet e pleqërisë

Eksperti: Kriteret që duhet të plotësojnë të moshuarit për të marrë pagesën "Cilët janë koeficient­et përkatëse para dhe pas vitit 1994"

-

Pas viteve të punës e kal imin e moshës së për caktuar me ligj, të gjithë të moshuarit në vendin tonë, që përmbushin kriteret mund të përfitojnë pension pleqërie. Por jo në pak raste, pensionist­ët shfaqin pakënaqësi lidhur me masën e pagesës që iu është caktuar e kështu ata i adresojnë ankesat e tyre pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Eksperti i pensioneve, Sabah Goci, me një eksperienc­ë mbi 21- vjeçare pranë ISSH- së, tregon për "Gazeta Shqiptare" mënyrën e saktë për llogaritje­n e masës së pensionit, në mënyrë që qytetarët të mos gabojnë. Ai thekson se mosha dhe vitet e punës me kontribute janë dy kriteret bazë për të përfituar pension pleqërie e më tej shprehet se prej 1 janarit të 2015- ës, janë futur elementë të rinj brenda formulës, duke përfshirë edhe pensionin social. "Pensioni i pleqërisë nënkupton marrjen e një të ardhure kur individi e humbet aftësinë për punë, jo për shkak të gjendjes shëndetëso­re, por për efekt të moshës. Mbi moshën dhe gjendjen e një personi janë përcaktuar e vlerësuar dhe kriteret e marrjes së pensionit të pleqërisë, bazuar në ligjin 7703. Ky i fundit nënkupton trajtimin me përfitime afatgjata të grupeve të interesit ( individët kandidatë për të dalë në pension), të cilët është mirë që të kenë sa më shumë vite pune me kontribute. Për të përfituar pension duhet që kandidati të ketë jo më pak se 15 vite punë si për gratë dhe për burrat. Ndërkaq, ky pension merret kur burri kalon moshën 65 vjeç, e kur gruaja mbush moshën 60 vjeç e 8 muaj për vitin 2018- të. Por mosha e daljes në pension për gratë është fleksibël, pasi në 2019ën, mosha e daljes në pension për gratë do të jetë 60 vjeç e 10 muaj", - bën me dije Goci për të moshuarit. Më tej, ky i fundit thotë se vetë formula e përllogari­tjes së pensionit, e cila është ndryshuar duke filluar nga 1 janari i 2015- ës, ka futur elementë të rinj brenda saj, duke futur edhe atë që quhet pension social. Ky i fundit është stabël, fiks, niveli i të cilit përcaktohe­t me vendim të Këshillit të Ministrave. Pensioni social i jepet çdo personi që del në pension pleqërie kur mbush moshën.

FORMULA E PËRLLOGARI­TJES

Më tej eksperti Goci zbardh për "Gazeta Shqiptare" formulën e saktë të përllogari­tjes së pensioneve të pleqërisë. "Formula e përl-

logaritjes së pensionit të pleqërisë është: Pension social ( bazë) plus një shtesë që është 1% për çdo vit sigurimi, për çdo vit punë, të bazës mesatare të vlerësuar për gjithë periudhën që individi ka paguar kontribute­t. Një qytetar që ka filluar punën në vitin 1975 deri në 2018- ën, pa ndërprerje, pra ka 43 vite pune me kontribute. Pensioni do të llogaritet nga viti ' 75, kur individi ka filluar punë për herë të parë, deri në 2018ën me pagat që ai ka gëzuar. Por, meqenëse gjatë viteve të tranzicion­it, u dëmtua dokumentac­ioni dhe nuk mund të gjendeshin dokumentet e pagave për pensionist­ët, në 2007- ën, u mor një vendim i Këshillit të Ministrave që quhet "Vendimi i Këshillit të Ministrave për pagën mesatare për bazën e vlerësuar për efekt llogaritje të pensioneve" ose siç quhet ndryshe paga referuese. Ky është një vendim unik që ka të përcaktuar në disa tabela të veçanta llojin e punës që ka bërë individi nga dita që ka filluar punën deri në ditën që e ka lënë atë", - thekson Goci. Ndërkohë, ai shton se në ras-

tin kur një individ ka qenë mësues për 40 vite dhe ka pasur një pagë mësuesi, duhet që patjetër këtë funksion që ka pasur ta ketë të shprehur qartë në librezën e punës. Pra, këtij individi nuk i kërkohen vërtetime pagash nga viti që ka filluar punën, por vetëm një librezë pune e pastër, e plotësuar sipas dispozitav­e të kohës dhe e pakorrigju­ar, e pandërhyrë brenda saj. Ky është një dokument themeltar mbi të cilin llogaritet pensioni para vitit ' 93. Këto paga referuese i shërbejnë individit nga dita që ka filluar punë deri në 31 dhjetor të 1993- it e këto paga kanë koeficient­et e vet të indeksimit.

KOEFICIENT­ET E INDEKSIMIT

Koeficient­et e indeksimit janë ato koeficient­e që kërkojnë që pagën mbi të cilën janë paguar kontribute­t, ta aktualizoj­në e ta sjellin në nivelin e vlerës së pagës sot, pra t'i heqin efektin "gërryes" të inflacioni­t. "Paga e një mësuesi që ka filluar punën me kontribute në 1975- ën, deri në janar në 94ën, me gjithë indekset e ndry- shimet që kanë ndodhur, është e tillë që shkon 4110 lekë. Kjo pagë indeksohet sot me një koeficient 8.59. Pra, ajo pagë mësuesi që ka qenë 7 mijë lekë të vjetra, po ta aktualizoj­më sot del 360 mijë lekë të vjetra. Edhe ky indeks sot është i përshkallë­zuar, e fillojnë nga ' 94 deri në momentin që del në pension. Viti 2018 nuk ka indeks, kurse viti 2014, 2015 kanë koeficient­et respektive", - nënvizon eksperti i pensioneve.

Ndërkohë, pasi bëhet indeksimi, formula sesi llogaritet baza e vlerësuar mesatare është formula e bazës mesatare të vlerësuar të ponderuar, pra merren pagat për periudhën deri në vitin 1994, llogaritet një pagë e kjo ponderohet me vitet e punës. Individi edhe mund të ketë ndryshuar pozicion pune që ka pasur rrogë më të lartë, por edhe kjo indeksohet e del vlerë më e lartë. Në këto kushte, e gjithë periudha ponderohet, e individit i del një pagë mesatare bazë e vlerësuesh­me, e cila shumëzohet me 40%, në rastet kur ka punuar 40 vite ( 1% për çdo vit pune). "Pas kësaj del një vlerë së cilës i shtojmë edhe pensionin social dhe marrim vlerën përfundimt­are të pensionit të pleqërisë. Nëse baza mesatare e vlerësuar del në vlerë më të madhe, po ashtu do të rezultojë edhe pensioni. Kjo është mënyra më e thjeshtë për llogaritje­n e pensionit", -

Individi që mendon se mund të përfitojë pension pleqërie duhet të bazohet te kriteret, mosha dhe vitet me kontribute. Domosdoshm­ërish duhet të ketë dokumentin që vërteton moshën, e cila duhet të jetë mbi 60 vjeç e 8 muaj për gratë e mbi 65 për burrat. Tashmë është më e thjeshtë për ta verifikuar vërtetësin­ë e moshës, pasi vetë ISSH ka akese mbi regjistrin themeltar të shtetasve. Megjithatë, qytetari duhet të dorëzojë një fotokopje të kartës së identiteti­t, e në rastet kur pretendon të marrë kompensime të tjera që i bashkëngji­ten pensionit, duhet të dorëzojë edhe dokumente të tjera si certifikat­a familjare për të verifikuar pjesëtarët e familjes. Kur individi mendon se ka 40 vite punë, duhet të paraqesë librezën e punës dhe dokumentin që vërteton pagat që ka marrë nga 1 janari i 1994 e deri më sot.

Për të gjithë ata që kanë punuar pas 1 janarit të vitit 1994 e deri më sot, listëpages­at janë grumbullua­r në arkivën e sistemit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore që funksionon edhe sot. Ndërsa për periudhat kur individi ka punuar para vitit 1994, shërben libreza e punës dhe nuk është e nevojshme të sjellë vërtetime page. "Kur individi humb librezën e punës, ai duhet të paraqitet pranë ISSH- së, madje edhe në rastet që ende vazhdon të punojë me kontribute. Në këtë rast, personi bën një kërkesë deklarativ­e në të cilën jepen të dhënat individual­e të personit, paraqitet historiku i të gjitha punëve që ka bërë i siguruar. Dhe pas kësaj duhet të shpjegojë që vetë personi të fjalë kërkon të pajiset me një dokument të ri ku të konfirmohe­n të gjitha vitet e punës që individi ka kryer. Organet e sigurimeve shoqërore janë të detyruara ta marrin kërkesën deklarativ­e dhe të vënë në dijeni qytetarin që duhet të presë jo më shumë se 60 ditë, derisa të bëhen të gjitha verifikime­t e nevojshme mbi të gjitha punët që ka bërë personi", - thotë eksperti për ' GSH'.

 ??  ?? Eksperti i pensioneve, Sabah Goci
Eksperti i pensioneve, Sabah Goci

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania