Gazeta Shqiptare

Thaçi: Duhet një marrëveshj­e përfundimt­are me Serbinë

Ngërçi rajonal, presidenti kosovar flet për revistën holandeze Vulin: Mali i Zi po "ngre zërin" për pavarësinë e Kosovës

-

"Ne jemi krenarë me luftën tonë për liri dhe nuk kemi asgjë për të fshehur apo për t'u frikësuar nga e vërteta. Askush asnjëherë nuk u përpoq të ikte apo të fshihej nga drejtësia, krahasuar me shtetet e tjera në rajon", citohet të ketë thënë Thaçi. thënë Thaçi, shkruan "Diplomat". Kjo revistë shkruan se sfida tjetër për Kosovën është ekonomike. "Kosova po vazhdon të shënojë rritje ekonomike, por ka nevojë për të krijuar më shumë vende pune. Ne duhet të përqendroh­emi në ekonominë e re dhe te mundësitë e reja. Nuk është e lehtë dhe ende duhet të bëjmë më shumë reforma strukturor­e", citohet të ketë thënë Thaçi. Ndërkaq, sfida e tretë, presidenti Thaçi ka thënë se ka të bëjë me integrimin e Kosovës në NATO dhe BE, ku sipas tij, Kosova po punon në përmbushje­n e kritereve demokratik­e në politikë, ekonomi dhe legjislaci­on. Revista më e vjetër diplomatik­e në Holandë ka shkruar edhe për librin biografik për Hashim Thaçin "New State, Modern Statesman", të promovuar para shumë përfaqësue­sve të shtetit holandez, diplomatëv­e, ambasadorë­ve, gazetarëve dhe përfaqësue­s të shoqërisë civile në Institutin holandez për Marrëdhëni­e Ndërkombët­are "Clingendae­l". Ndërkaq, ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin ka kundërshtu­ar deklaratën e ministrit të Mbrojtjes të Malit të Zi, Predrag Boshkoviq se Kosova është shtet. "Kosova nuk është shtet, por territor përkohësis­ht në administri­m të OKB- së e në përputhje me Rezolutën 1244", ka thënë ai duke reaguar pasi Mali i Zi ka dërguar dy oficerë në misionin e KFOR- it. "Kur Mali i Zi dërgon oficerë në mision në territorin e Serbisë, rregulli i parë është që të pyetemi edhe ne", - ka thënë Vulin. "Ministri malazez i Mbrojtjes po e përfaqëson pavarësinë e Kosovës më shumë se Shqipëria. Do ta kishim respektuar më shumë dërgimin e ushtarëve malazezë, sikur vetëm një ushtar ta kishin dërguar për të mbrojtur manastiret e jo në shtab si mbrojtje të pavarësisë së Kosovës", ka thënë Vulin.

 ??  ?? Hashim Thaçi
Hashim Thaçi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania