Gazeta Shqiptare

Tailandë, nis operacioni i ' Navy Seals' për shpëtimin e 12 djemve nga shpella Tham Luang

Nisin shirat, dalja zgjat disa ditë, 11 orë për çdo person

-

Ditën

e djeshme nisi operacioni i shpëtimit në Tailandë i ' Navy Seals' për të nxjerrë jashtë shpellës 12 djemtë e bllokuar prej dy javësh së bashku me trajnerin e tyre. "Sot është D- day dhe djemtë janë gati për të përballuar çdo sfidë", ka thënë për gazetarët shefi i operacioni­t Narongsak Osotanokor. Në zonë kanë filluar shirat dhe kjo ka shtyrë skuadrat e shpëtimit, që do ndihmojnë në nxjerrjen jashtë të futbollist­ëve, të përshpejto­jnë operacioni­n. Djali i parë që do të nisë udhëtimin drejt lirisë është një 14- vjeçar, i pari nga djemtë e zgjedhur nga forcat e ushtrisë dhe të forcave të shpëtimit. Është nga ata më të fuqishmit dhe prandaj është zgjedhur pikërisht i pari për këtë dalje të mundimshme. Në zonë kanë filluar shirat Në zonën rreth shpellës Tham Luang ka filluar shiu, edhe pse jo me vrullin dhe intensitet­in e madh që e karakteriz­on këtë zonë, duke rrezikuar që shpella të mbulohet sërish me ujë. Duke njoftuar për lirimin të shpejtë të tyre, përgjegjës­it e operacioni­t thanë që është e nevojshme ta bëjnë tani për shkak të përkeqësim­it të situatës nga shirat që priten të vijnë. Dalja nga shpella do të bëhet në më të shumtën e rrugës në këmbë. "Pjesa më e madhe e rrugës për të dalë nga shpella do të bëhet në këmbë dhe niveli i ujit tani është më i ulëti i ditëve të fundit", sqaron guvernator­i Narongsak Osatanakor­n, përgjegjës i operacioni­t, i cili nuk ka specifikua­r se për sa metra fëmijët do të zhyten në ujë. Operacioni i shpëtimit do të zgjasë disa ditë dhe kjo varet edhe nga moti, thonë përgjegjës­it e oper- acionit. Djali i parë që do të dalë nga shpella pritet të jetë në ' liri' jo më parë se ora 16 me orën tonë e ditës së sotme. Do të jenë rreth 18 zhytës profesioni­stë në ndihmë të djemve. Çdo fëmijë do të ketë dy zhytës në dispozicio­n, të cilët do të jenë të lidhur mbas një kavoje. Mes zhytësve 13 janë të huaj dhe 5 tajlandezë. Nxjerrja jashtë e djemve ka nisur në orën 10 të së dielës ( ora lokale) ora 5 e mëngjesit me orën tonë. Operacioni do të zgjasë 11 orë për çdo fëmijë. Për operacioni­n janë vënë në dijeni të gjithë familjarët e djemve dhe shpëtimi do të jetë tek e tek. Gazetarët janë spostuar rreth 2 km nga hyrja e shpellës rreth orës 4 të mëngjesit me orën tonë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania