Gazeta Shqiptare

Rekomandoh­et për të sëmurët me gastrit, ulçer apo diabet

-

rregullon pH e stomakut, prandaj largon djegien e tij si dhe detoksifik­on organizmin dhe eliminon toksinat në gojë dhe komplet aparatin tretës, kështu mund të përdoret edhe kundër erës së keqe në gojë. Mund ta përzieni me vaj kokosi për t'i dhënë aromë më të këndshme. Ndërkaq, vaji i susamit ushqen lëkurën, e zbut dhe hidraton, në të njëjtën kohë parandalon rrudhat e ndihmon në rigjenerim­in e djegieve. Këshillohe­t të përdoret pas plazhit, i përzier me vaj kokosi në djegiet e lëkurës nga dielli si dhe në rigjenerim­in e plotë të saj. Vaji i susamit ushqen edhe lëkurën e kokës dhe ndalon rënien e flokëve, kështu që rekomandoh­et të hidhet në shampo sidomos nga personat që vuajnë nga psoriasis ose dermatiti. Edhe personat që vuajnë nga diabeti mund të konsumojnë këtë vaj, pasi susami ul sheqerin në gjak. Në eksperimen­te tek minjtë është vërtetuar që ndihmon në rritjen e sistemit imunitar dhe jep efekte pozitive akoma të pazbuluara tek skleroza multiple. Gjithashtu përmban lipide që ndalojnë arterioskl­erozën dhe ushqejnë kockën. Disa veti të tjera të mrekullues­hme të vajit të susamit janë: ndihmon në zvogëlimin e dhimbjeve të shkaktuara nga artriti reumatoid, ndihmon në uljen e tensionit të lartë, përdoret kundër kapsllëkut, parandalon astmën pasi përmban magnezium dhe sëmundje të tjera të aparatit të frymëmarrj­es. Ndërkohë, sesamoli dhe sesamina që ndodhen tek vaji ndalojnë vdekjen e mitokondri­ve ( magazinë e energjisë së qelizave të njeriut) në qelizat e shëndetshm­e tek pacientet me kancer. Kështu parandalon kancerin.

Vaji i susamit përmban antioksida­ntë, antiinflam­atorë, të cilët ndikojnë në uljen e inflamacio­neve të kockave dhe dhimbjeve që shkakton artriti reumatoid. Përmban rreth 80 për qind acide yndyrore shumë të shëndetshm­e për organizmin si acid linoleik dhe linolenik. Vlen të theksohet se ky vaj ka në përbërjen e tij edhe vitaminën E dhe B komplekse si dhe proteina dhe fibra, që ndihmojnë në jashtëqitj­e.

Përdorimi

Farat e susamit mund të konsumohen çdo mëngjes një lugë gjelle në një gotë kos, mund të shtohen edhe fara chia dhe pak kanellë. Ky është një mëngjes dietik dhe shumë ushqyes. Nëse nuk ju pëlqen aroma e vajit apo farave të susamit, mund të konsumoni hallve e cila është farë susami e shtypur dhe kryen të njëjtin funksion si fara dhe vaji i susamit. Konsumoni dy lugë gjelle në ditë e hallvë për të larguar djegiet, dhimbjet e stomakut apo erën e keqe të gojës. Vaji i susamit përdoret kudo, në gjellë në kos apo edhe siç është. Konsumohet 2 herë në ditë nga një lugë kafe para ushqimit, mëngjes dhe darkë. Për individët që kanë probleme me kockat është mirë që vaji i susamit apo farat të përdoren për rreth 45 ditë deri në dy muaj. Ndërsa për ata që vuajnë nga diabeti mund të konsumohet çdo ditë vetëm një herë në ditë. Dhe individët që kanë probleme me stomakun mund ta përdorin vetëm 45 ditë.

 ??  ?? Mjeku popullor, Ylli Merja
Mjeku popullor, Ylli Merja
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania