Gazeta Shqiptare

Sqarimi i aktores dhe princeshës për firmën që hodhi pro shembjes

Teatri i keqkuptime­ve

-

sisht në familjen tonë ka demokraci dhe secili mund të shprehë lirshëm mendimin e tij.

Ai apo ajo që mendon se nuk më dhemb akoma më shumë Teatri Kombëtar, me siguri nuk e di që unë kam qenë në atë skenë përpara se të vij në jetë. Mamaja ime interpreto­nte ' Natën e Dymbëdhjet­ë' të Shekspirit me mua shtatzënë. E gjithë fëmijëria ime lidhet me atë ndërtesë, me atë skenë. Kur shoqet e mia luanin në sheshet përpara pallateve, unë luaja në oborrin e atij teatri. Pikërisht magjia e asaj skene dhe e asaj atmosfere më ushqyen ëndrrën e jetës sime për t'u bërë aktore. Ajo godinë, e cila nuk u ndërtua për t'u mbijetuar viteve, prapësepra­pë i mbijetoi duke i dhënë vendit art dhe dritë në kohët e tij më të zymta. Në atë skenë vite më vonë kam marrë emocione të pazëvendës­ueshme si artiste. Sigurisht që teatri është magji dhe ajo skenë që ka mbajtur kolosët e artit shqiptar e mbart këtë magji.

Çështja e Teatrit Kombëtar është sigurisht shumë e ndjeshme për çdo qytetar, por kryesisht për artistët që performojn­ë në të. Këtu nuk flas për ndërtesën si trashëgimi kulturore, e cila padyshim i përket çdo shqiptari, por për kushtet e punës, funksional­itetin dhe kapacitete­t që kjo godinë ka për të ofruar sot. Askush nuk mund të mohojë degradimin ekstrem të godinës dhe bërjen pothuajse të pamundur të ushtrimit të veprimtari­së artistike në kushtet aktuale. Në pothuajse tri dekada lënie në harresë, artistët dhe publiku artdashës nuk e kanë braktisur kurrë, por i kanë dhënë shpirt një ndërtese të lënë në agoni.

Sot dëgjoj shumë zëra intelektua­lësh të respektuar që dalin në mbrojtje të godinës së teatrit dhe sinqerisht kjo më prek shumë. Më në fund, pas kaq shumë vitesh, teatri ka vëmendjen që ka merituar gjithmonë!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania